Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Juѕт٠


Stafi WebMaster
 Stafi WebMaster
Uniformat blu të antidrogës në qytetin e Durrësit sekuestruan mbrëmë 6 kg e 320 gr substancë narkotike e dyshuar si heroinë si dhe arrestuan në flagrancë poseduesin e saj, një 21-vjeçar. Sikundër bën me dije policia e Durrësit droga u kap rreth orës 18.00 të së shtunës në afërsi të vendit të quajtur Ura e

Dajlanit, që shënon edhe fillimin e zonës së plazhit të Durrësit.

Blutë e Durrësit pikasën të riun 21-vjeçar Ervin Baftjar Hoxha, banues në Durrës dhe i paskeduar më parë nga policia si i implikuar në veprimtari kriminale e keqbërëse.

Gjatë kontrollit të Ervin Hoxhës policia gjeti në çantën që ai mbante me vete një sasi lënde narkotike e llojit Heroinë, e cila peshonte 6 kilogram e 320 gram, e ndarë dhe e paketuar në 12 pako të mbështjella me natriban.

Sipas hetimeve të policisë mendohet se lënda narkotike mund të ketë ardhur në Shqipëri nga Kosova, dhe policia e Durrësit po punon për të gjetur destinacionin e saj, sa i përket tregut të brendshëm apo trafikimit drejt vendeve të tjera të Europës.

Policia e Durrësit pas hetimeve dhe praktikës procedurale ia kaloi çështjen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Durrësit.

Ndaj 21-vjeçarit Ervin Hoxha rëndon akuza për konsumimin e veprës penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

http://www.ardhmeria-forum.net

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi