Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Hipertensioni

Shko poshtë

Hipertensioni

Mesazh nga Juѕт٠ prej Tue Feb 01, 2011 1:35 pm

Hipertensioni ose shtypja e lartë e gjakut është një sëmundje
në të cilën shtypja e gjakut ka nivele të larta dhe permanente mbi
arterjet.
Dihet se presioni arterial nuk është konstant dhe në periudha të
ndryshme gjatë ditës ndryshon nga vlerat më të larta gjatë sistoles në
vlerat më të ulta gjatë distoles së
zemrës. Nëse këto vlera i tejkalojnë kufijtë e përcaktuar për presionin
ose shtypjen normale atëherë flasim për presion të lartë të gjakut ose
hipertension. Sipas kritereve të përcaktuara nga OBSh (Organizata
botërore e shëndetësisë) vlerat normale të presionit arterial sistolik
janë rreth 140 mmHg ndersa presioni diastolik duhet ti ketë vlerat rreth
90 mmHg.
Diagnostikimi i hipertensionit është i komplikuar sepse ai varet edhe
nga gjendja psiqike e pacientit dhe ka vlera të ndryshueshme gjatë
ditës. Shpesh shkaku i tij nuk është i përcaktueshëm dhe atëherë bëhet
fjalë për hipertension esencial dhe mund të shfaqet edhe nga
ndonjë defekt ose infeksion i ndonjë organi p.sh i veshkave atëherë kemi
hiprtension sekondar (organik)

Mjekimi pa
medikamente
A) Zvogëlimi i peshës trupore (për obezët), për ç'do 10 kg të hequra
presioni bie për 5 deri 20 mmHg.
B) Dieta me shumë pemë dhe perime (pa holesterol) ul presionin për
8-14 mmHg.
C) Zvoglimi i konsumit të kripës ul presionin për 2-8 mmHg.
D) Aktiviteti fizik p.sh shetitjet e rregullta prej 30 min. në ditë
bën uljen prej 4-9 mmHg.
E)(Për ata që pijnë alkohol) eliminimi i alkoholit ul presionin 2-4
mmHg.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi