Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Zbuluan çokollatën në vend të birrës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Zbuluan çokollatën në vend të birrës

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Nov 29, 2010 12:10 pm

Zbuluan çokollatën në vend të birrës

Çokollata ka filluar të konsumohet shumë kohë më para se në piedestal atë ta vendosin majët dhe asketët edhe atë në formë të lëngshme, si një pije e hidhët dhe alkoolike.

Dashuria e njerëzve ndaj çokollatës ka filluar minimum 500 vjet më parë nga ajo që është menduar, dhe është prodhuar në formën e birrës. Ndoshta do t’ju habisë pak fraza “çokollatë birre”, por ekzistojnë shumë birra që janë të bazuara pikërisht në këtë miks. Këtë fakt e zbulojnë shkencëtarët e Universitetit “Kornel” në ShBA. Në fakt çokollata, ka qenë pije alkoolike e bërë nga një masë homogjene e fermentuar me frytet tropikale të kakaos, prandaj edhe nuk duhet t’ju habisë pse sot shumë brende të birrave kanë edhe çokollatë.

Profesori i antropologjisë John Henderson, udhëheqës i ekipit studimor, në një studim që u publikua para pak kohësh ka theksuar se besojnë edhe shkencëtarët se çokollata nuk ardhur rastësisht, në përpjekje për të bërë birrë. Përzierja që është bërë ka pasur shije të çokollatës. Enët e zbuluara dhe pjesë të mbetura çokollate na shpien tek shumë zakone dhe ceremoni ku kjo pije është konsumuar para martesave, lindjeve dhe celebrimeve të tjera.

Në fund të shekullit 18 është prodhuar çokollata e parë në formën që e kemi sot, falë asaj që është zbuluar mënyra se si të fitohet kakao-pluhur dhe gjalpë kakao nga kokrrat e kakaos. Çokollatën e parë e kanë bërë zviceranët, ndërsa sot atë primat e kanë belgët.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi