Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Yndyrat e qumështit e mbrojnë zemrën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Yndyrat e qumështit e mbrojnë zemrën

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Feb 21, 2011 1:40 am

Yndyrat e qumështit e mbrojnë zemrën

Është e njohur se qumështi, produktet qumështore si edhe produktet e tjera shtazore, përmbajnë sasi të madhe të trans yndyrave. Këto yndyra karakterizohen me faktin se përmbajnë një apo më shumë lidhje dyfishe.
Studimet e reja të realizuara te minjtë kanë treguar se trans yndyrat nga qumështi dhe produktet e tij, në realitet mund ta zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.
Shkencëtarët i kanë ushqyer minjtë me ushqim në të cilin kanë injektuar sasi të mëdha të trans acidit yndyror, i cili është i pranishëm në qumështin natyror të kafshëve dhe në produktet e tij. Pas 16 javësh, rezultatet kanë treguar zvogëlim të sasisë së përgjithshme të LDL-kolesterolit dhe triglicerideve.
Supozohet se për aftësinë pozitive të veprimit të këtij trans acidi yndyror është meritore aftësia e tij për zvogëlimin prodhimit të hilomikroneve, grimca të cilat luajnë rol në transportin e yndyrave dhe të cilat konsiderohen edhe si faktorë të rëndësishëm në disa çrregullime metabolike.
Rezultatet tregojnë se trans yndyrat natyrore dallojnë nga trans yndyrat e dëmshme, të cilat më së shpeshti janë të pranishme në ushqimin e përpunuar dhe këto yndyra jo-natyrore janë në lidhshmëri me rritjen e rrezikut për sëmundje të zemrës.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi