Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Indiani ka 39 gra dhe 94 fëmijë e 33 nipër

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Indiani ka 39 gra dhe 94 fëmijë e 33 nipër

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Feb 21, 2011 1:34 am



Njerëzit sot mezi arrijnë të ushqejnë dy fëmijë, por indiani Zion Chana ushqen, besoni ose jo, 94 fëmijë. Chana është i zoti i shtëpisë në familjen më të madhe në botë! Ai ka 39 gra, 94 fëmijë dhe 33 nipër e mbesa. Të gjithë ata jetojnë në një shtëpi katërkatëshe në fshatin Baktwang të shtetit Mizoram në Indi.
Familja e indianit e vetme mund ta formojë një fshat. Janë aq shumë sa që edhe ndërtesa katërkatëshe me më shumë se 100 dhoma është e ngushtë për ta. Por ata megjithatë janë të lumtur. Kanë njëri-tjetrin, jetojnë në harmoni dhe e ndihmojnë njëri-tjetrin.

“Ndjehem me fat. Zoti ma ka falë një familje të madhe për tu kujdesur për të. Mendoj se jam shumë i lumtur për faktin se kam 39 gra dhe që jam kryefamiljari i familjes më të madhe në botë”, tha Chan, i cili njëherësh është edhe udhëheqës i një sekti indian i cili lejon burrat të martohen me shumë femra.
Indiani brenda një viti ishte martuar dhjetë herë. Por secilës grua i kushton kujdes. Në shtratin e tij secila grua vjen në parimin e sistemit të rotacionit.

“Ai është personi më i rëndësishëm në shtëpinë tonë, ndërsa njëherësh ai është edhe burri më i bukur i fshatit”, thotë Rinkmini bashkëshortja 35 vjeçare e Chanait për gazetën britanike The Sun.

Në familjen e madhe mbretëron gati një disiplinë ushtarake. Bashkëshortja më e vjetër e Chanait Zathiangi ka për detyrë ta bëjë organizimin e familjes. Ajo ndanë dhe organizon punët e shtëpisë, kështu që secili e di se çfarë pune duhet të bëjë.

Natyrisht për familjen e madhe nevojitet shumë ushqim, kështu që për një darkë duhet të përgatiten 30 pula, të qërohen rreth 60 kilogramë patate dhe nganjëherë familja zien deri në 100 kilogramë oriz në ditë. Edhe pse nuk është lehtë ta ushqesh një familje të madhe Chana po ia arrin qëllimit. Atij i ndihmojnë djemtë, vajzat, por edhe bashkëshortet e vyeshme.

Në familje kanë harmoni dhe siç thonë, marrëdhënia e tyre bazohet në dashuri dhe respekt. Thuhet se indiani ka martuar disa gra të varfra të fshatit, për tu kujdesur për to. Ai nuk do të ndalet me vetëm 39 gra. Chana ka ndërmend ta zgjeroj edhe më familjen, por edhe sektin e shenjtë i cili sot numëron 400 anëtarë. Siç tha ai, ka ndërmend të udhëtojë për në SHBA, ku do të predikojë besimin e tij dhe të kërkoj edhe ndonjë grua.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi