Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Menaxheri gjerman hapi agjencinë për kafshët albino

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Menaxheri gjerman hapi agjencinë për kafshët albino

Mesazh nga Juѕт٠ prej Fri Mar 04, 2011 7:16 pm



Menaxheri gjerman në botën e shou-biznesit, Tom Beser, hapi agjencinë e parë për kafshët me dy koka dhe ato albinë. Ndër klientët e vet ka edhe pitonin me dy kokë Mince, breshkën me dy koka Two-Face, ketrin e rrallë albin dhe shumë kafshë tjera.
Me nxitjen e këngëtares Latoya Jackson, menaxheri gjerman Beser filloi para 15 vitesh të grumbullojë kafshë ekzotike. Sot ai është pronar i pitonit me dy koka i cili vlen rreth 250 mijë euro, breshkës me dy koka, e shumë kafshëve tjera të rralla.

Beser kohë më parë hapi agjencinë për kafshët albino dhe ato me dy koka në Rheinfelden të Zvicrës dhe huazon kafshët e tij për filmaxhinjtë në mbarë botën. “Natyrisht problemi me kafshët me dy koka është se njëra kokë kohë pas kohe dëshiron të shkojë në njërin drejtim, e tjetra në drejtim të kundërt”, tha Beser. Kur ndodh ky konflikt, koka dominuese gjithmonë fiton.

Kafshët me dy koka po ashtu nganjëherë dinë të grinden për ushqim,” thotë Beser. “Pa marrë parasysh se janë albin dhe me dy koka, ende ato janë kafshë të zakonshme të cilat kanë karakteret e veta. I dua të gjitha. Për mua janë si t’i kisha fëmijë”, thotë ai.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi