Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Sistemi muskulor

Shko poshtë

Sistemi muskulor

Mesazh nga Juѕт٠ prej Tue Feb 01, 2011 1:31 pm

Sistemi muskulor është tërësia e muskujve të trupave të
organizmave të gjallë dhe bëjnë të mundshëm lëvizjen e tyre.

Sistemi muskulor përbëhet prej qelizave të specializuara të cilat
quhen fije. Funksioni mbizotërues i tyre është kontraktimi. Muskujt të
cilat janë të lidhur me eshtra ose organe të bredshme ose enë gjaku janë
përgjegjës për lëvizje. Pothuajse të gjitha lëvizjet në trup rezultojnë
nga kontraktimet muskulore. Përjashtim kësaj janë veprimi i cilia,
flagellum në qelizat e spermës, dhe lëvizjet e amoeboidit në disa rruza
të bardha të gjakut. Veprimi i integruar i nyjeve, eshtrave, dhe
muskujve të skeletit prodhojnë lëvizje siç janë vrapimi dhe ecja.
Muskujt e skeletit gjithashtu prodhojnë lëvizje më të ndërlikuara të
cilat rezultojnë në shprehje të ndryshme të fytyrës, lëvizjet e syve dhe
frymëmarrje. Përveq lëvizjeve, kontraktimet muskulore gjithashtu
sigurojnë funksione me rrëndësi të trupit siç është qëndrimi,
stabiliteti i nyjeve, prodhimi i nxehtësisë. Qëndrimi siç është ulur apo
në këmbë mbahet nga kontraktimet muskulore. Muskujt e skeletit
kontraktojnë vazhdimisht për ta mbajtur trupin nër ta mbajtur trupin në
pozitë statike. Tendonat e shumë muskujve zgjatet mbi nyjet dhe në këtë
mënyrë kontribuojnë në stabilitetin e nyjeve. Kjo është veqanërisht
evidente në nyjen e krahut dhe gjurit ku tendonat e muskujve janë
faktorë të mëdhejnë në stabilizimin e nyjeve. Prodhimi i nxehësisë, për
të mbajtur temperaturën e trupit, është e rëndësishme nga një produkt i
metabolizmit të muskujve. Pothuajse 85% e nxehtësisë të prodhuar në trup
është rezultat i kontraktimeve muskulore.



Indi muskulor


(Textus muscularis) Indi muskulor është njëri nga indet më të
përhapura, pa të cilin nuk mund të kuptohet jeta ne organizmat shtazore.
Nëpërmjet ti nuk realizohet vetëm zhvendosja e organizmit në hapësirë,
por kryhen edhe shumë lëvizje të tjera te brendshme, sikurse që janë
tkurrjet e zemrës, frymëkembimi, peristaltika e zorrëve etj. Pra vetia
kryesore e këtij indi është aftësia për tu tkurrur. Drejtimi I tkurrjes
shkon sipas drejtimit të vetë fijes apo qelizës muskulore. Ekzistojnë
tre tipa të indit muskulor:

muskulatura e lëmuar,
muskulatura e vijëzuar (e skeletit) dhe
muskulatura e zemrës, që konsiderohet si formë e ndërmjetme e dy
tipave të parë.

Muskulatura e lëmuar dhe muskulatura e zemrës ndërtohen nga
qeliza muskulore, ndërsa e skeletit ndërtohet nga fije (fibra) muskulore
qe janë formacione makroskopike të gjata sa vetë muskuli.
Në muskulaturën e zemrës dhe të skeletit, të parë ne mikroskop, mund
të dallohen disa vijëzime me vendosje të tërthortë, ndërsa ne
muskulaturën e lëmuar këto formacione mungojnë, prandaj kjo muskulaturë
quhet e lëmuar. Nga ana funksionale është e rëndësishme të theksohet se
muskulatura e skeletit tkurret në mënyrë të vullnetshme, ndërsa
muskulatura e lëmuar dhe ajo e zemrës tkurren në mënyrë të
pavullnetshme. Dallimet ndërmjet tipave të muskulaturës do t’i përmendim
pasi të jemi njohur me ndërtimin e tyre. Disa formacione të qelizës apo
fijes muskulore kanë një terminologji të veçantë. Kështu membrane
qelizore ose plasomela këtu quhet sarkoleme, sitoplazma sarko plazmë,
rrjeta endoplazmatike rrjetë sarkoplazmatike, ndërsa
mitokondriet-sarkozome.


Muskulatura e lëmuar


(Texus muscularis glaber) Muskulatura e lëmuar ndërtohet nga qeliza
në formë boshtore që quhen miocite. Nga jashtë ato vishen prej një
membrane shumë të hollë (sarkolema) që në mikroskop të zakonshëm nuk
mund të shihen. Në qendër të miocitit vendoset bërthama qe ka formë
boshtore, pra i përgjigjet formës së jashtme të qelizës. Në mes të
sarkolemës dhe të bërthamës shtrihet citoplazma (sarkoplazma) me ngjyrë
të kuqe. Miocitet në skajet e tyre mund të ndahen në dy degë për tu
lidhur me qelizat fqinje. Në skarkoplazmë vendosen disa fije shumë të
holla që janë mioflamentet, të cilat marin pjesë aktive ne procesin e
tkurrjes. Mioflamentet vendosen paralel me gjatësinë e miocitit.
Gjatësia e qelizës ndryshon sipas organit ku vendoset psh: në enët e
gjakut kanë gjatësi rreth 20 mikrometër, në zorrë rreth 200 mikrometër,
në mitër (gjatë periudhës së barrës) miocitet mund të arrijnë një
gjatësi prej 500 mikrometër. Gjatë tkurrjes miociti shkurtohet dhe
trashet, kurse bërthama përdridhet në formë të spirales. Në prerje të
tërthortë miocitet paraqiten me diametër të ndryshëm. Në rast se prerja
kalon në qendër të qelizës, pra në nivel të bërthamës, diametri është më
i madh, kurse prerja e bërthamës paraqitet e rrumbullakët. Në nivele
tjera diametri është më i vogël dhe nuk përmban bërthamë. Në disa
organe, si psh. Në zorrë, muskulatura e lëmuar vendoset në dy drejtime:
gjatësore dhe tërthore. Në këtë rast miocitet mund të shihen ne të dyja
prerjet. Zakonisht miocitet qëndrojnë shumë afër njëra-tjetrës sa që
është shumë vështirë të vërehet kufiri mes tyre. Për t’i dalluar ato na
ndihmojnë bërthamat e qelizave, të cilat gjithmonë shihen mirë. Grupe
qelizash me pozicion të njetë ndahen prej njëri-tjetrit nga një rrjetë
prej indit lidhor fijeshkrifët, qe quhet endomisium. Kjo rrjetë mund të
shifet edhe ndërmjet miociteve. Tufat muskulore rrethohen nga një
shtresë e hollë e indit fijeshkrifët që quhet permisium, ndërsa krejt
muskuli vishet nga jashtë nga epimisium. Në mikroskop elektronik mund të
vërehet se sarkolema e miocitit bën disa palosje (invaginime) me
drejtim të sarkoplazmës. Në disa raste këto palosje marrin formë të
rregullt, duke krijuar disa formacione të veçanta, që quhen kaveole
(caveole). Kohët e fundit eksizoton mendim se të gjitha këto struktura
së bashku janë analoge me sistemin e tubulit T që është karakteristik
për muskulaturën e skeletit. Lidhja e qelizave fqinje bëhet sipas tipit
nexus. Këto zona nuk shërbejnë vetëm për bashkimin e qelizave, por edhe
si vend kalimi për ngacmimet (impulset) nga një qelizë në tjetrën.
Muskulatura e lëmuar është e specializuar për tkurrje të vazhdueshme,
por me një forcë relativisht më të dobët se sa muskulatura e skeletit.
Kjo tkurrje është veti e lindur e miocitit, por që të realizohet duhet
edhe pjesëmarrja e sistemit nervor autonom, e hormoneve, si dhe disa
metaboliteve lokale të cilat modulojnë tkurrjen sipas kërkesave
funksionale të organit ku ndodhet kjo muskulaturë. Kështu psh.,
muskulatura e lëmuar e zorrëve bën tkurrje të vazhdueshme ritmike, që
formojnë peristaltikën e zorrëve të domosdoshme për përcjelljen
(shtytjen) poshtë masave ushqimore. Tkurrja e muskulaturës së lëmuar
dallohet nga tkurrja e muskulaturës së skeletit. Jo vetëm se është e
pavullnetshme, por edhe se ajo bëhet më me ngadalë dhe jo menjëherë pas
marrjes së ngacmimit. Periudha prej marrjes së ngacmimit deri në tkurrje
zgjat 0.2-0.8 sek., kjo quhet periudha latente. Duke qenë se
muskulatura e lëmuar tkurret me ngadalë, ajo humbet me pak energji dhe
nuk lodhet aq shpejt sa muskulatura e skeletit.


Muskulatura e vijëzuar


(Textus muscularis transversostriatus) Në muskulaturën e vijëzuar ose
të skeletit, përveç muskujve që lidhen me skeletin, bëjnë pjesë edhe
disa muskuj tjerë të vullnetshëm, si : muskujt e gjuhës, të faringut,
laringut,të anusit etj. Muskuli i zemrës, megjithëse është i vijëzuar,
do të studiohet në vete, pasi ka dallime morfologjike që e bëjnë të
qëndrojë mes muskulaturës së vijëzuar dhe të lëmuar. Muskulatura e
skeletit ka strukturë simplastike, pra ajo nuk ndërtohet nga struktura
qelizore, por nga fije muskulore brenda të cilave vendoset një numër i
madh bërthamash.
Ndërtimi
i fijes muskulore


Në muskulaturën e vijëzuar, me mikroskop të zakonshëm, në secilën
fije (fiber) mund të dallojmë disa vijëzime me pozicion të tërthortë
(transversal) me gjatësinë e fijes. Ndërmjet vijëzimeve duken hapësira
të bardha ose të qarta. Vijëzimet quhen disqe të errëta, ndërsa
hapësirat mes tyre quhen disqe të qarta. Bërthamat vendosen ne periferi
të fijes. Gjatësia e fijës ndryshon në varësi të muskulit ku vendoset.
Kështu psh., në muscul sartorius secila fije arrin gjatësinë rreth 45
cm, pra sa është i gjatë edhe vet ky muskul. Ata kanë formë të një
cilindri me skaje të rrumbullakosura. Fijet muskulore ndahen nga
njërtra- tjetra prej endomisiumit, ndërsa tufat apo fashikujt muskulor
rrethohen nga perimisium. Krejt muskuli vishet nga epimisiumi. Enët e
gjakut dhe fijet nervore prej epimisiumit depërtojnë në perimisium dhe
endomisium. Nga madhësia e fashikujve mund të gjykohet për funksionin që
e kryejnë muskujt të veçantë. Kështu psh., në muskujt qe kryejnë
lëvizje të imta dhe tepër të kontrolluara, sikurse janë muskujt e
jashtëm të syrit, fashikujt janë më të vegjël, ndërsa endomisiumi është
relativisht i trashë. Përkundrazi, në muskujt që bëjnë vetëm lëvizje të
mëdha, sikurse janë muskujt e regjionit gluteal, fashikujt janë të
mëdhenj, ndërsa indi lidhor i perimisiumt është pak i shprehur. Këtu
mund të shihen disqe e errëta në formë vijash të zeza me pozicion
horizontal me gjatësinë e fijeve, si dhe disqet e qarta në formë vijash
të bardha, që alternojnë me disqet e errëta. Fije muskulore të skeletit
në prerje gjatësore. Këtu mund të shihen disqe e errëta në formë vijash
të zeza me pozicion horizontal me gjatësinë e fijeve, si dhe disqet e
qarta në formë vijash të bardha, që alternojnë me disqet e errëta.
Secila fije muskulore ndërtohet nga këto pjesë kryesore: 1.sarkolema,
2.sarkoplazma, 3.bërthama, 4.sarkozomet, 5. rrjeta sarkoplazmatike,
6.kompleksi i Golxhit dhe 7.miofibrilet.

Sarkolema (sarcolema) është cipa mbështjellëse e fijes muskulore. Si
gjithë membranat e tjera ajo ka strukturë trelamerare dhe është shumë
elastike për t’iu përshtatur ndryshimeve të vrullshme të fijes muskulore
gjatë tkurrjes dhe relaksimit të saj. Sarkolema merr pjesë aktive në
mekanizmin e tkurrjes të fijes muskulore. Sarkolema vishet nga jashtë
nga një membranë bazale. Mes kësaj dhe sarkolemës vendosen edhe qeliza
të vogla me zgjatime (qeliza satelite), të cilat së bashku me sarkolemën
marrin pjesë në ripërtrirjen e fijes muskulore.
Sarkoplazma (sarcoplasma) është masë amorfe e fije muskulore, analog
me citoplazmën e miocitit. Këtu vendosen elementet tjera të fijes
muskulore, dmth bërthamat, miofibrilet, sarkozomet, rrjeta
sarkoplazmatike dhe kompleksi i Golxhit.
Bërthamat vendosen në periferi të fijes muskulore menjëherë nën
sarkolemën dhe kanë formë vezake. Është llogaritur se ne çdo cm të fijes
muskulore të gjenden reth 30-40 bërthama. Si rregull bërthamat në të
njëjtën fije nuk vendosen përballë njëra- tjetrës..
sarkozomet nuk janë gjë tjetër veçse mitokondrie të cilat në fije
muskulore gjenden me shumicë, pasi shërbejnë si “fabrika energjie”,
energji për të cilën fija muskulore ka shumë kërkesa
Rrjeta sarkoplazmatike ose rrjeta endoplazmatike është e tipit të
lëmuar, qëndron pranë tubulit T dhe ka lidhje funksionale me të, sidomos
për përqendrimin e joneve të kalciumit, që marrin pjesë në mekanizmin e
tkurrjes.
Kompleksi i Golxhit në fijen muskulore është pak i zhvilluar dhe nuk
është vërtetuar se luan ndonjë rol specifik në funksionet e fijes
muskulore, përveç atyre që luan në gjithë qelizat e tjera.
Miofibrilet janë element shumë i rëndësishëm për fijet muskulore,
pasi ato marrin pjesë aktive ne tkurrjen e muskulit. Ato përshkojnë në
mënyrë paralele gjithë gjatësinë e fijes muskulore. Miofibrilet nuk janë
shpërndarë në mënyrë homogjene, por në formë tufash. Këto tufa duken më
mirë në prerje tërthore të fijes muskulore, në formën e disave grupeve
pikëzimesh që quhen fushat e Konhejmit. E parë në mikroskop elektronik,
secili miofibril (me diametër një mikrometër) është ndërtuar nga rreth
2500 fije akoma më të holla, qe quhen miofilamente protofibrile.

Fijet e kuqe
Janë më të holla nga tre tipet e fijeve. Përmbajnë më shumë
mitokondrie, si dhe janë lëndë me natyrë proteinike që quhen mioglobine ,
e cila u jep edhe ngjyrën e kuqe. Mioglobina është analoge me
hemoglobinën, që i jep ngjyrën e rruazave të kuqe të gjakut. Këto fije
tkurren dhe relaksohen më ngadalë se fijet e tjera, prandaj lodhen më
pak se ato. Fije muskulore të kuqe mbizotërojnë p.sh. në muskujt e syrit
dhe ata të diafragmës.
Fijet e bardha
Kanë diametër më të gjerë se fijet e kuqe, përmbajnë më pak
mitokondrie dhe mioglobine. Megjithatë, ato janë më të pasura me
glikogjen dhe enzime glokolitike. Këto lloje fijesh mbizotërojnë në ata
lloje muskujsh që bëjnë tkurrje të fuqishme, sikurse janë muskujt biceps
dhe triceps të krahut. Fijet e bardha lodhen më shpejtë se fijet e
kuqe. Energjia për tkurrjen e këtyre fijeve sigurohet në radhë të parë
nga procesi i glukozës anaerobike, prandaj këto në literaturë njihen si
fije anaerobike. Ndryshimet morfologjike dhe funksionale të kuqe janë
përmbledhur në tabelën e mëposhtme.
Fijet e ndërmjetme
Kanë përbërje kimike dhe funksionale që qëndrojnë ndërmjet dy tipave
të parë të fijeve. Muskujt e skeletit të njeriut zakonisht i përmbajnë
të tre tipat e fijeve, me mbizotërim të fijeve të kuqe.
Ndërtimi submikroskopik e miofibrileve
Sikurse përmendëm më sipër, secila fije muskulore përmban shumë
miofibrile që shkojnë paralel me vetë fijen. Miofibrilet mund të shihen
me mikroskop të zakonshëm optik. Ato ndërtohen nga fije akoma më të
holla, protofibrilet (mioflamente), të cilat mund të shihen vetëm me
mikroskop elektronik. Protofibrilet ndryshojnë nga përbërja kimike; disa
përbehen nga aktine, ndërsa disa të tjera, që ndërthuren me të parat,
përbëhen nga miozina. Portofibrilet e aktinës janë më të holla (5
nanometër) se sa portofibrilet e miozimës (10 nanometër). Vendosja e
fijeve të holla të aktinës dhe të trasha të miozinës paraqitet në formë
skematike. Njohja me këtë skemë ka rëndësi për të kuptuar mekanizmin e
tkurrjes. Miofibrilet përmbajnë disqe të errëta (disqe izotope ose I),
që i thyejnë njësoj rrezet e dritës dhe disqe të errëta (disqe
anizotrope ose A), që i thyejnë në mënyrë të dyfishtë rrezet e dritës.
Ndryshimet ndërmjet fijeve muskulore të bardha dhe të kuqeVeçoritë Fijet e kuqe Fijet e bardha1. Diametri i fijes Më i vogël Më i madh2. Mioglobina Më e shumtë Më e pakët3. Miofibrilet Më të rralla Më të dendura4. Mitokondriet Më të shpeshta Më të ralla5. Tkurrja Më e ngadaltë Më e shpejtë6. Lodhja Më e ngadaltë Më e shpejtë7. Harxhimi i oksigjenit Më pak Më shumë
Disqet e qarta dhe të errëta vendosen njëri pas tjetrit në mënyrë të
rregullt, pra pas disku të qartë vendoset një disk i errët. Në mes
diskut vendoset një membranë (mezofragme) që quhet membrana Z, ndërsa në
mes të diskut A, vendoset membrana M. Të dyja membranat shërbejnë për
mbështjelljen e miofilamenteve. Membrana M është vendosur brenda një
shiriti të ngushtë, që quhet shirit ose zona H. Ky shirit është më i
qartë (i shëndritshëm) se sa disku A në mes të të cilit është vendosur.
Distanca në mes dy membranave fqinje Z quhet sarkomer. Sarkomera
konsiderohet si njësia morfologjike dhe funksionale e muskulaturës së
skeletit. Protofibrilet e holla të aktinës në njërin skaj të tyre janë
të bashkuara me membranën Z, ndërsa skaji tjetër është i lirë dhe
shtrihet ndërmjet miofilamenteve të trasha të miozinës. Triada- që të
kuptohet më mirë mekanizmi i tkurrjes, duhet të njihemi edhe me një
formacion (të përbërë nga tri pjesë) të zbuluara fillimisht te amfibet e
më vonë edhe te njeriu. Pjesa qendrore e triadës është gypi i tërthortë
T, që formohet nga palosja e sarkolemës në brendësi të miofibrilit. Kjo
palosje tek amfibet bëhet në mes të diskut të qartë I, ndërsa te njeriu
në nivel të kufirit midis diskut I dhe diskut A. Pranë gypit T
qëndrojnë dy pjesët e tjera të triadës, që nuk janë gjë tjetër veç se
zgjerime të rrjetës endoplazmatike, në formë cisterne, që shërbejnë si
rezervuare për jonet e kalciumit.
Mekanizmi i tkurrjes së fijes muskulore të skeletit
Fillimin e tkurrjes së muskulit e shënon lënde mediatore
(acetilkolona) nga të ashtuquajturat vezikula sinaptike të sinapseve
neuromuskulore, qe gjenden në vendin ku fijet nervore marrin kontakt me
fijet muskulore. Acrtilkolina ngacmon sarkolemën (ngacmim potencial) dhe
prej këtej ngacmimi përçohet në thellësi të fijes muskulore nëpërmjet
gypit T. Në përgjigje të këtij ngacmimi cisternat e rrjetës
endoplazmatike çlirojnë jone të kalciumit, të cilat dalin të lira në
sarkoplazmë. Këtu jonet e kalciumit mbi një lëndë proteinore-troponine, e
cila aktivizon një lëndë tjetër që quhet tropomiozine. Kjo e fundit
shërben si urë lidhëse midis fijeve të holla të aktinës dhe fijeve të
trasha të miozinës, gjë që shënon fillimin e tkurrjes. Pikërisht në këtë
kohë fijet e aktinës “rrëshqasin” ndërmjet fijeve të miozinës. Ndërkaq,
skajet e lira të fijeve të aktinës takohen në qendrën e diskut të errët
A duke eliminuar shiritin H. Kështu, disku i qartë I ngushtohet në
maksimum, ndërsa distanca ndërmjet dy membranave Z zvogëlohet, dmth
sarkomeri ngushtohet. Kjo paraqet tkurrje të fijes muskulore. Jonet e
kalciumit pas tkurrjes kthehen përsëri në cisternat nga ku kanë dalë.
Energjia e nevojshme për tkurrjen e muskulit përfitohet nga kthimi i
ATP-së në ADP, kthim ky që kryhet nën veprimin e enzimës
adenozinë-trifosfataze. Si depo energjie shërben glikogjeni i cili
përbën 0.5 - 1% të peshës së të gjithë muskulit. Gjatë tkurrjes së
sforcuar të muskulaturës së skeletit grumbullohet (si produkt i
metabolizmit) shumë acid laktik, i cili në personat që bëjnë jetë
sedentare eliminohet më ngadalë dhe kështu bëhet shkas për dhimbje të
përgjithshme muskulore; p.sh kjo gjë mund të vërehet pas një ekskursioni relativisht te gjate
Muskuli i zemrës
Ky muskul formon shtresën kryesore të murit të zemrës, miokardit. Për
nga ndërtimi është më i ngjajshëm me muskulin e vijëzuar te skeletit,
ndërsa për nga funksioni me muskulaturën e lëmuar. Tkurrjet e miokardit
janë të fuqishme (harxhojnë sasi të mëdha energjie) dhe kontrollohen
prej sistemit nervor autonom, si dhe prej sistemit hormonal. Muskuli i
zemrës paraqitet në dy forma: muskulatura tipike, e aftë që të tkurret
(mikoardi) dhe muskulatura atipike që është sistemi përcjellës i zemrës,
i cili nuk ka aftësi të tkurret.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Sistemi muskulor

Mesazh nga Juѕт٠ prej Tue Feb 01, 2011 1:32 pm

Muskuli i tipik


Në prerjen gjatësore ky muskul të le përshtypjen se ndërtohet nga
fije muskulore të vijëzuara, si muskulatura e skeletit, të cilat
dallohen me vështirësi. Mirëpo studimet me ME, është vërtetuar se fijet
muskulore të zemrës ndërtohen nga qeliza (mioctie kardiake) që bashkohen
në skajet e tyre nëpërmjet aparatit të bashkimit ngjajshëm me atë të
qelizave epiteliale. Përveç disqeve të errëta dhe të qarta, këtu gjenden
edhe të ashtuquajturat disqe të ndërvena ose suplementare, të cilat
janë vend i takimit ndërmjet miociteve fqinje. Fijet e formuara nga
miocitet nuk shkojnë paralel me njëra-tjetrën, por vendosen në formë
rrjete ne hapësirat e së cilës indi lidhor fijeshkrifët (analoge me
endomisim), që është shumë i pasur me enë gjaku. Këto hapësira janë më
të shprehura te njerëzit e moshuar. Miocitet kanë formë cilindrike me
gjatësi 50-120 mikrometër dhe gjerësi 15-20 mikrometër. Në qendër të
tyre vendosen një apo dy bërthama në formë vezake në zemrën e njerëzve
me moshë të re, në formë shkopthi në zemrën e fetusit dhe në formë të
rrumbullakët në zemrën hipertorfike. Pozicioni qendror i bërthamës duket
mirë edhe në prerje të tërthortë. Miofibrilet e vendosura në
sarkoplazmë janë më të përqendruara në periferi të qelizës. Ashtu si në
fijet e muskulaturës së skeletit, miofibrilet përbëhen nga shumë
mioflamente, disa prej të cilave janë të holla (prej aktine) ndërsa të
tjerat janë të trasha (prej miozine). Sarkoplazma është më e bollshme se
sa në muskujt e skeletit, ndërsa sarkolema është më e hollë. Sarkolema
formon gypat T, por jo në kufirin në mes disqeve A dhe I, sikurse në
muskulin e skeletit, por në nivel të membranës Z. Rrjeta endoplazmatike
dhe cisterne q ajo formon pranë gypave T janë pakë të shprehur, kështu
që këtu nuk mund të formohet triada karakteristike për muskujt e
skeletit. Dallimet ndërmjet muskulaturës së skeletit, muskulaturës
tipike të zemrës dhe muskulaturës së lëmuar paraqiten në formë të
përmbledhur në tabelën e mëposhtme:
Veçoritë Muskulatura e skeletit Muskulatura e zemrës Muskulatura e
lëmuar 1. Vendosja Në muskujt e skeletit Në miokard Në organe të
brendshme 2. Struktura fijore ose qelizore Fijore Qelizore (miocite
kardiake) Qelizore (miocite) 3. Sarkolema Relativisht e trashë E hollë E
hollë 4. Disqet A dhe I Dallohen mirë Dallohen dobët Mungojnë 5. Disqet
e ndërvena Mungojnë Janë të pranishme Mungojnë 6. Bërthamat Vendosen
në periferi Vendosen në qendër Vendosen në qendër 7. Triada E shprehur
Pak e shprehur Praktikisht mungon 8. Tkurrja E vullnetshme E
pavullnetshme E pavullnetshme


Sistemi përçues (konduktor) i zemrës: ka për funksion formimin dhe
përcjelljen e impulseve në zemër, ndryshe quhet edhe sistemi automatik.
Ndërtohet nga: nyja atrioventrikulare (Ashof Tavara) që vendoset sipër
vendit ku fiksohet valvula trikuspidale, Tufja e Hisit që vendoset në
septumin intraventrikular. Në buzën e pasme të pjesës muskulore të këtij
septumi tufa (trungu) e Hisit ndahet në dy degë: e djathta (që është
vazhdim i drejtpërdrejtë i tufës së Hisit) dhe e majta. Ato shkojnë në
dy muret përkatëse të dy ventrukujve. Të dyja degëzimet përfundojnë me
fijet Purkinje që shtrihen ndërmjet miokardit dhe endokardit. Prej këtej
impulsi kalon në muskulin tipik për të ngacmuar për tkurrje. I gjithë
sistemi përçues ndërtohet nga fije muskulore (atipike), të cilat nga ana
e tyre ndërtohen nga qeliza muskulore (myociti conducens cardiaci) që
janë të paafta për tkurrje. Këto qeliza janë më të mëdha se sa qelizat e
fijeve tipike të zemrës, përmbajnë me shumë sarkoplazmë, por janë më të
varfëra me miofibrile, prandaj këto në mikroskop duken më të
shndritshme. Disqet A dhe I janë shumë pakë të shprehura. Sarkozomet dhe
ribozomet janë të pakta. Bërthama është e madhe, por jo gjithmonë me
pozicion qendror. Ndryshimet midis muskulit tipik dhe atipik të zemrës
paraqiten në formë të përmbledhur ne tabelë.


Vetitë Muskuli tipik i zemrës Muskuli atipik i zemrës 1. Vendosja
Në miokard Në rrugët përcjellëse 2. Madhësia e qelizave (miociteve) Më
të vogla Më të mëdha 3. Sarkoplazma Më e paktë Më e shumtë 4.
Miofibrilet në miocit Më të shpeshta Më të rralla 5. Disqet A dhe I Të
shprehura Më pak të shprehura 6. Sarkozomet (mitokondrie) Më të shumta
Më të pakta 7. Ribozomet Më të shumta Më të pakta 8. Bërthama Më e
madhe Më e vogël 9. Pozicioni i bërthamës Gjithmonë në qendër Në qendër
ose jashtë saj 10. Aftësia e tkurrjes Tkurret fuqishëm Nuk tkurret 11.
Kalimi i impulsit Kalon më ngadalë Kalon më shpejt

Enezimi dhe nervëzimi i indit muskulor

Muskulatura e lëmuar ushqehet me gjak nga një rrjetë kapilaresh, që
shtrihet në indin lidhor fijëshkrifët, të vendosur midis tufave të
mioctiteve. Prej këtej kapilarët e gjakut i afrohen miociteve, pot jo
çdo qelizë merr kontakt të drejtpërdrejt me to. Nervëzimi bëhet
nëpërmjet sistemit nervor simpatik dhe parasimpatik. Mbaresat
nervore,pasi futen në sarkoplazmë, i afrohen bërthamës dhe e rrethojnë
atë në formë laku. Muskulatura e vijëzuar e skeletit dhe e zemrës ka një
vaskularizim më të pasur se sa muskulatura e lëmuar. Enët e gjakut pasi
depërtojnë epimisiumin dhe perimisiumin, futen ndërmjet fijeve
muskulore, ku formojnë një rrjetë shumë të dendur kapilarësh gjaku. Çdo
fije muskulore merr kontakt të drejtpërdrejt me disa kapilare, të cilat
anastomozohen midis tyre. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për kapilaret
limfatike. Mbaresat nervore të muskulit janë te lëvizshme (motorike)
dhe ndijimore (sensitive). Të parat quhen pllaka motore. Këto pllaka
bashkohen me fijet muskulore për të formuar lidhjet (sinapset)
neuromuskulore. Kur hyn në fijet muskulore, fija nervore e humb mielinën
dhe degëzohet. Pikërisht në këtë zonë sarkolema dhe sarkoplazma formon
një fryerje, ku bie në sy një përqëndrim i madh i bërthamave dhe
mitokondrive, si dhe mungesa e disqeve të qarta dhe të errëta. Mbaresat
nervore sensitive paraqiten kryesisht në formë të boshtit neuromuskulor
dhe mbaresave të lira. Boshti neuromuskulor ndërtohet nga ana qendrore
dhe nga dy segmente polare. Në zonën qendrore (që quhet edhe unaza
bërthamore) fijet muskulore nuk përmbajnë disqe, por kanë një përqendrim
të madh bërthamash. Ne këtë zonë vendosen edhe mbaresat nervore
sensitive. Në segmentet polare fijet muskulore janë pa ndryshime. Këtu
vendosen mbaresat nervore motore.

Ripërtëritja e indit muskulor

Muskulatura e lëmuar ka veti të mira ripërtëritëse, ndonëse mënyra se
si kryhet ky regjenerim, ende nuk njihet mirë. Sot me i pranueshëm
është mendimi se muskulatura e lëmuar ripërtërihet jo nëpërmjet të
shumimit të miociteve, por nëpërmjet diferencimit të indit lidhor
fijëshkrifët, sidomos të qelizave adenticiale dhe fibroblasteve në
qelizat muskulore. Muskulatura e skeletit i ka vetitë ripërtëritëse te
kufizuara për vetë faktin se fija muskulore e moturuar është një
formacion i ndërlikuar dhe shumë i diferencuar. Për këtë arsye, gjatë
dëmtimeve të mëdha muskulore nuk formohet (si rregull) indi muskulor,
por mbushet me ind lidhor fijëshkrifët. Në dëmtimet më të lehta
ripërtëritja mund të bëhet me kusht që fijet e dëmtuara t’i kenë të
ruajtura bërthamat e tyre. Sipas pikëpamjeve më të reja, ndërmjet fijeve
të moturuara muskulore gjenden edhe disa fije në gjendje të
pazhvilluar, në gjendje embrionale (këto formacione quhen mioblaste), te
cilat gjatë dëmtimit të muskulit aktivizohen dhe lujanë një rol të
kufizuar për bashkimin e skajeve të disa fijeve të dëmtuara. Në kushte
normale, rritja në gjatësi të fijes muskulore bëhet nëpërmjët formimit
të sarkolemeve të rinj pranë vendit ku bëhet lidhja e muskulit me
tendinin. Rritja në gjerësi bëhet nëpërmjet sintetizimit të
mioflamenteve të reja. Ripërtëritja e muskulit të zemrës është akoma më e
kufizuar. Zonat e dëmtuara, sikurse ndodh p.sh gjatë infarktit të
miokardit, mbushen me ind lidhor fijëshkrifët, që formon të
ashtuquajturat cikatrice.

Atrofia muskulore

Kur muskuli nuk punon për një kohë relativisht të gjatë, si p.sh
gjatë vendosjes në allçi të këmbës për arsye të një frakture, në këtë
zonë do të vërejmë zvogëlim të përmasave te muskulit. Në këtë rast themi
se kemi të bëjmë me atrofi muskulore. Atrofia muskulore mund të
formohet edhe te personat e moshuar, si pasojë e uljes së aktivitetit të
muskujve, në të sëmurët me sëmundje kronike ose në rastet kur
zvogëlohet furnizimi me gjak i muskulit. Gjatë atrofisë muskulore
vërehet hollimi i fijeve muskulore, si dhe zvogëlimi i aftësisë tkurrëse
të tyre. Gjatë atrofisë në mikroskop, përveç hollimit të fijes
muskulore, mund të shihet edhe mbingjyrosje (hiperkromazi) e bërthamave,
si dhe një tendencë e tyre për të marë pozicion qendror në fije. Kur
procesi i atrofisë thellohet më tepër, fillon procesi i shkatërimit të
sarkozomeve, si dhe i vetë fijes muskulore. Mbeturinat e fijeve të
shaktërruara fagocitohen nga makrofaget e indit lidhor përreth fijeve që
është i shtuar dukshëm.

Hipertrofia muskulore

Me hipertrofi muskulore kuptojmë shtimin e përmasave te muskulit dhe
rritjen e aftësisë tkurrëse të tij. Në kushte normale, hipertrofia
takohet në sportistët dhe personat të cilët merren me punë fizike. Gjatë
këtij procesi nuk kemi rritje të numrit të fijeve muskulore, por shtim
të përmasave të tyre. Në mikroskop, në këtë rast, shohim rritje të
numrit të miofibrileve në çdo fije muskulore. Hipertrofia muskulore
takohet edhe në qelizat e muskulaturës së lëmuar, si p.sh në
muskulaturën e mitrës gjatë barrës. Në këtë rast, përveç shtimit të
përmasave të miociteve, rritet edhe numri i tyre. Përveç hipertrofisë
normale ose funksionale që përmendëm më sipër, dallojmë edhe hipertofi
kompensatore, e cila shfaqet në disa kushte patologjike. Kështu p.sh, në
disa raste të sëmundjes së hipertonisë, si pasojë ë punës së sforcuar,
formohet hipertrofia e muskulit të ventrikulit të majtë. Gjithashtu,
gjatë zmadhimit të prostatës (qe mund të shoqerohet me pengesa për
daljen e urinës) mund të formohet, për kompensim, hipertrofi e muskulit
të fshikës së urinës.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi