Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Fibroza kistike

Shko poshtë

Fibroza kistike

Mesazh nga Juѕт٠ prej Tue Feb 01, 2011 1:35 pm

Fibroza kistike


Fibroza kistike ose lat: Mukoviscidoza është një sëmundje e
lindur, pra e trashëguar gjenetikisht. Ajo përçohet tek fëmija si tipar
autozomal recesiv. Kur të dy prindërit janë bartës të gjenit (por
jo të sëmure) ka 25% mundësi që fëmija i lindur të preket nga
patologjia.
Fibroza kistike është një çrregullim i trashëguar multisistemik, që
karakterizohet nga një bllokim dhe infeksion i rrugëve të frymëmarrjes,
mangësi në tretje dhe nga pasojat e tyre.
Fibroza kistike dëmton gjëndrat me sekrecion të jashtëm të tërë
organizmit. Klinika është e shumëllojtë dhe mund të shfaqet me sëmundje
kronike të rënde të mushkërive, insuficiencë ekzokrine të pankreasit,
polipozë të hundës, pansinusite, pankreatit, kolelitiaze, hiperglikemi
insulino-vartëse.
Gjeni përgjegjës, ndodhet në krahun e gjatë të kromozomit 7 dhe kodon
një proteinë rregulluese të përcjellshmërisë membranoze, e cila
rregullon funksionet jonike të qelizave epiteliale të rrugëve të
frymëmarrjes, të traktit tretës, rrugët biliare, gjëndrat e djersës,
pështymës, tubulat renale dhe sistemin gjenito-urinar. Janë zbuluar
rreth 700 tipe të ndryshme mutacioni të këtij gjeni. Në Shqipëri
mutacioni më i shpeshtë është numri ΔF508/
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Fibroza kistike

Mesazh nga Juѕт٠ prej Tue Feb 01, 2011 1:35 pm

Trakti respirator

Mungesa e kësaj proteine çon në moshidratim të mukusit, i cili bëhet
ngjitës (nga ku vjen edhe emri mukoviscidozë) dhe elastik, i vështire
për tu larguar nga rrugët e frymëmarrjes. Si rrjedhim sekrecionet
mbetëse në mushkeri, bllokojnë rrugët e
frymëmarrjes duke nisur nga më të voglat, brokiolet. Ky bllokim
favorizon mbivendosjen e infeksioneve të ndryshme kronike të rrugëve të
frymëmarrjes. Ne këtë mënyrë instaurohet bronkioliti fillimisht dhe
bronkiti më pas. Zgjatja e infeksioneve për kohë të gjata, çon në
krijimin e bronkiolektazive dhe bronkektazive, që prekin kryesisht lobet
e sipërme të mushkërive.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Fibroza kistike

Mesazh nga Juѕт٠ prej Tue Feb 01, 2011 1:35 pm

Trakti tretës


Në lekure gjëndrat e djersës
eliminojnë sasi të mëdha kripe. Gjëndrat e pështymës prodhojnë pështymë
të trashë që me kalimin e kohës bllokojnë kanalet dhe si rrjedhim çon në
pakësimin e pështymës dhe vështirësinë e përpunimit të ushqimit në
gojë. Pankreasi është më i vogël me kiste. Bllokimi i kanaleve të tij
sjell mungesën e sekretimit të enzimave pankreatike dhe si rrjedhojë
mostretjen e ushqimit në zorrë.
Shenjat klinike janë të shumëllojshme dhe interesojnë kryesisht
sistemin e frymëmarrjes dhe atë tretës.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Fibroza kistike

Mesazh nga Juѕт٠ prej Tue Feb 01, 2011 1:36 pm

Sistemi i frymëmarrjes


Prekja e këtij sistemi është shkaku kryesor i sëmundshmërisë dhe
vdekjes nga fibroza kistike. Shenja më e qëndrueshme është kolla e thatë
e cila mund të kthehet edhe në kolle të njomë dhe shpeshherë mund të
mos vihet re fillimisht. Zakonisht kolla fillon në vitin e parë te
jetës, dhe në disa fëmijë që në moshën neonatale. Tek fëmijet e rritur
kolla është më e shpeshtë në mëngjes dhe pas aktiviteteve fizike.
Sputumi është purulent dhe ngjitës.
Gradualisht gjoksi shtrembërohet dhe gishtat marrin pamjen e
shkopinjve të tamburit. Fëmija mbetet prapa në zhvillimin fizik. Vdekja
mund të vije nga përparimi i shenjave, nga ndërlikimet (atelektazat,
hemoptizia, pneumotoraksi, zemra mushkërore) dhe sidomos nga
infeksionet.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Fibroza kistike

Mesazh nga Juѕт٠ prej Tue Feb 01, 2011 1:36 pm

Sistemi tretës


Që në ditët e para të jetës mund të shfaqet një ileus mekonial në
10-15% te rasteve. Shenjat shfaqen në 24-48 e para me fryrje barku, të
vjella dhe pamundësi eliminimi të mekoniumit. Rrallë mund të ndodhë
peritonit nga çarja e zorrëve. Pjesa më e madhe e fëmijëve ka keqtretje
si rrjedhojë e insuficiencës pankreatike. Fecet janë të bollshme,
yndyrore, të shpeshta, me erë të rendë. Barku është i fryrë, masa
muskulore e pakët, pesha trupore e vogël, ka hipoproteinemi.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Fibroza kistike

Mesazh nga Juѕт٠ prej Tue Feb 01, 2011 1:36 pm

Diagnoza


Diagnoza vendoset nëpërmjet testit të djersës, i cili mat sasinë e klorit në
djersë. Niveli i klorit mbi 60 mEq/l jep diagnozën e fibrozës kistike.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Fibroza kistike

Mesazh nga Juѕт٠ prej Tue Feb 01, 2011 1:36 pm

Terapia


Kujdes duhet treguar kundrejt dietës së mbajtur. Ajo duhet të jetë e
plotë, me kalorazh më të lartë se dieta e bashkëmoshatarëve. Kufizimi në
yndyra nuk është më i nevojshëm, për shkak të ekzistencës tashme të
medikamenteve të mira enzimatike. Duhet bërë kujdes edhe me dhënien e
lëngjeve nga goja, të cilat janë të këshilluara sidomos gjatë episodeve
të diarresë akute dhe/ose në stinën e nxehtë. Gjithashtu duhet të bëhen
edhe shtesa në vitamina
sidomos të vitaminave të tretshme në yndyra.
Një pikë e rëndësishme e terapisë të prekurve është edhe
kineziterapia, të cilës duhet ti nënshtrohen të tërë fëmijët me fibroze
kistike, e cila ka një rëndësi të veçante në lëvizjen e sekrecioneve.
Kineziterapia mbështetet në perkutimin e gjoksit të kombinuar me
drenimin postural. Fillimisht ajo bëhet nga specialistë, por teknikën
mund ta mësojnë edhe prindërit. 1-4 seanca kineziterapie në ditë
ndikojnë mirë në ecurinë e sëmundjes. Tek fëmijët e rritur këshillohen
lëvizje aktive, aktivitete sportive etj.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Fibroza kistike

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi