Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 “Kryenegociatori” zgjidhet me konkurs prej Thu Feb 10, 2011 10:03 pm

Juѕт٠


Stafi WebMaster
 Stafi WebMaster
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës është në prag të zgjedhjes së drejtorit të Departamentit të Çështjeve Rajonale, i cili mund të jetë udhëheqës i delegacionit të nivelit teknik të Kosovës, në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit.
Tashmë zyrtarët e MPJ-së i kanë finalizuar të gjitha procedurat e konkursit dhe në këtë pozitë do të zgjidhet një ndër gjashtë personat e përzgjedhur në mesin e dhjetëra konkurrentëve, shkruan Zëri.

Të përzgjedhurit kanë kaluar testimin me shkrim dhe kanë hyrë të enjten në atë me gojë.

Ata janë: Ramush Tahiri, analist politik, Bujar Desku, zyrtar i lartë në MPJ, Arben Çollaku, magjistër i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adurrahman Zhubi, zyrtar i lartë në Ministrinë e Kulturës, Sadri Abazi dhe një zyrtare e MAPL-së.

Njëri ndër ta, së shpejti do të jetë drejtor i Departamentit të Çështjeve Rajonale, departament mbi të cilën do të bjerë barra kryesore e organizimit të bisedimeve teknike Prishtinë-Beograd.

Kurse, rreth faktit se a do të jetë drejtori i këtij departamenti të MPJ-së kryesues i delegacionit të palës kosovare, kjo do të varet nga kryeministri i Kosovës dhe MPJ-ja, institucione të cilat do të përcaktojnë kryesuesin e ekipit teknik të Kosovës.

Ndërkaq, Qeveria e Serbisë ka njoftuar më herët se shef të ekipit në bisedimet teknike me Kosovën ka emëruar drejtorin politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Borislav Stefanovic, ndërsa zëvendësi i tij është Vladan Jovicic. Qeveria e Serbisë, po ashtu, ka përgatitur edhe platformën e këtyre bisedimeve./

http://www.ardhmeria-forum.net

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi