Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Qeveria Britanike publikoi dokumente sekrete për UFO-t

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Qeveria Britanike publikoi dokumente sekrete për UFO-t

Mesazh nga Juѕт٠ prej Fri Mar 04, 2011 7:16 pm

Në faqet e Qeverisë Britanike është publikuar deri më tash numri më i madh i dokumenteve online për UFO-t. Të gjithë mund të kenë qasje në këto dokumente.
Entuziastët mund t’i shfletojnë mbi 8000 faqe nëse dëshirojnë ta shuajnë kureshtjen.
Dokumentet përmbajnë biseda dhe letra të dëshmitarëve, vizatime, diskutime nga Parlamenti britanik dhe të dhëna nga Ministria e Mbrojtjes. Njëri prej rasteve interesante të dokumentuara është ai për “pushtimin e jashtëtokësorëve” në të cilin forcat ajrore britanike dhe ushtria ishin bërë gati t’i kundërpërgjigjeshin, por në fund e kuptuan se ajo ishte vetëm një mahi e studentëve të inxhinierisë në vazhdën e radio dramës së Wallesit “War of Worlds” (Lufta e Botëve).

Dokumenti tjetër dëshmon për qëndrimin e Ministrisë së Mbrojtjes për UFO-t i vitit 1993 në të cilin zyrtarisht thuhet: “Nuk e dimë çfarë janë ato objekte, por mendojmë se paraqesin kërcënim për sigurinë dhe jemi të pambrojtur nga ndonjë sulm i hapur i jashtëtokësorëve”.

Dokumenti me titull “DEFE 24/2032 (p10-34)” është titulluar “Diskutimi i OKB-së për UFO-t” ndërsa përmban diskutimet e zhvilluara në seancën e Kombeve të Bashkuara më 1978 dhe 79 kur është refuzuar propozimi për të nisur një hetim i përbashkët për këto fenomene.

Dokumentet tjera flasin se si ish kryeministri britanik Winston Churchill dinte për ekzistimin e UFO-ve, por kishte frikë se mund të krijohej panik nëse fillon një diskutim publik për ekzistimin e fluturakeve të tilla të cilat lirshëm silleshin nëpër hapësirë, edhe pse nuk dihej se çfarë ishin ato dhe nëse paraqisnin rrezik për sigurinë.

Nëse jeni të interesuar për të hulumtuar dokumente, mund t’i gjeni në faqen: ufos.nationalarchives.gov.uk.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi