Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Specialiteti i ushqimeve të egra në Zelandën e Re

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Specialiteti i ushqimeve të egra në Zelandën e Re

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Feb 21, 2011 1:31 am



Në festivalin e famshëm të ushqimeve të egra i cili po mbahet në qytezën Hokitiki në Zelandën e Re si gjithmonë mund të kënaqeni me specialitetet si qebapë me të brendshmet e derrit, akullore nga larva të ndryshme, penis demi në skarë dhe shumë ushqime tjera të cilat kërkojnë një dozë trimërie para se t’i provosh.
Por, specialiteti më bizar që pritet të sherbet sivjet është kokteji me spermë kali.
Një gotë e këtij kokteji pritet të kushtojë rreth 7 euro.

“Kuajt janë testetron i pastër. Gati nuk kanë kolesterol fare dhe qëllimi është të ta pish koktejin me një gëllënkë dhe ta ndiesh shijen brenda në stomak”, thotë pronarja e kalit vrapues nga Christchurchi, Lindsay Kerslake.

Organizatori i festivalit Mike Keenan thotë se nuk do t’i provojë sivjet koktejet. “O Zot jo. Kjo përfundimisht nuk është për mua, por habiteni se sa njerëz kanë kërkuar nga një gotë kokteji të tillë”, tha ai.

Ai më trimi do ta pijë spermën e kalit të pastër, ndërsa do të ketë edhe kombinime me liker nga qershia. Procesi i fitimit të spermës së kalit thuhet se është plotësisht i pastër dhe i sigurt.
Ky festival promovohet si “përvoja më bizare e kuzhinës” në Zelandën e Re ndërsa ka një vend edhe në listën Rommer të 300 festivaleve botërore që ia vlejnë të vizitohen.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi