Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Djali i Kim Jongut II la ditëlindjen e babait për koncertin e Eric Claptonit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Djali i Kim Jongut II la ditëlindjen e babait për koncertin e Eric Claptonit

Mesazh nga Juѕт٠ prej Fri Feb 18, 2011 10:45 am



Derisa qytetarët e Koresë së Veriut po festonin ditëlindjen e liderit të përjetshëm Kim Jong II, njëri prej djemve të tij është parë duke u kënaqur në koncertin e Eric Klaptonit në Singapor.
Djali i dytë i liderit komunist të Koresë së Veriut, Kim Jong Chol është incizuar me kamerën e Korean Broadcasting System derisa po hynte në koncert, i cili është mbajtur të hënën.

Në fotografitë tjera shihet djaloshi 30 vjeçar i veshur me një bluzë të zezë dhe pantallona duke kënduar dhe kërcyer me pjesën tjetër të publikut në koncertin e organizuar në stadiumin e Singaporit.

Sipas gazetës “Daily Mail” kjo është hera e dytë që Jong Chul është fotografuar në koncertin e Claptonit.

Më herët ai kishte shkuar në koncertin e këngëtarit dhe kitaristit britanik ne Gjermani më 2006, ku edhe e kishte ftuar atë që ta mbajë një koncert në kryeqytetin e Koresë së Veriut në Pyongyang.

Jong Chul ka qenë favorit për ta zëvendësuar të atin, por në fund e humbi garën me vëllain e tij më të ri. Derisa Jong Chol po argëtohej nëpër Singapor, në vendlindjen e tij po mbaheshin manifestime të ndryshme për nder të ditëlindjes së 69 të babait të tij.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi