Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

7 mrekullite e sistemit diellor

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

7 mrekullite e sistemit diellor

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 07, 2011 4:06 pm

7 mrekullite e sistemit diellor

Shtrengata me te medha se Toka, kanione gjigante, geizera te larte qindra kilometra, vende te ndriçuara gjithmone nga Dielli, shatervane pluhuri akulli.


1. Jupiteri: Stuhia qe nuk pushon prej kater shekujsh

Shtrengata me e madhe e sistemit diellor, e cila ka shperthyer ne Hemisferen Jugore te Jupiterit prej kater shekujsh, qe kur u vezhgua per here te pare me teleskop, s’eshte ndalur me. Ajo ngrihet 8 kilometra mbi rete perreth dhe eshte kaq e madhe sa mund te perfshije dy ose tre planete si Toka. Shtrengata rrotullohet rreth vetes pothuajse gjashte dite tokesore (qe i korrespondojne 14 diteve te Jupiterit), e nxitur nga erera qe i kalojne 400 km/o dhe prodhon nje gjemim shurdhues. Ne bazen e saj krijohen vetetima qe mund te shkaterrojne nje qytet te tere.
Anticikloni

Nga Toka, shtrengata i ngjan nje veze ngjyre portokalli (prej saj ka marre edhe emrin “njolla e madhe e kuqe”), e ngjyrosur me nuanca te ndryshme, te cilat vijezojne siperfaqen e Jupiterit. Nga pikepamja meteorologjike, njolla e madhe e kuqe eshte nje anticiklon gjigant: nje zone e presionit te larte qe rrotullohet ne drejtim te kundert te akrepave te ores.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 7 mrekullite e sistemit diellor

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 07, 2011 4:06 pm

2. Merkuri, aty ku Dielli shkon zigzag

Lindjet dhe perendimet e Diellit jane te paharrueshme ne planetin e Merkurit. Dhe kjo, jo per ngjyrat e tyre, siç ndodh ne Toke, por sepse mbi kete planet atmosfera eshte shume e rralle, e si pasoje qielli eshte i zi, pa re ose ngjyrime te tjera. Ne fakt planeti i Merkurit ka nje veçanti: “dita” e tij (e percaktuar nga rrotullimi i ngadalte rreth vetes) eshte me e gjate se “viti” (i percaktuar nga rrotullimi rreth Diellit). Me sakte: ne kete planet, dy dite i korrespondojne tre vjeteve (ose me sakte pothuajse 9 muajve tokesore).
Para dhe pas
E gjitha kjo ben qe, nese do te gjendeshim mbi siperfaqen e ketij planeti, do te vinim re se Dielli do te dizenjonte trajektore te çuditshme: per shembull mund ta shihnim te rritej, ose te zgjerohej ndersa ngrihej ne qiell, pastaj papritur te terhiqej pas, per te marre rrugen e zakonshme drejt perendimit.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 7 mrekullite e sistemit diellor

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 07, 2011 4:06 pm

3. Geizerat e Tritonit, 8 kilometra te larte


Rrjedhje azoti dhe materialesh te tjera organike dalin nga “barku” i Tritonit, hena me e madhe e planetit te Neptunit. Keto materiale ngrihen ne nje lartesi prej 8 kilometrash, me pas zhduken nga ererat e pranishme.

Stine 40-vjeçare

Tritoni eshte nje sfere me nje diameter 2700 kilometra, pak me i vogel se i Henes (3400 kilometra). eshte i ftohte, me temperatura afersisht -235ºC. Pavaresisht largesise se tij nga Dielli (30 here me shume se Toka), Tritoni ka nje cikel te gjate stinor. Çdo stine zgjat 40 vjet tokesore. Se fundmi eshte zbuluar qe ne vere, kur temperaturat jane te larta, gazet e ngurta mbi siperfaqe avullojne dhe rrisin presionin e atmosferes. Prej vitit 1989 e deri me sot, pra duke kaluar nga pranvera ne vere, presioni i atmosferes se Tritonit eshte katerfishuar, duke arritur deri ne 50 mikrobar. Natyrisht qe duke u krahasuar me ate te Tokes eshte nje vlere teper e vogel: 20 here me pak sesa presioni atmosferik ne Toke.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 7 mrekullite e sistemit diellor

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 07, 2011 4:06 pm

4. Ne Mars, kanioni gjigant 5 here sa Italia

Shkembinj, kratere, kanione, fusha te pafundme dunash dhe siperfaqe te medha dyoksidi karboni ne gjendje te ngurte. Siperfaqja e shkretuar e Marsit gjate viteve te fundit eshte fotografuar ne çdo detaj nga shume misione hapesinore.

Kanioni i madh

Shume vende marsiane u ngjajne shkretetirave tokesore: shkretetires libiane ne Sahara, asaj te Atakamsit ne Kili, Antarktides. Por me spektakolarja nga te gjitha eshte nje version gjigant i Kanionit te Madh te Arizones (SHBA): ne latinisht quhet “Valles Marineris” (Lugina e Marinerit), ne nder te sondes “USA Mariner 9”, e cila zbuloi dhe eksploroi e para kete zone ne vitet 1971-‘72. eshte nje kompleks te çarash 10 here me i gjate (te pakten 5 mije kilometra: 5 here gadishulli italian), 7 here me i gjere (700 kilometra) dhe 7 here me i thelle (7 kilometra) se Kanioni i Madh. Ky shkemb i thikte shenon edhe ekuatorin e Marsit, duke zene pothuajse edhe nje te katerten e trashesise se tij: eshte kanioni me i madh i te gjithe sistemit diellor.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 7 mrekullite e sistemit diellor

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 07, 2011 4:06 pm

5. Mbi Hene, Dielli nuk perendon kurre

Kreshtat ku Dielli nuk perendon kurre gjenden ne Hene, prane Polit te Veriut. U zbuluan ne vitin 1994 nga misioni hapesinor amerikan “Clementine”, ne skajet e kraterit “Peary”. Ketu temperatura eshte kryesisht e qendrueshme, afersisht 20ºC, ndersa ne zonat ku nuk bie Dielli, mund te zbrese deri ne -200ºC. Po ashtu ne afersi te kraterit, mund te fshihen edhe siperfaqe te medha akulli. Me pak fjale, kjo zone mund te jete ideale qe vendoset nje baze hapesinore, e cila te merret me misionet e dekadave pasardhese.

Drite e perjetshme

Ne te vertete ne keto zona, te bera te famshme si “Peaks of Eternal Light”, eshte krijuar bindja se Dielli nuk perendon kurre, vetem ne vere. Megjithate dyshohet se fale lartesise, ndriçimi mund te vazhdoje edhe gjate dimrit.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 7 mrekullite e sistemit diellor

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 07, 2011 4:06 pm

6. Enkelado, shatervane te medhenj akulli

Shatervane te medhenj pluhuri akulli, te ndriçuar paksa nga nje Diell i vogel qe humbet ne horizont. Ky eshte spektakli qe perseritet çdo dite ne Enkelado, hena e vogel e Saturnit, nga ku mund te linde uje dhe jete nen siperfaqen e akullt. Shatervanet gjenden ne Polin Jugor te Henes dhe shperthejne me shpejtesi 1600km/o. Shtyhen nga nje force misterioze, mesa duket nje pellg me uje te ngrohte i vendosur ne thellesi dhe ngrihen ne nje lartesi prej qindra kilometrash. Kjo gje ndodh edhe fale forces se dobet te gravitetit te trupit qiellor (ketu forca e gravitetit eshte 100 here me e vogel se ajo tokesore). Qielli eshte i zi, sepse nuk ka atmosfere.

Qetesi absolute

Duke qene se ne Enkelado mungon ajri, nuk ka zhurma, perveç dridhjeve te terrenit qe shoqerojne geizerat. Toka eshte e bardhe, e perbere ne pjesen me te madhe nga akulli. Vende-vende terreni eshte i sheshte, pastaj me kratere, i mbuluar siper me pluhur. Kjo eshte siperfaqja me e bardhe e sistemit diellor: si nje top i madh prej debore, reflekton pothuajse te gjithe e rrezatimin qe merr nga dielli.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 7 mrekullite e sistemit diellor

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 07, 2011 4:07 pm

7. Te bukur dhe jashtezakonisht te holle

Unazat e Saturnit, perveçse nje mrekulli perfekte, edhe nga ana vizive jane magjepsese: kane nje diameter 280 mije kilometra (3/4 e distances Toke-Hene) dhe jane shume te holla. Ne disa pika, trashesia e tyre nuk arrin me shume se 100 metra.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 7 mrekullite e sistemit diellor

Mesazh nga Sahit Rexhepi Keca prej Mon Nov 25, 2013 9:17 pm

kto janë mrekullit ose mund ta qujm misteret,por të shumt jan ato që nuk i dimë për fat të keq.

Sahit Rexhepi Keca
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 7 mrekullite e sistemit diellor

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi