Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Juѕт٠


Stafi WebMaster
 Stafi WebMaster
Pas mbledhjes së mbajtur në mes të drejtuesve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe atyre të Aleancës Kosova e Re, në shtëpinë e Behgjet Pacollit në Hajvali, në përpjekje për ta bindur kreun e AKR-së që të heqë dorë nga kërkesa e tij për postin e Presidentit të vendit, burime të gazetës “Zëri” brenda AKR-së kanë njoftuar se nuk është arritur marrëveshje për koalicion qeverisës mes këtyre dy partive. “Nuk ka marrëveshje për koalicion qeverisës”, i ka thënë burimi gazetës, në kushte anonimiteti.
Jozyrtarisht mësohet se arsyeja e mos-arritjes së marrëveshjes për bashkë-qeverisje mes PDK dhe AKR ka qenë insistimi i presidentit të AKR-së për të marrë postin e Presidentit të Kosovës, ndërkaq këtë nuk e kanë pranuar zyrtarët e PDK-së të pranishëm në takim. Zyrtarë të PDK-së kanë insistuar që posti i Kryeministrit dhe ai i Presidentit të Kosovës tu mbeten atyre, njofton Zëri.

Ndërkaq, gjatë ditës së enjte, pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, anëtari i kryesisë së kësaj partie, Memli Krasniqi, ka thënë se partia nuk ka vendosur nëse do t’i bëhet ofertë ndonjë partie tjetër veç AKR-së. “PDK nuk ka marrë asnjë vendim që t’i bëjë ftesë AAK-së, LDK-së apo Vetëvendosjes. Sa i përket “Listës Dr. Ibrahim Rugova” dhe minoriteteve, PDK ka pika të përbashkëta dhe do të bisedohet me këto gjatë ditëve të ardhshme”, ka thënë Krasniqi në një prononcim pas mbledhjes.

http://www.ardhmeria-forum.net

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi