Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Këshilla Mjekësore

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Jan 30, 2011 5:41 pm

Cili është sekreti i dietave
Të kesh një trup perfekt dhe me formë të shkëlqyeshme shumë herë është e vështirë. Dietat jo gjithnjë kanë efektin e pritshëm dhe janë edhe shumë të mundimshme. Por ekziston një mënyrë e veçantë për të humbur peshë përmes një diete të shëndetshme.

Përgatiti: Lindita Kamberi

1: Llogaritni kaloritë Sekreti i të humburit peshë është pakësimi i kalorive që merren përditë. Sasia e kalorive që një person merr në një ditë duhet të jetë më e vogël se sasia që harxhon.

2: Pakësoni sheqerin dhe yndyrën Rregulli i dytë i është të pakësohet sa më shumë të jetë e mundur sheqeri dhe yndyrat, duke i zëvendësuar me fibra dhe karbohidrate. Mëngjesi juaj duhet të jetë me bazë fibrash dhe jogurt apo qumësht të skremuar. Në drekë është më mirë të konsumoni mishin e vogël apo peshk të shoqëruara me perime. Ndërkohë, darka është në varësi të drekës. Nëse në drekë jeni rënduar në darkë konsumoni diçka të lehtë, dhe e kundërta. Nëse mes vakteve keni uri hani një frutë apo ndonjë perime si ndonjë karotë apo spec. Duhet të pini 1.5 litër ujë në ditë. Gjithashtu mund të pini kafe dhe çaj, por jo kapuçino. Evitoni pije e sheqerosura dhe alkoolin.

3: Ndryshoni Dieta kërkon edhe fantazi. Nëse hani vetëm fruta dhe perime së shpejti kjo dietë do të dëmtojë organizmin tuaj, por edhe do të humbisni shijen për ushqimet. Këshilla më e mirë është të shijoni ushqimet të hani dhe të alternoni produktet që konsumoni. Djathi, mishi apo peshku nuk të shëndoshin, nëse nuk e teproni me to. Nëse preferoni shumë të hani brumëra apo makarona është më mirë t’i shoqëroni ato me perime dhe vaj ulliri. Është shumë e rëndësishme të dini si të kombinoni ushqimet që konsumoni. Kështu, nëse për pjatë të para do të hani një sallatë pjata e dytë të jetë me bazë mishi apo peshku, apo nëse pjata e parë është më bazë brumërash apo makarona atëherë e dyta duhet të jetë me bazë perimesh të ziera, në avull apo të pjekura. Kufizojeni veten vetëm me një gotë verë.

4: Bëni pazar me inteligjencë Evitoni të blini produkte të pasura me yndyra apo sheqerna. Ushqimet që blini, sidomos nëse janë të përpunuara apo konservuara duhet të jenë të shëndetshme. Nëse nuk i rezistoni dot idesë për një ëmbëlsirë, por nuk doni të çoni dëm dietën tuaj, atëherë mund të konsumoni një çokollatë apo një akullore.

5: Lëvizni
Për të rënë në peshë është shumë e rëndësishme lëvizja e rregullt dhe e përditshme. Regjistrohuni në palestër, ngjisni shkallët për në shtëpi dhe mos merrni ashensorin,
ecni dhe mos udhëtoni me autobus apo makinë. Në këtë mënyrë do të digjni kaloritë e tepërta dhe do të përshpejtoni ritmin e metabolizmit. Duke lëvizur dhe vënë në punë muskujt do të keni një trup më të lidhur pas dobësimit.

Kujdes: nëse pas ushtrimeve vëreni një rritje të peshës suaj mos u shqetësoni ju thjeshtë po rrisni muskujt, që peshojnë më shumë se yndyrat. Por kjo është një fazë e përkohshme.

6: Vetëvlerësimi
Në një dietë vetëvlerësimi është shumë i rëndësishëm. Mos ndiqni modele të ‘paarritshme’ por mësoni të doni dhe vlerësoni trupin tuaj. Nuk është e rëndësishme se çfarë pamje kanë të tjerët, gjëja e vetme me vlerë është se ti je duke bërë dietën tënde dhe ke rezultate pozitive.

7: Duhet të keni durim Asnjëherë mos prisni të ndryshoni pamjen tuaj dhe të humbisni peshë brenda pak ditësh. Duke ngrënë në mënyrë të ekuilibruar dhe duke u marrë rregullisht me aktivitet fizik rezultatet e para do të vijnë pas 3-4 javësh. Mund t’ju duket shumë kohë, por mos u mërzisni. Durimi është shumë i rëndësishëm në një dietë dhe në humbjen e kileve. Mos u fiksoni pas peshës dhe të filloni të peshoheni çdo javë, apo të matni trupin, vithet apo gjoksi, pasi kjo nuk është mënyra e duhur për të arritur rezultatin e kërkuar.

8: Mos u dëshpëroni
Asnjëherë nuk duhet të harroni një këshillë. Mos u dëshpëroni nëse një ditë e keni ekzagjeruar me të ngrënë apo nëse një javë, si pasojë e stresin, keni ngrënë ushqime me më shumë kalori se sa ajo e ‘lejuara’. Kjo është normale. Asnjëherë mos e ndërprisni dietën në një rast të tillë dhe vazhdoni dietën si më parë.

9: Larg pilulave për t’u dobësuar
Kurrë mos përdorni pilula apo medikamentet që ‘reklamojnë’ dobësimin. Ato thjeshtë çrregullojnë metabolizmin, dhe për rrjedhojë edhe organizmin dhe shëndetin tuaj. Si pasojë do t’ju duhet më shumë kohë për të rigjeneruar trupin tuaj dhe shumë herë edhe duke shtuar në peshë.

10: Stili i jetesës
Pasi të keni arritur peshën që dëshironi, të humbisni kile dhe të keni në trup të bukur mos e lëshoni veten në ushqime pa fund. Filloni të shtoni shumë pak dhe ngadalë kaloritë dhe vazhdoni të hani shëndetshëm. Kjo duhet të kthehet në një stil jetese. Do të vëreni se edhe lëkura dhe humori juaj do të përmirësohet. Do të ndjeheni të bukura dhe të sigurta në vetvete.


Edituar për herë të fundit nga Golden Eye' në Tue Feb 01, 2011 11:57 am, edituar 1 herë gjithsej

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Jan 30, 2011 5:41 pm

Që prej disa vitesh është shumë problematike të shtrihesh apo të ecësh në rërë. Të shohim pse dhe si duhet të mbrohemi.

Dr. Valon Baraliu

Të zhytesh dhe pastaj të shtrihesh në rërë, të hapësh gropa, të ndërtosh kështjella, të luash në rërë me fëmijët... kjo është mënyra më e mirë për tu argëtuar. Edhe të rriturve i pëlqen të shtrijnë këmbët në rërë, të luajnë futboll, apo volejboll, apo të shtrihen në rërë për të marrë rreze. Në fakt në verë, rëra është vendi ku ndihesh më i lirë: nga puna, nga fundet që shtrëngojnë, nga kravata dhe nga tokat e larta.

Në rërë fshihen shumë gjëra që nënvleftësohen, të cilat mund të jetë shkaktare të shqetësimeve serioze. Plazhet nuk janë vende të dezinfektuara, por vende plot plehra, të cilat fermentohen nga nxehtësia dhe bëhen vende që mbledhin baktere. Prandaj, rreziqet janë të shumta: mjafton një plagosje e vogël që të infektohesh. Që ta evitosh vetë rrezikun nuk duhet të evitosh jetën e detit. Mjafton të kesh kujdes që të mos prishësh pushimet. Ja rreziqet më të shpeshta dhe metodat për të evituar.


Ja 7 rreziqet më të zakonshme

SHTOHEN SHIRINGAT

Për fat të keq janë një nga objektet më të padëshiruara, të cilat mund të të plagosin ndërsa je duke ecur këmbë zbathur në plazh, apo ndërsa vendos duart në rërë. Përveç dhimbjes që ndjehet në atë moment (e gjitha varet nga sa thellë ka hyrë agia), aspekti më i rrezikshëm i gjithë këtij aksidenti është mundësia për t'u infektuar nga mikrobe apo viruse.

Rreziqet

* Një nga rreziqet është tetanosi, një sëmundje infektive që vjen si pasojë e një mikrobi që hyn në organizëm nëpërmjet një të plagosure, qoftë kjo edhe shumë e vogël, edhe me anë të një ageje.
Ky mikrob prodhon një toksinë që prek sistemin nervor dhe mund të çojë në paralizë në diafragmë në muskujt poshtë mushkërive, muskuj këto që bëjnë të mundur lëvizjet për frymëmarrje. Nëse diafragma paralizohet, ndërpret frymëmarrjen me rrezik serioz për jetën.
* Një rrezik tjetër jo i pazakontë është ai i të sëmurit me hepatit viral. Në rast se vritet në një age shiringe, mund të infektohesh nga hepatiti B.
* Duhet theksuar që nuk është e mundur të infektohesh me virusin HIV dhe me SIDA. Në fakt ky virus është shumë cenues kur gjendet jashtë lëngjeve organike (mbi të gjitha gjakut dhe spermës), nëpërmjet së cilave transmetohet. Mjafton vetëm pak minuta në kontakt me atmosferën dhe virusi bëhet i parrezikshëm.

Çfarë duhet bërë?

Që të evitojmë tetanosin, në rastet kur plagët janë të rënda, a është e domosdoshme të marrësh një antitetanos? Bëhet fjalë për një gjilpërë të thjeshtë që mund të bëhet në çdo ambulancë apo spital. Parandalimi më i mirë kundër hepatitit B është vaksinimi. Bëhet fjalë për një seri prej 3 vaksinash që bëhen në distancën kohore të disa muajve.

PREZENCA E PLEHRAVE

Mund të ndodhë t'i prekësh me këmbë, dhe nëse bëhet fjalë për një rastësi, nuk përbën ndonjë rrezik për shëndetin. Nëse lëkura është e shëndetshme, atëherë është e vështirë që baktere të ndryshme të mund të hyjnë në organizëm. Por fëmijët janë ato që rrezikojnë më shumë duke luajtur në rërë.

Rreziqet

Në këto raste rreziku ekziston dhe nuk duhet nënvlerësuar. Rreziku i shëndetit nuk është i përcaktuar nga kontakti direkt i lëkurës (nëse nuk ka plagë rreziku është i vogël), por nga fakti që fëmijët e kanë shpesh zakon të mbajnë duart në gojë.
Në këto raste mundësia për t'u infektuar nga një numër infeksionesh të shumta mund të prekin aparatin tretës. Këto sëmundje përcaktohen nga mjekët si të transmetuara nëpërmjet gojës, pasi mikrobet që i shkaktojnë hyjnë në organizëm nëpërmjet gojës dhe dalin nëpërmjet fekaleve. D.m.th duart bëhen mjet transporti i mikroorganizmave drejt gojës. Nga sëmundjet e shumta që transmetohen nga kjo mënyrë, duart janë përgjegjëse për dy tipe infeksionesh: salmoneloza dhe hepatiti A. Kur virusi hyn në organizëm dhe nëse arrijnë të hyjnë në stomak, të padëmtuar, shkojnë me zorrë ku gjejnë ambientin e përshtatshëm për t'u shumuar shumë thjeshtë.
Për arsye të ngjashme, fëmijët, më shumë se personat e rritur janë viktima të parazitëve të zorrës së trashë. Jo rastësisht transmetimi i tyre bëhet nëpërmjet duarve.

Çfarë duhet bërë?

Nëse lahen menjëherë duart pas kontaktit me jashtëqitjen nuk garantohet një siguri absolute, por është sigurisht një mënyrë për të shmangur infeksionin. Mjafton të përdorësh një sapun.
Nuk janë të nevojshme detergjentet apo dezinfektuesit. Madje është më mirë të evitohen, sepse dëmtojnë lëkurën. Një mënyrë për të evituar mikrobet nuk është vetëm larja e duarve me sapun, por fërkimi i mirë i duarve me njëra-tjetrën.
* Mos hapni gropa në rërë me duar. Është më mirë të përdorni një nga lodrat e fëmijëve dhe të mbani veshur një palë sandale gome. Këto parandalime nuk janë të tepërta, sepse mund të evitosh rrezikun për të mos u vrarë nga xhamat, gozhdat, etj.


GËRVISHTJET

Bëhet fjalë për gërryerje të sipërfaqes së lëkurës, të shkaktuara nga fërkimi me rërë. Lëkura bëhet shumë delikate si ajo e fëmijëve. Prandaj shpesh ajo skuqet, dhe bëhet me vijëza apo gërvishtet.

Rreziqet

Lëkura e dobësuar nga dielli, era, kripa, pezmatohet duke u mbuluar me gërvishtje të vogla të cilat shkaktohen nga kontakti me rërën.
* Nuk duhet harruar që nga këto gërvishtje të vogla mund të penetrohen shumë thjeshtë mikrobe e viruse, një familje me miliarda mikroorganizma që sipas ligjit të natyrës, shumohen dhe përshtaten shpejt në brendësi të organizmit njerëzor. Dhe rëra është e pasur me këto mikrobe.
* Bakteret hyjnë në organizëm nëpërmjet plagës dhe pastaj kalojnë në gjak, këtu pastaj ato luftohen nga antitrupat. Natyrisht që pasojat varen nga çdo lloj mikrobi, me anë të së cilit je në kontakt dhe jo nga gjendje fizike.

Çfarë duhet bërë?

* Nuk duhet ndaluar që fëmija të mos luaj me rërë, por mund t'i bëhet një dush i mirë, përpara se të ktheheni në shtëpi, duke eliminuar kështu përmbajtjet e rërës.
* Mos përdorni sapun apo shampon për trupin, mund të irritojnë lëkurën, duke hequr yndyrën natyrale të lëkurës, e cila mban dhe e bën lëkurën me elastike. Pas dushit gjëja më e mirë është ta fshijmë fëmijën me një sfungjer të butë.
* Kur shtrihesh në rërë është mirë të evitohet kontakti direkt me rërën e nxehtë. Është mirë të përdorni një peshqir të madh, për t'u shtrirë për të evituar irritimet e vogla.
* Rëra në këpucë mund të shkaktojë shqetësime në këmbë. Kjo i përket vetëm personave që e kanë zakon të shkojnë në plazh me këpucë. Dhe kështu këto këpucë mbajnë një sërë grimca rëre të cilat ngjiten në këmbën e zbathur dhe provokojnë të prera të dhimbshme. Është më mirë të veshim pantofla, apo pantallona me materiale natyrale. Plaga duhet mbajtur mirë për të evituar që mikrobet të mos hyjnë kollaj. Prandaj është e rëndësishme ta lidhim me fasho.
* Kur lëkura është vetëm e skuqur, është e mjaftueshme ta lajmë me ujë të ftohtë dhe nuk duhet fërkuar.

PICKIMET E INSEKTEVE

Stina e verës është periudha më e rrezikshme përsa u përket “pickimeve apo kafshimeve të kafshëve. Fillojmë me mushkonjat dhe çfarë mund të bëjmë për t'u mbrojtur nga ato. Mushkonjat na sulmojnë sepse kanë uri: na pickojnë që të ushqehen duke na thithur gjakun. Për të shmangur pickimet, mund të përdorni një krem ose një losion insekte*largues. Ndërsa kur na pickojnë janë pomadat antihistaminike. Zbusin të kruarën. Por nëse pickimi shkakton plagë të mëdha dhe të bezdisshme, këshillohet të pihet një antihistaminik nga goja.
Grerëzat dhe bletët sulmojnë vetëm kur ndihen të kërcënuara. Ato afrohen vetëm nga kurioziteti, sepse ndiejnë një erë që i tërheq dhe vijnë rrotull vetëm për të kuptuar gjendjen. Sapo gjykojnë që nuk ka asgjë që u nevojitet, ikin spontanisht. Por ka nga ata që duan t’i përzënë dhe bëjnë disa lëvizje. Dhe atëherë, insektet duke u ndjerë në rrezik, reagojnë duke sulmuar. Pickimet e tyre janë të dhembshme pasi poshtë lëkurës injektohet një substancë që quhet histaminë, e cila shkakton ënjtje, dhembje dhe skuqje. Kur pickojnë ato e ngulin thumbin në lëkurën e "viktimës". Prandaj, në radhë të parë duhet hequr thumbi, që shikohet shumë mirë me sy të lirë. Përdorni një age të sterilizuar dhe jo një piskatore, pasi ajo shpesh e lë helmin brenda. Pasi keni hequr thumbin vini për disa minuta akull, i cili largon dhembjen dhe ul malcimin. Kur të mos ju djegë më, vendosni pak krem me bazë kortizoni. Grerëzat rrallë herë e lënë thumbin në lëkurë, kështu që mund të procedoni menjëherë duke vënë pak akull dhe krem me kortizon në vendin që ju dhemb.
Insekte të tjera që duhet t'u druhemi janë edhe zekthat dhe këpushat. Edhe për ato vlejnë këshillat që dhamë për mushkonjat.
Por nëse duam të rrimë të qetë nga këpushat duhet të ndjekim disa këshilla më tepër. Pështyma e tyre mund të përmbajë mikroorganizma përgjegjëse për disa sëmundje, kështu që sapo të vini re që ju ka pickuar një këpushë, mermi një piskatore dhe mundohuni ta largoni insektin nga lëkura por mos e kapni as nga trupi dhe as nga koka, por pranë "gojës" që thith gjak. Më pas, vendin e prekur lajeni me ujë dhe sapun dhe dezinfektojeni. Vendi i prekur duhet të mbahet nën kontroll për një muaj: me shenjën e parë të skuqjes është mirë të shkoni të vizitoheni në qendrën më të afërt spitalore. Një rrezik tjetër janë edhe gjarpërinjtë për ata që shkojnë me pushime në mal. Nëse kafshoheni nga këta zvarranikë ju këshillojmë të mos lëvizni. Prisni derisa të vijë dikush për t'ju vizituar pasi duke lëvizur helmi përhapet më shpejt duke shfrytëzuar qarkullimin e gjakut. Në këtë mënyrë do të ketë më shumë kohë për të ndërhyrë.


NJOLLAT NË LËKURË

Në të shumtën e rasteve janë të pranishme në lëkurë, por pa dhënë asnjë simptomë. Me anë të temperaturës së lartë, nxehtësisë, djersës, lagështisë, numri i tyre rritet dhe ato bëhen të dukshme. Ka raste që edhe vetë kontakti me verën i bën ato të duken.

Rreziku

Lëkura mbulohet nga njolla të bardha që shtohen gjithnjë e më shumë duke i dhënë trupit një pamje si mozaik. Shkaktari i këtyre njollave është një mikrob që në kushte të veçanta të mjedisit prodhon njolla të vogla të bardha, që dallohen atëherë kur dielli nxin pjesën tjetër të trupit. Deri para disa kohëve dermatologët mendonin që këto mund të ngjiteshin. Por studimet e fundit tregojnë që këto jetojnë vetëm në lëkurën e atij që i ka. Megjithatë higjiena nuk është asnjëherë e tepërt.

Çfarë duhet bërë?

Në darkë duhet bërë një dush dhe duhet aplikuar një krem antimikotik. Kjo kurë duhet të vazhdohet të paktën për dhjetë ditë rresht.

PREZENCA E BAKTEREVE TË PADUKSHME

Është një lloj bakteri që quhet "Pitiriasi Versicolor" që mund të jetë i pranishëm në të gjitha llojet e lëkurave, por që mbesin të padukshme.

Rreziqet

Është e mjaftueshme vetëm një ulje të sistemit mbrojtës dhe numri i këtyre baktereve shtohet shumë. Në këtë rast ato mund të shfaqen në zonat e krahut si njolla të bardha. Këto njolla mund të nxihen nga dielli, por këtu ngjyra ikën më shpejt se në pjesë të tjera të trupit.

Çfarë duhet bërë?

Duhet aplikuar çdo ditë krem antimikotik. Nëse njollat janë të shumta duhet kontaktuar mjeku për të marrë ilaçe nga goja.

IRRITIM NGA RROBAT E BANJOS

Është një tjetër rrezik tipik i verës. Shpesh pas 2 ose 3 ditë në plazh shfaqen sekrecione të bardha. Ky problem, që quhet vagjinitet dhe mund të ketë shkaqe të shumta, i bezdis shumë femrat gjatë pushimeve.

Rreziku

Ky problem mund të shkaktohet nga dy elementë: i nxehti dhe lagështira, ose nga kontakti i rrobave të lagura në rërë. Bëhet fjalë për një irritim që shkaktohet nga një bakter i thjeshtë infektues.
Në fillim sekrecionet mund të jenë transparente por janë më të shumta se zakonisht.
Simptomat e tjera janë djegie dhe kruarje në këtë zonë. I nxehtë dhe lagështia, e favorizojnë bakterin sepse në këtë mënyrë ai shërohet shumë shpejt.

Çfarë duhet bërë?

Për të evituar rrezikun, mjafton një dush menjëherë pas kontaktit me rërën. Nëse bakteri shumohet shumë, është e këshillueshme vizita tek mjeku që mund të rekomandojë një pomadë me substanca antimikotike. Mund të përdorësh një numër produktesh me ujë dhe bikarbonat si alkoolin.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Jan 30, 2011 5:41 pm

Sëmundja e zemrës është e shpeshtë tek njerëzit me diabet. Statistikat nga Shoqata Amerikane e Zemrës vlerësojnë se sëmundjet e zemrës dhe sulmet në tru janë përgjegjëse për 2/3 deri në ¾ e vdekjeve në mesin e personave me diabet.

Derisa të gjithë njerëzit me diabet kanë shanse të rritura të zhvillimit të sëmundjes së zemrës, kjo është më e shpeshtë tek ata me tipin 2 të diabetit. Një prej dëshmive të para që tregojnë se njerëzit me diabet janë më të prirë ndaj sëmundjes së zemrës ka qenë një studim i gjerë i njohur si “Framingham study”. Ky studim ka analizuar disa gjenerata për të përcaktuar faktorët e paraqitjes së sëmundjes së zemrës.

Studimi ka treguar faktorë të shumtë që mund të rrisin gjasat për zhvillim të saj. Një rrezik i dukshëm ishte të qenit me diabet. Nga të tjerat janë përfshirë tensioni i lartë i gjakut, pirja e duhanit, nivelet e rritura të kolesterolit dhe historia familjare e sëmundjes së hershme të zemrës.

Sa më shumë faktorë të rrezikut që ka pasur personi, gjasat për tu prekur nga sëmundja e zemrës kanë qenë më të larta. Si çdokush tjetër, njerëzit me diabet kanë një rrezik të rritur të vdesin nga sëmundja e zemrës nëse ata kanë më shumë faktorë të rrezikut. Sidoqoftë, gjasat janë më të larta tek personat me diabet. Andaj, derisa një person me një faktor të rrezikut mund të ketë gjasa reale të vdesë nga sulmi në zemër, personi me diabet ka rrezik të dyfishtë ose madje të katërfishtë.

Një studim, për shembull, ka gjetur se njerëzit me diabet të cilët nuk kanë pasur faktorë të tjerë të rrezikut nga sëmundja e zemrës kanë qenë 5 herë më të prirë të vdesin nga kjo sëmundje, krahasuar me ata pa diabet. Një studim tjetër ka treguar se njerëzit me nivel të lartë të sheqerit, pavarësisht prej numrit të faktorëve të tjerë të rrezikut të sëmundjes së zemrës, ishin po aq të prirë të kenë sulm në zemër sa edhe personat jo diabetikë të cilët kanë pasur tashmë sulm në zemër.

Kështu që, diabeti konsiderohet i barabartë me sëmundjen e zemrës. Dhe, ekspertët rekomandojnë që të gjithë njerëzit me diabet duhet t’i trajtojnë faktorët e rrezikut të sëmundjes së zemrës po aq fort sa edhe njerëzit që tashmë kanë pasur sulme në zemër.

Kush e shkakton sëmundjen e zemrës?

Shkak më i shpeshtë i çrregullimeve në zemrën e një personi me diabet është forcimi i arterieve ose ateroskleroza, që shkaktohet nga kolesteroli në enët e gjakut, të cilat e dërgojnë oksigjenin dhe ushqimin në zemër.

Pllakëzat e kolesterolit që formohen, mund të copëtohen ose thyhen duke e bërë gjakun të dendur dhe duke bllokuar enët e gjakut. Kjo mund të pasohet me sulm në zemër. I njëjti proces ngjan në të gjitha arteriet e trupit, duke çuar në mungesë të gjakut në tru, duke shkaktuar sulme në tru ose mungesë të gjakut në këmbë, duar ose kraharorë duke shkaktuar çrregullime vaskulare periferike.

Njerëzit me diabet janë po ashtu në rrezik të lartë nga pamjaftueshmëria e zemrës, gjendje në të cilën zemra nuk është në gjendje të pompojë gjakun në mënyrë të duhur. Kjo mund të bëjë që lëngjet të grumbullohen në mushkëri duke shkaktuar vështirësi në frymëmarrje, ose rikthim të lëngjeve në pjesët tjera të trupit (veçanërisht këmbë) që shkakton ënjtje.

Si trajtohet sëmundja e zemrës?

Ekzistojnë disa opsione të trajtimit varësisht prej shpeshtësisë së sëmundjes, përfshirë:
* Terapia me aspirinë për të ulur rrezikun e mpiksjes që çon në sulme në zemër dhe në tru.
* Ushqimi.
* Ushtrime fizike jo vetëm për humbjen e peshës, por për të rritur kontrollin e glukozës, shtypjes së lartë të gjakut, niveleve të kolesterolit dhe për të ulur trashësinë abdominale, faktorin e rrezikut të sëmundjes së zemrës.
* Barnat.
* Operacioni.

[b]Cilat janë shenjat e çrregullimit të zemrës?

Simptomat e sëmundjes së zemrës përfshijnë:
* Frymëmarrje të shkurta.
* Ndjenja e dobësisë.
* Ndjenja e marramendjes.
* Djersitje e tepruar dhe e pashpjegueshme.
* Dhembje në kraharorë, grykë dhe në krahun e majtë.
* Dhimbje ose presion në gjoks (veçanërisht gjatë aktivitetit).
* Nauze (mundim).
* Nëse keni ndonjë prej këtyre simptomave, duhet të thërrisni mjekut tuaj ose të drejtoheni menjëherë tek shërbimi më i afërt i emergjencës.

Sëmundja vaskulare periferike ka këto simptoma:
* Ngërçe në këmbë derisa ecni.
* Këmbë të ftohta.
* Puls i ulur ose mungesë e pulsit në shputa ose këmbë.
* Humbje e dhjamit nën lëkurë të pjesëve më të poshtme të këmbëve.
* Humbje e qimeve në pjesët më të ulëta të këmbëve.

Si trajtohet çrregullimi vaskular periferik?

* Angazhimi në një program të rregullt të ecjes (45 minuta në ditë, i pasuar me
pushim).
* Mbathja e këpucëve speciale.
* Terapia me aspirinë.
* Barnat.
* Mos pirrja e duhanit.
* Doza të ulëta të aspirinës rekomandohen për burrat dhe gratë me diabet të cilët janë
mbi moshën 30 vjeçare dhe janë në rrezik të lartë nga sëmundja e zemrës dhe sëmundja
periferike vaskulare. Flisni me doktorin tuaj për të përcaktuar nëse terapia me aspirinë
është e nevojshme për ju. Nëse keni sëmundje të caktuara, terapia me aspirinë mund të mos rekomandohet.

Si mund të parandalohet çrregullimi i zemrës tek personat me diabet?

* Mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut është të kujdeseni mirë për veten dhe diabetin tuaj. Mbani glukozën në gjak në nivel sa më normal që mundeni.

* Kontrolloni shtypjen e gjakut, nëse është e nevojshme merrni edhe barna. Njerëzit me diabet duhet të kenë shtypjen nën 130/80.
* Mbani kolesterolin nën kontroll. Ndoshta do të keni nevojë për barna për ta bërë këtë.
* Humbisni peshën nëse jeni të mbipeshë.
* Pyeteni mjekun tuaj nëse duhet të merrni aspirinë ditor.
* Merruni me ushtrime fizike rregullisht.
* Hani ushqim të shëndetshëm për zemrën, të pakët me yndyra dhe kripë.
* Leni duhanin.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Jan 30, 2011 5:42 pm

Në qoftë se e lë duhanin, largon infarktin dhe iktusin, mbron mushkëritë, rrit aktivitetin seksual, ke më pak rrudha. Në qoftë se nuk ia del dot vetë, lexoji më poshtë metodat më efikase. Në pritje të ilaçeve te reja dhe të një vaksine antinikotine.

Pos nikotinës dhe katranit, një një cigare gjenden madje edhe 4000 kimikalie të ndryshme, nga të cilat 200 sosh kanë cilësi toksike, kurse 43 kanë cilësi kancerogjene, ndërkaq të gjitha këto nëpërmjet pirjes së duhanit hyjnë në secilën qelizë të organizmit.

Sipas disa hulumtimeve, pos nikotinës, katranit, hekurit, aluminit dhe zinkut, nëpërmjet pirjes së duhanit në organizmin e njeriut hyjnë kimikaliet të cilat mund t'i gjejmë në mjetet për pastrimin e dyshemeve, bakterieve, në karburante të anijeve kozmike (metan), në helm për minj (arsen), në gaz për shkrepsa (butan), dioksid të karbonit, e madje edhe disa elemente të gazit që shfrytëzohen në komorat për ekzekutim.

Substanca kryesore psikoaktive e duhanit është nikotina, alkaloid i cili ngrit tensionin e gjakut dhe shpejton punën e zemrës, andaj shkakton varësi të rëndë fizike. Gjysmëkoha e matabolizimit të nikotinës është dy orë, pas së cilës kohë sasia e nikotinës në gjak bjen dhe paraqitet nevoja për ndezjen e cigares tjetër.
Disa nga sëmundjet e mundshme janë ndezja e traktit të frymëmarrjes, bronkitisi kronik, emfizema, kanceri në mushkëri, infarkti, çrregullimet e qarkullimit të gjakut, sëmundjet e dhëmbëve, pika në tru, keqësimi i të pamit dhe të të dëgjuarit, madje edhe verbimi te personat e moshës 65 vjeç.

Cigaret mund të zvogëlojnë efektin e barnave dhe fuqinë seksuale, mund të keqësojnë tretjen e ushqimit dhe të shpejtojnë plakjen, ndërkaq prija e duhanit lidhet edhe me gërhitjen, vështirësimin e frymëmarrjes gjatë gjumit, pastaj ndikon edhe në shtimin e qimeve të trupit te femrat.

"Nuk kam pasur ndonjë herë kaq kollë sa tani që e kam lënë duhanin", është kjo ankesa tipike e ish-duhanxhinjve, të bindur se ishin më mirë kur pinin një paketë cigare në ditë. Në fakt kolla dhe gëlbaza shfaqen shpesh dhe në mënyrë insistuese tek ata që e kanë lënë duhanin. Por kjo është një shenjë e mirë, sepse vjen ngaqë pushi që vesh pjesën e brendshme të bronkeve fillon të funksionojë, ndërkohë që më parë ishte paralizuar nga duhani dhe në këtë moment nxjerrin gëlbazen e depozituar në bronke.

Femrat, sipas disa studimeve, posaçërisht rrezikohen nga pirja e duhanit - më lehtë sëmuren nga kanceri në mushkëri, ndërsa më së vështiri mund ta braktisin duhanin.

Pirja e duhanit gjatë shtatzënësisë mund të jetë shumë e rrezikshme për shëndetin e fëmijës sesa konsumimi i kokainës; mund të paraqiten çrregullime të ndryshme, shtohet rreziku i sëmundjes nga astma si edhe zvogëlimi i peshës së fëmijës. Vetë shtatzënat që pijnë duhan shtojnë rrezikun e sëmundjes nga kanceri në mitër dhe nga gjakderdhja vagjinale.

Studimet më të reja tregojnë se duhani shkakton edhe rrudhat. Nikotina krijon probleme me këmbët, që me kalimin e kohës mund të bëhen kronike.
Sipas disa studimeve, nikotina në sasi të mëdha vepron në mënyrë stimulative dhe euforike sikurse kokaina dhe amfetamina.

Hulumtimet e ndryshme flasin për një sërë efektesh pozitive të nikotinës, si p.sh. përmirësimi i koncentrimit dhe të mbamendjes, ndërkaq ekzistojnë edhe aktivistët të cilat tentojnë të dëshmojnë sesi të gjitha tregimet negative për duhanin janë produkt i padijes dhe i paranojës, sesi asnjë efekt negativ në të vërtetë nuk është dëshmuar andaj pirja e duhanit madje zgjat jetën(!)

Pos terapisë grupore, ekzistojnë edhe disa metoda të tjera për braktisje të duhanit: flasterët dhe çamçakëzët (përmbajnë nikotinë dhe ndihmojnë në përballimin e krizës së abstinencës), hipnoza, joga, akupunktura dhe psikoterapia, ndërkaq këtu bëjnë pjesë edhe spreji nikotinë për hundë, tableta në bazë të bupropionës (antidepresivët) dhe injeksionet të cilat do të nxirren në tregun botëror.

Të gjitha dobitë për ata që e lënë duhanin

T'i thuash lamtumirë cigares, është pa dyshim e vështirë. Sepse nikotina është një substancë që krijon varësi, me tepër se drogat dhe shkakton simptoma abstinence edhe të forta: vështirësi përqendrimi, irritueshmëri, depresion, ankth, pagjumësi.

Pas dy orësh
Nikotina e cigares fillon të eliminohet nga trupi nëpërmjet urinës.

Pas 12 orësh Monoksidi i karbonit zhduket nga organizmi, kështu që gjaku është në gjendje të çojë më me efikasitet oksigjen në inde.

Pas një jave
Të gjitha shqisat, e në mënyrë të veçantë, ajo e shijes, bëhen më të mprehta. Fryma përmirësohet, dhëmbët e flokët janë më të pastër. Edhe lëkura ka një ngjyrë më roze. Zhduken simptomat e abstinencës.

Pas një muaji Epiteli me push i rrugëve të frymëmarrjes, i dëmtuar nga duhani, riformohet dhe këlbaza hiqet nga bronket. Bie rreziku i infeksionit të rrugëve të frymëmarrjes.

Pas një viti Rreziku i patologjive kardiovaskulare, d.m.th infarktit apo iktusit, bie në mënyrë të ndjeshme.

Pas 6/7 vjetësh
Rreziku i zhvillimit të një tumori në mushkëri nuk rritet dhe pas disa vjetësh mund të arrijë afërsisht në nivelin e një njeriu që nuk ka pirë kurrë duhan.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Jan 30, 2011 5:42 pm

Ka ushqime të cilat nëse përgatiten dhe gatuhen në mënyrën e duhur, mund të kurojnë organizmin tonë. Tamam si një ilaç.

Ka shumë e shumë receta të tjera të cilat ndihmojnë në një shërim të shpejtë. Disa prej tyre funksionojnë vetë. Le të shohim së bashku se cilat janë më të nevojshmet.

Brokoli në shtatzëni:

Brokoli është një nga perimet më të pasura me ushqyes. Është një minierë vitaminash, 3 në veçanti: A,C dhe acid folik. Dhe përmban shumë kripëra minerale, sidomos kalcium, hekur dhe potasium. Përmban edhe fibra e inde me përbërje sulfurike më aftësi dizintoksinuese dhe dezinfektuese. Falë përmbajtjes së tij të acid it folik, lakra kaçurrele është tepër e nevojshme në shtatzëni dhe kur merr pilula antingjizje: dy momente në të cilat rritet nevoja për këtë vitaminë.
Përgatitja: Lëreni brokolin nën ujin e rrjedhshëm, pastaj ziejeni dhe në 2 minutat e fundit shtoni pak tumëz dhe rigon. Priteni dhe spërkateni me vaj ulliri. Konsumojeni 2 herë në javë për 2-3 muaj. Ndërsa gjatë shtatzënisë priteni në copa dhe ziejeni në avull ose mikrovalë, kjo për të ruajtur acidin folik. Konsumojeni 2 herë në javë.


Komposto molle për zorrën e trashë
Lëngu i mollës bën mirë për tretjen, si dhe për të shmangur problemet me jashtëqitjen. Ata që kanë probleme me zorrën e trashë duhet të pinë nga një herë në ditë nga një gotë komposto frutash. Të sëmurët është mirë që larjen ta bëjnë në vaskë në pozicionin ulur, duke i shtuar ujit lëvore të bungut dhe kamomil. Por, për t u shëruar nga infeksionet në zorrë duhen ngrënë qepë dhe hudhra të freskëta. Mëlmesa me përbërje të barishteve natyrore që përgatitet e bluar, ka hekur dhe e përmirëson shëndetin e të sëmurëve. Përdorimi i kësaj mëlmese krijon lirimin e kapsllëkut. Mëlmesa e tillë nuk duhet të përvëlohet, por të qitet në supë apo në gjellë ashtu e “gjallë” të përzihet dhe të hahet. Ngrënia e një molle të ëmbël para ushqimit liron zbrazjen e zorrëve. Ata që kanë zorrë përtace duhet të pinë rregullisht tri herë në ditë nga një gotë lëng molle para ushqimit.


Karotat në konvaleshencë:
Karotat përmbajnë karotinë dhe vitaminë A, që mbron mukozat dhe është një antioksidues i fuqishëm: lufton qelizat e lira, përgjegjës për plakjen e qelizave. Ndihmon mjaft gjatë kanvaleshencës dhe sëmundjeve infektive: në fakt studime të ndryshme kanë treguar se riforcon sistemin imunitar.
Përgatitja: Centrifugoni 5 karrota me lëngun e një limoni. Pini lëngun në mëngjes, çdo ditë.


Boronica:
Disa substanca që i japin frutit ngjyrën karakteristike, së bashku me vitaminat A dhe C e bëjnë boronicën një mrekulli që lufton varicet në vena dhe infeksionet urinare.
Përgatitja: grini në rende 1 kg boronicë dhe vendoseni mbi zjarr. Shtojini gjysmë kg sheqer. Vëreni të vlojë në zjarr të ulët, duke e trazuar. Hiqni me një lugë shkumën që krijohet.
Hani një pjatë në mëngjes, për gati një javë dhe rrugët urinare do të dezinfektohen. Për 3-4 muaj për të parandaluar probleme me sytë dhe venat.


Energji me lajthitë:

Lajthitë janë mjaft të pasura me vitaminë B, B 12 dhe E: pra janë energjetike dhe tonike. Përmbajnë magnezium dhe zink në sasi, dhe për këtë stimulojnë sistemin imunitar. Superkalorike, janë ideale për fëmijët, sportistët, të sëmurët me tumore.
Përgatit një lloj marmelate duke i grirë lajthitë dhe duke i trazuar me mjaltë dhe fara soje.
Hani një lugë në mëngjes për te paktën 4 javë.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Jan 30, 2011 5:42 pm

Zakonisht boshti kurrizorë pëson ndryshime dhe lëndime me rastin e lëvizjeve jo të duhura, bartjes së ndonjë peshe të rëndë, kilogramëve të tepërt, pozitës së trupit në vendin e punës, joaktivitetet e mjaftueshme të njeriut bashkëkohorë etj. Kështu që, tetë nga dhjetë persona më të moshuar se 60 vjeç vuajnë nga kurrizi degjenerativ.

Ferid & Dijana Nahi
Mjekë kiropraktikë
044 180 052

Në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e duhur të kurrizit ndihmojnë, natyrisht, ushqimi i shëndetshëm edhe aktivitetet rekreative siç janë: shëtitjet në ajër të pastër, noti dhe ngasja e biçikletës.

Vetëm muskujt e fortë mund të mbajnë kurrizin në pozitë të duhur, kurse sot në ritmin e shpejtë të jetesës pothuajse është vështirë të hasim dikë që nuk ka probleme të tilla. Spondiloza është bërë sëmundje e shpeshtë e njeriut bashkëkohorë, i cili thjeshtë pothuajse për çdo gjë ka kohë, por më së paku për vete.

Shenjat e para të kësaj sëmundje lajmërohen madje edhe në moshën më të re për shkak të mbajtjes së trupit në pozitë jo të duhur, ndoshta nga ndonjë lëndimi edhe ca i vogël, por duke shkaktuar pasoja, madje nganjëherë kjo mund të ndodhë edhe për shkak të njërës këmbë më të shkurtër!? Si është e mundur kjo? Natyrisht kjo shkurtesë është e vogël, prej 1-1.5 cm më së shumti deri 2 cm, sikurse të është më tepër personi do të vërehej në ecje, pra në ndonjë mënyrë do të çalonte. Kjo zakonisht është nga lindja dhe siç thamë kryesisht nuk vërehet, ndryshimet nuk janë të dukshme në të ecur. Nëse trajtoheni më herët kryesisht gjer në moshën 30 vjeçare, nëse jeni në gjendje të mirë shëndetësore, i ushqyer në mënyrë të duhur (andaj eshtrat dhe muskujt janë të shëndetshëm) pas një vizitë mund të intervenojmë dhe të trajtohet kështu që këmba të zgjatur, të kthehet në vend, kryesisht pa ndonjë dhimbje tek pacienti. Gjë që kjo sjellë ndryshime, përmirësime në mes tjerash edhe tek kurrizi, pra tek spondiloza.

Spondiloza , në boshtin kurrizor shkakton ngushtimin e hapësirës në mes të unazave (osteofiti) në këto nyje. Me moshë rritet edhe prania e kësaj sëmundje. 80% e të moshuarve më shumë se 60 vjeç, kanë probleme me kurrizin. Natyrisht, të sëmurë, konsiderohen vetëm ata të cilët kanë dhimbje.
Zakonisht tek këto raste kanë lëvizur unazat e pjesës lumbale që edhe quhen L4 dhe L5 nga pjesa e poshtme e kurrizit, kurse dhimbjet manifestohen edhe gjer tek fillimi i boshtit kurrizor në pjesën e sipërme apo në pjesën e qafës.
Dhimbjet lumbale i përjetojnë pothuajse 80% e njerëzve përgjatë jetës së tyre, dhimbje e cila quhet Lumbago dhe mund të zgjasë javë të tëra, por edhe vite të tëra nëse nuk trajtohet si duhet.

Nga spondiloza më së shpeshti sëmuren nëpunësit e zyrave të ndryshme, sporteleve, vozitësit profesionist etj. Pra, kjo ndodh për shkak të pozitës së punës së tyre si dhe tek ata të cilët bëjnë punë të vështira fizike. Madje edhe stërvitjet intensive, të gjata, dhe te ata që i nënshtrohen vibracioneve të shumta e të shpeshta, rreziku nga ndryshimet degjenerative të boshtit kurrizorë është i madh.

Diagnostikimi

Spondiloza është sëmundje e cila zhvillohet ngadalë dhe simptomat kryesorë janë dhimbjet në kurriz në çdo lëvizje pothuajse më të vogël apo frenimi, shtangia pas uljes më të gjatë.
Nëse problemi është në pjesën cervikale, pra të qafës, për shkak të shtypjes së osteofitit apo nervit të diskusit në mes të unazave të rrëshqitura, që kalon përgjatë boshtit kurrizor, do të shkaktohen dhimbjet e qafës duke u përhapur nga koka apo nga krahu dhe duart. Nganjëherë i sëmuri ka ndjenjë jo të këndshme të therjes, mpirjes së gishtave (sikur më gjilpëra).
Nëse sëmundja është e shprehur në pjesën e mesme, dhimbja përhapet në pjesën e parme të gjoksit…dhe nganjëherë krijon simptomat sikurse tek infarkti i miokardit!
Forma më e shpeshtë është sindromi lumbal, i cili shkakton dhimbje tek pjesa e poshtme e kurrizit.


Mjekimi

Përvojat dhe praktikat shumëvjeçare në trajtimin e kësaj sëmundje madje edhe problemeve të tjera me kurrizin me medikamente nuk ka dhënë ndonjë përmirësim dhe sukses të veçuar. Zakonisht medikamentet janë nga grupi i antireumatikëve, të cilët vetëm për momentin i zvogëlojnë dhimbjet dhe mundësojnë lëvizje momentale. Por, këto medikamente kanë edhe efekte negative…
Andaj, pas kontrollimit të mirëfilltë dhe konstatimit të gjendjes, verifikimit të shkaktarëve të sëmundjes, me metoda tradicionale të kiropraktikës kroate, 145 vjeçare, bëhet “palosja” , “zgjatja” e boshtit kurrizor që të vihet në vend, nervat e “zënë pick” çlirohen dhe, kështu, fillon qarkullimi normal i gjakut, rehabilitimi i muskujve, nervave, eshtrave. Të gjitha këto plotësohen me terapinë bimore të tinkturave të ndryshme të shkëlqyeshme, varësisht nga gjendja e pacientit, kombinuar me bimët e ndryshme si për shembull: tinktura Barë Hajduti, barë Mijëfletësh (Achillea Millefolium), tinktura e Hithrave, (Urtica Dioica) tinktura Rosmarine (Rosmarinus officials) Barë Blete (Melissa officialis), Lincura (Gentiana lutea), Lulebasami (Hypericum perforatum) etj. Po ashtu, edhe kremra bimore kundër dhimbjeve dhe natyrisht, masazheve terapeutike dhe relaksuese...

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Jan 30, 2011 5:43 pm

Si t’i shmangësh dhe largosh ngërçet
Ngërçi është një tkurrje e fortë dhe e dhimbshme e muskujve. Kap më shumë këmbët, pulpat dhe kofshët, por ndonjëherë edhe krahët dhe duart. Rastet më të shpeshta? Mungesa e kripërave minerale, lodhje, ftohje, pozicione të parehatshme që ke qëndruar për një kohë të gjatë dhe që pengojnë rrjedhjen e gjakut. Mund të shmangen edhe me ndonjë ndryshim të vogël në dietën tuaj: boronicat, ribes i zi (rrush frëngu), agrumet dhe ushqimet e tjera të pasura me vitaminë C dhe f1avonoidët ndihmojnë qarkullimin dhe largojnë këto dhembje të bezdisshme. Sidomos në rastet e ngërçeve gjatë natës që kapin në periudhën e shtatzënisë.
Si t'i shmangësh dhe largosh ngërçet

Ngërçi vjen pikërisht atëherë kur s'e pret. Ndërsa je duke fjetur, duke bërë dashuri, po duke bërë sport, të kap një dhembje therëse. Çfarë ndodh? Në muskul mbërrin pak oksigjen dhe grumbullohet acidi laktik, substancë e prodhuar nga një punë ku vihen në përdorim muskujt, që jep mpirje: muskuli forcohet dhe nëse përpiqesh ta lëvizësh, ai mpihet edhe më shumë.



Ç'duhet të bëjmë, atëherë?

• Nëse ngërçi të zë në kohën që po merresh me sport, përpara se të fillosh, pi një gjysmë gote me lëng frutash dhe gjysmë gote ujë: do të pengojë humbjet e kripërave minerale që i shkaktojnë ato.

• Mos bëj gjimnastikë direkt pas ngrënies, sepse gjatë tretjes, stomaku u "vjedh" gjak muskujve.

• Për zemër ha kajsi të thata dhe kos pa yndyra, i cili është i pasur me kalcium dhe magnez (janë minerale të rëndësishme për tkurrjen e muskujve).



• Kur të kap, dhembjen mund ta lehtësosh duke shpirë me ngadalë muskulin e mpirë.

• Nëse ngërçi të zë në dorë: bashkoji duart dhe me dorën që s'të dhemb shtyj me ngadalë prapa, drejt pulsit, gishtat e dorës tjetër.

• Nëse ngërçi të zë në këmbë: ulu, kape me duar, kap gishtat, tërhiqi drejt vetes dhe shtyj përpara thembrën.



• Nëse ngërçi të zë në pulpë: ulu në tokë, duke mbajtur këmbën që të dhemb të shtrirë dhe tjetrën të përkulur. Përpiqu të kapësh gishtat e këmbës së mpirë dhe tërhiqi me ngadalë, por pa i lëvizur. Vazhdo derisa mpirja muskulore të pakësohet.

• Nëse ngërçi të zë në kofshë: ke nevojë për ndihmën e dikujt. Ulu në tokë dhe kërkoji ndihmësit tënd që me njërën dorën të të ngrejë thembrën dhe me tjetrën të të shtypë gjurin duke ta ulur poshtë. Ti ndërkohë masazho me ngadalë muskujt e kofshës. Brenda pak çasteve, spazma muskulore pakësohet aq shumë derisa zhduket.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Jan 30, 2011 5:43 pm

Helmet që prodhon ngrohtësia
A e dije se zjarri dhe temperaturat e larta transformojnë ushqimet? Nganjëherë bëhen të rrezikshme për shëndetin, herë të tjera thjeshtë humbasin aftësitë e tyre ushqyese. Por mund të riparohet duke zgjedhur mënyrat e zierjes më të përshtatshme. Dhe jo vetëm kaq.
Mishi e peshku janë burimet më të rëndësishme të proteinave të kafshëve. Përfaqësojnë "gatimin e dytë" të shkëlqyer me të cilin mund të përgatiten mijëra receta.

Por kujdes: jo të gjitha mënyrat e gatimit janë njësoj të shëndetshme. Kështu rrezikon të blesh peshk ose mish të freskët dhe pas gatimit të hani mish pak ushqyes ose proteina toksik.

Grilë, jo djegës

E çfarë gjëje mund të jetë më e shijshme se mishi ose peshku i pjekur në grilë? Mëkat që kjo metodë pjekjeje, kaq e aftë për të dhuruar shije, fsheh në realitet disa probleme.

Nëse ushqimi nuk është i pjekur mirë mund të formohet një substancë potencialisht kancerogjene: besropireni. Besropireni i ngjan dioksinës së famshme dhe të dy bëjnë pjesë në grupin e te ashtuquajturve "hidrokarbure policilike aromatike".

Bëhet fjalë për substanca që provokojnë mutacione në ADN të qelizave, duke shkaktuar edhe pse në raste të rralla forma të ndryshme tumori.

- Në pjekjen me grilë besropireni mund të formohet në tre mënyra të ndryshme: kur flaka arrin të preki drejt për së drejti mishin ose peshkun, duke i djegur; kur yndyra e ushqimit pikon mbi zjarr; kur prushi nxjerr tym, fazë klasike kur drunjtë fillojnë të fiken.



Çfarë duhet bërë

1. Mishi nuk duhet vendosur mbi grilë kur ka shumë tym. Dhe kurrë në kontakt me flakën e gjallë.

2. Prefero mish e peshk pa dhjam sepse pikon më pak yndyrë.

3. Pulës e peshkut, në fund të pjekjes, eliminoji lëkurën: pikërisht aty mund të përqendrohen substanca të rrezikshme.

4. Prit gjithmonë pjesët e djegura para se ta servirësh në tavolinë.

5. Nëse po gatuan për fëmijët dhe do shmangësh çdo rrezik, mund ta rrethosh mishin me letër alumini dhe pastaj ta vendosësh mbi grilë.

Shumë tym

Adhuron hamburgerët? Atëherë evito ta pjekësh mbi zjarr të fortë. Kujdes edhe nga tymi i zi që lëshohet kur bie yndyra: përmban besropiren.

Skuqje: kujdes nga yndyrat e skuqjes

Pulë e skuqur, perime. Gjëra që të joshin por të shtynë edhe të rrezikosh. Përse? Në radhë të parë thithin sasi të mëdha yndyre, që është në këtë lloj gatimi elementi që i transmeton ngrohtësinë ushqimit dhe e pjek.

Gatimet me skuqje thithin yndyra të skuqjes deri në 30% të peshës së tyre. Dhe meqë çdo gram yndyrë ka 9 kalori, vlera energjetike ngjitet në yje.

Por ngritja e problemit të kolesterolit në gjak nuk është i vetmi problem. Vajrat e yndyrat janë substanca shumë të ndjeshme ndaj nxehtësisë. Dhe nëse çohen në temperatura të larta, pësojnë modifikime.

Shkaktohen reaksione kimike që çojnë në formimin e substancave toksike ndër të cilat qelizat e lira. Rreziku rritet nëse vajrat që përdoren nuk janë të aftë t’u rezistojnë temperaturave të larta. Vajrat më të mirë janë ai i ullirit ose i kikirikut.



Çfarë duhet bërë?

1. Nëse harron vajin mbi zjarr dhe lëshon tym, hidhe.

2. Ripërdor vetëm një herë vajin që' ke skuqur për disa minuta. Pas përdorimit filtroje dhe fute në shishe.

Furra: kurrë temperatura tepër të larta

- Edhe nëse temperatura e furrës shkon në 200 gradë celcius, derisa ushqimi të mbetet i njomë temperatura e tij e brendshme nuk i kalon 100 gradë. Motivi?

Ushqimi nuk digjet sepse energjia e ngrohtësisë është përdorur në procesin e avullimit të ujit. Kur ushqimi thahet shumë, rrezikon të digjet dhe të formojë substanca toksike (qeliza të lira) ose kancerogjene (besropireni).

Çfarë duhet bërë?

1. Mos e ndiz furrën në temperatura më të la 180 gradë dhe kujdes me kohën e pjekjes.

2. Elimino pjesët e djegura të ushqimit dh hiqi pjesët që forcohen shumë.

Mikrovalë: rrezik higjiene

Me një furrë që përdor energji të valëve elektromagnetike për të krijuar nxehtësi ekziston problemi mikrobiologjik. Gjëja jo e mirë e mikrovalës është se ngroh në mënyrë jo komplet homogjene.

Rreziku është se jo në të gjitha pikat e ushqimit arrihet temperatura, që shkatërron bakteret si salmonella etj. Kjo vlen edhe për ushqimet e pjekura që ruhen për ditë të tëra në frigorifer: kalimi në mikrovalë nuk është një garanci higjiene.

Çfarë duhet bërë

1. Zgjidh modele furre që parashikojnë sisteme si pjatë rrotulluese, të cilat ngrohin në mënyrë homogjene ushqimin

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Jan 30, 2011 5:43 pm

Në dimër a duhet të përdoren yndyrat?
Në fakt organizmi kërkon më tepër kalori. Por megjithatë nuk duhet ekzagjeruar: më mirë një supë ose një çaj.
Borë, shi, erë e ftohtë: me ardhjen e dimrit organizmi ka nevojë të adoptohet me temperaturat e ulëta. Ka shumë mënyra për ta bërë, duke filluar nga veshja gjithnjë e më e rëndë. Por për t’i bërë ballë trishtimit të ditëve dimërore gri është mirë të mësohemi të përkëdhelemi pak edhe nëpërmjet ushqimit.

Rrugë të lirë supave, lëngjeve ose djathërave, karburante të nevojshme për organizmin dhe mburoja të shkëlqyera kundër të ftohtit. Praktikisht çfarë ndryshohet në ushqimet dimërore? Dhe cilat ushqime duhen privilegjuar kur termometri afrohet me zeron?



Ushqimet e domosdoshme

Dieta dimërore i përgjigjet pikë së pari ligjeve të natyrës, që përfshijnë frutat dhe perimet e stinës. Pra përveç frutave dhe perimeve dimërore edhe: makarona, bukë dhe oriz; peshk; bishtajore; djathë e vezë.

E përse jo, meqë ekzistojnë efektet pozitive të kakaos në zemër, qarkullim, përqendrim e humor, shpeshherë të pish një filxhan çokollatë të ngrohtë.

A duhet pirë më shumë nga ç'duhet?

Nuk është e vërtetë që të pish pije alkoolike të ndihmon të luftosh të ftohtin. Kundër temperaturave të ulëta, është mirë të pish: çaj të ngrohtë, verë brulë, një filxhan çokollatë.
Nuk mund të mungojnë edhe barërat dhe lulet speciale.

Vera brulë përgatitet kështu

Kur temperatura bie nën zero, më mirë se konjaku, rumi, vodka duhet të përdoret vera brulë. Për ta përgatitur mjafton të ziesh verë të kuqe dhe të shtosh rrënjë karafili dhe pak kanellë. Hidhni sheqer (gjysmë luge në një gotë) dhe shtoni lëkurën e portokallit ose limonit. Shërbejeni të ngrohtë.

Energjia në një gotë

Me vitamina dhe kripëra minerale lëngjet e frutave japin karikim nëse ndjehesh e rënë moralisht. Ja dy lloje: me dhe pa qumësht.

Me qumësht...

-1 mollë, 1 dardhë, 1 banane,
-dy lugë sheqer,
-qumësht sa duhet



Pa qumësht...

-1 mollë, 1 kivi,
-2 lugë sheqer
-lëng portokalli dhe pak limon

Një tjetër ndihmë


Kungulli

Është i pasur me vitaminë A, e nevojshme për të luftuar radikalet e lirë. Përmban gjithashtu kalium, kalcium, fosfor dhe fibra.

Peshku

Është aleat i shkëlqyer kundër sëmundjeve të zemrës e të qarkullimit. Merita është e yndyrave Omega 3 që gjenden në të gjithë llojet e peshqve. Peshqit e yndyrshëm si toni, salmoni etj, janë të pasur me vitaminë D.

Agrumet

Portokajtë, mandarinat, limonët dhe grejpfrutat kanë shumë vitaminë C. Forcojnë mbrojtjet natyrale dhe janë ilaç i vlefshëm kundër gripit. Prania e acidit citrik lehtëson tretjen.

Mishi

Nëse përdoret shpesh mishi i pulës, i gjelit të detit ose mishi i përgjithshëm i kuq, tani është e mundur të shtohet në dietë edhe mishi i derrit, që është pak më i dhjamosur. Mishi është i pasur me proteina, hekur, zink e vitamina B12 të nevojshme për të gjithë, e jo vetëm për anemikët. Mishi u jep energji muskujve dhe lufton lodhjen.

Lakra

Të gjitha llojet e lakrave janë të pasura me kalcium dhe parandalojnë sëmundjet e stomakut e të zorrëve. Përmbajnë vitamina A,E C dhe fitoestrogjene, substanca që mbrojnë nga tumoret.

Çokollata

Është antidepresiv i shkëlqyer. Prania e kafeinës dhe teobromirës ka efekte pozitive në përqendrimin e studentëve dhe në tonifikimin e muskujve.



Perimet

Qiqrat, groshët, thjerrëzat dhe bizelet nëse hahen me makarona, bukë ose oriz, janë shumë të mira, veçanërisht nëse ndjehesh i këputur.

Arrijnë të furnizojnë deri 40 % më shumë proteina në krahasim me një vakt me ushqime të tjera. Perimet janë të pasura me karbohidrate, vitamina B dhe minerale si kalcium, hekur dhe fosfor, të nevojshme për shëndetin e organizmit.

Futat e thata

Kanë fuqi të lartë kalorike dhe janë efikase për ato që bëjnë punë të rënda në vende të ftohta. Lajthi, kikirikë, bajame, arra janë të pasura me kalcium, fosfor, hekur, bakër, magnez e zink, të nevojshme për të luftuar dobësinë dhe për të përmirësuar mbrojtjet natyrale.

Është e pranishme dhe vitamina E. Ngaqë përmbajnë shumë kalori (për shembull 625 kalori 100 g lajthi) frutat e thata nuk këshillohen për ata që duan të dobësohen.

Djathi

I freskët, pikant ose me kripë, ka një vlerë ushqyese të lartë. Është i pasur me proteina dhe kalori. Përmban kalcium, mineral i nevojshëm për formimin e kockave të fëmijëve dhe për formimin e dhëmbëve, është i nevojshëm edhe për gratë në menopauzë dhe për të moshuarit.

Në dimër djathi i pasur me yndyra e mban konstant temperaturën trupore edhe kur është shumë ftohtë. Është i nevojshëm në të gjitha stinët për të ruajtur impulset nervore.

Mjalti

Mjalti është qetësues, përdoret kundër dhimbjes së fytit dhe kollës, është dezintoksikues sepse favorizon funksionimin e mirë të mëlçisë dhe zorrëve; përmban vitamina C, B dhe kripëra minerale si fosfor, kalcium, hekur.

Makaronat, buka dhe orizi

Të pasura me sheqerna, makaronat japin shumë energji. Së bashku me bukën dhe orizin, janë në gjendje të riekuilibrojnë nivelet e serotoninës, hormoni përgjegjës për humorin. Ato luftojnë gjithashtu kapsllëkun.

Çajt kundër të ftohtit

Ka efekt mekanik sepse, kur është i ngrohtë, të ngroh. Doza: nga 1 në 3 filxhanë çaj në ditë.



Trëndafil i egër

Çaji (gjendet në bustina dhe ka vit C) për të rritur mbrojtjet natyrale të organizmit dhe rezistencën ndaj sëmundjeve të ftohjes falë përmbajtjes së lartë të vitaminës C.

Lule bliri

Çaj shumë i dobishëm për të parandaluar ftohjen dhe temperaturën. Favorizon djersën.

Lule shtogu

Çaj që ka të njëjtën vlerë me blirin. Mund edhe të përzihet me lulet e blirit dhe të përgatitet çaji.

Lule pishe

Çaj për parandalimin e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes.

Rrënjë jam balli

Është efikas për aparatin tretës dhe të frymëmarrjes

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Jan 30, 2011 5:43 pm

EMOCIONET- burimi kryesor i disa sëmundjeve
Emocionet, humori pozitiv dhe negativ, mund të ndihmojë ose të dëmtojë organizmin. Humori, e qeshura mund t'ju ndihmojë për të luftuar çdo lloj sëmundje dhe t'i zgjasë jetën e shëndetshme një personi.
Një dhembje e fortë koke, një ngarkesë në zemër ose disa puçrra të parëndësishme që vihen re në fytyrë ose diku në trup, mund të jenë shkak i shqetësimeve emocionale. Madje në raste shumë të rralla mund të ndeshemi me vdekjen për shkak të një emocioni të fortë negativ ose pozitiv.

Emocionet mund të shkaktojnë rënien e flokëve, shqetësime në zemër, bllokimin e kanaleve të hundës, lotim, astmë, alergji të ndryshme, shtrëngime në fyt, laringjit, ankthe dhe sëmundje të lëkurës. Më e pabesueshmja është se për shkak të tyre mund të humben edhe dhëmbët.

Emocionet mund të sjellin ulceracione. Gratë mund të vuajnë nga marre mendsh, burrat mund të humbasin fuqinë (dobësi e përgjithshme). Janë të panumërta dëmet që mund të sjellin emocionet, të cilat një ditë mund të bëhen edhe xhelati ynë.

Mjekët kanë konstatuar që 50*70 % e pacientëve të të gjithë moshave të të dy sekseve që vuajnë nga sëmundje organike, kanë kaluar midis një rruge të gjatë emocionesh. Këto lloj sëmundje veçanërisht prekin rininë. Rinia është viktima e pafajshme e pasigurisë për të ardhmen, pre e papunësisë, e përdorimit të duhanit, alkoolit dhe narkotikëve.



Si mund të sëmuret njeriu nga emocionet?

Kur truri paralajmëron duke na dhënë shenja për ndonjë rrezik që kërcënon organizmin nga ndonjë sëmundje, emocionet hyjnë në veprim menjëherë. Mund të ndeshemi me hipertensionin, me sëmundje të sistemit të qarkullimit të gjakut, me prodhimin në shkallë të lartë të adrenalinës.

Mund të tendosen muskujt. Ka raste që shkaku i emocioneve të jetë një konflikt familjar i vazhdueshëm midis burrit dhe gruas ose prindërve dhe fëmijëve. Mundet që të kemi konflikte në punë ose të një natyre tjetër.

Krizat emocionale mund të goditin njeriun në pjesë të ndryshme të organizmit, sepse çdo njeri ka veçanti individuale në temperament që ndryshojnë ndjeshmërinë.

Në organe, që janë të prekura nga sëmundje të trashëguara, që nuk ju kushtojmë shumë vëmendje, mundet që me kalimin e kohës të lindin probleme. 89% e pacientëve me ulcera që vizitoheshin pranë një klinike mjekësore, kishin të paktën njërin nga prindërit të prekur nga kjo sëmundje. Alergjitë dhe astma në disa raste janë sëmundje trashëguese.



Si duhet reaguar

Mënyra sesi ne reagojmë ndaj ngacmimeve, mund të na ndihmojë në përcaktimin e sëmundjes. Si rrjedhojë e kontraktimit të muskujve në vithe mund të sjellë hemorroidet.

Nga kontraktimi dhe dobësimi i muskujve të abdomenit (barkut) mund të lindi një hernie diskale (në kollonën vertebrale). Kur zemërohemi dhe kërcasim dhëmbët nuk na shkon ndërmend që në këtë mënyrë ne ndihmojmë sëmundjen e pioeresë (lëkundje në rrënjët e dhëmbëve).

Nga sforcimi i muskujve të qafës në ndonjë rast, mund të çojë deri në ngurtësimin e përhershëm të qafës. Një mjek anglez vuri re se në sanatoriume ku ai shërbente, pacientët që vuanin nga tuberkulozi ishin të rinj, të cilët ishin prekur nga probleme të vështira të jetës.

Vazhdimi i një gjendje emocionale që nuk kurohet, mund të çojë në përparimin e sëmundjes.



Si mund të përcaktohet nëse sëmundja është burim emocional, funksional apo me karakter organik?

Megjithëse vetë individi mund të arrijë deri diku të përcaktojë sëmundjen, mjeku është ai që do të vërë vulën. Në rast se sëmundja ka burim organik, shenjat do të jenë të caktuara dhe të vazhdueshme.

Në rast se burimi është krejtësisht emocional, mund të ketë një shumëllojshmëri ankimesh si psh. dobësi, ngacmime në zemër gjatë natës, pagjumësi, shkarkime nervore, dhembje koke etj.

Të gjitha këto lidhen me një sistem nervor të dobët, të. ndjeshëm dhe delikat. Emocionet, humori pozitiv dhe negativ, mund të ndihmojë ose të dëmtojë organizmin.

Humori, e qeshura mund t'ju ndihmojë për të luftuar çdo lloj sëmundje dhe t'i zgjasë jetën e shëndetshme një personi. Në rast se në gjirin e familjes ka mirëkuptim reciprok, ka marrëdhënie të drejta, ka kënaqësi, kur në vendin e punës respektohemi dhe lavdërohemi për një punë të mirë të kryejmë, themi: jeta është e ashpër por e bukur.

Në rast se shpenzon kohën në bazë të një programi të studiuar mirë dhe nuk shpenzon asnjë orë kot, në rast se hamë dhe flemë e zgjohemi në orare të caktuara, nuk abuzoj më, të gjitha këto veti mund të quhen emocione të shëndetshme dhe bëhen shkak për një jetë plot gjallëri, deri në një moshë të thyer.

Nëse u shtojmë këtyre ushtrime gjimnastikore dhe shëtitje në gjirin e natyrës, mundet të parandalojmë dhe të jemi krenarë, sepse nuk jetuam kot.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Jan 30, 2011 5:43 pm

ACARI, si të mbrohemi nga ai
Specialistët këshillojnë: Mos dilni nga shtëpia!
I ftohti i këtyre ditëve ka mbipopulluar poliklinikat. Ata janë kryesisht të moshuar të cilët kanë probleme kronike dhe nuk kanë mundur t’i përballojnë dot temperaturat nën zero gradë. Sipas specialistëve, ky fluks pacientësh pritet të jetë më i madh, madje në përfundim të kësaj situate të ftohtë meterologjike, situata do të jetë më e rënduar dhe numri i të sëmurëve që kanë nevojë për ndihmën e mjekëve do të jetë disa herë më i lartë se dy ditët e fundit.



Të moshuarit duhet të ruhen dhe të qëndrojnë vetëm në ambiente të ngrohta si dhe të konsumojnë ushqime të pasura me shumë vitamina. Për të gjitha kategoritë mjekët kanë rekomanduar që të kufizohen sa më shumë lëvizjet gjatë ditës, të përdoren lëngje të ngrohta dhe sa më shumë fruta. Këto të fundit bëjnë të mundur rritjen e imunitetit dhe luftimin e viruseve nëpërmjet vitaminave që merren nga frutat e stinës.

Specialistët parashikojnë një situatë të vështirë, sapo temperaturat të jenë normalizuar. Menjëherë pas kësaj periudhe mund të shpërthejnë epidemi të ndryshme, të cilat nuk do të prekin vetëm fëmijët por edhe të rriturit. Virozat që mund të qarkullojnë do të jenë të ndryshme dhe sipas mjekëve kjo do ta vështirësojë izolimin e rasteve.

Në vend të proteinave shtazore

Mishi - Duhet të konsumohet i gatuar në gjellë çdo ditë gjatë këtij të ftohti
Peshku - Është mjaft i domosdoshëm për të zëvendësuar humbjen e proteinave
Vezët - Duhet të konsumohen disa kokrra në ditë dhe kryesisht të ziera

Në vend të proteinave bimore

Arrat - Mjekët rekomandojnë përdorimin e disa kokrrave gjatë ditës
Gështenjat - Nëse konsumohen të freskëta ato zëvendësojnë një sërë vitaminash bimore

Në vend të kalciumit dhe magnezit

Orizi - Rekomandohet nga mjekët të përdoret qoftë në formë e supës apo edhe të pilafit
Spinaqi - Zëvendëson hekurin dhe zinkun që humbet gjatë këtij të ftohti trupi ynë
Karotat dhe limonët - Zëvendësojnë kalciumin, magnezin dhe zinkun që humbet gjatë këtij të ftohti



Për të luftuar virozat

Specat - Janë të këshillueshme të konsumohen edhe të gjalla
Lakra - Mjekët rekomandojnë që ajo të gatuhet bashkë me mishin
Lulelakra - E cila do të përdoret në sallatë me sa më pak kripë dhe vaj

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Jan 30, 2011 5:43 pm

Dysmenorrhea
E njohur ndryshe si: krampet (dhimbjet) menstruale, menstruacione të dhimbshme.
Në cikël mujor femëror mund të përfshijë disa ditë me dhimbje e krampe, të njohura ndryshe, si dysmenorrhea. Si mund të qetësoheni nga to? Këshillat e mëposhtme të vetëkujdesit mund t'ju ndihmojnë:



• Merrni qetësues mjekësorë. Qetësues të tipit ibuprofen mund të parandalojnë trupin të prodhojë "dhimbjet".
• Vlerësoni marrjen e magnezit. Marrja e këtij mikroelementi (minerali) prej 360 mg në ditë ndihmon muskujt e mitrës të relaksohen (qetësohen).
• Mos harroni vajin e peshkut. Marrja ditore e tij prej 1.800 mg në ditë ndihmon në parandalimin e simptomave menstruale.
• Merrni vitaminën E si mjet parandalues. Për të parandaluar dhimbjet therëse merrni 400*600 UI (unite-njësi) të vitaminës E në ditë për 5 ditë me radhë, duke e filluar këtë marrje 2 ditë përpara menstruacioneve.
• Komunikoni me mjekun tuaj. Ndoshta disa preparate mjekësore antiinflamatore e josteroide ose pilula që kontrollojnë lindjen mund të ndihmojnë në qetësimin nga dhimbjet.
• Bëni një kontroll të përgjithshëm. Ndoshta dhimbjet tuaja. mund të shkaktohen. nga ndonjë gjendje tjetër mjekësore, e cila duhet të trajtohet.

Këto këshilla e udhëzime nuk kanë për qëllim të zëvendësojnë rekomandimet e mjekut apo të farmacistit tuaj

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Jan 30, 2011 5:43 pm

Yndyrat ushqimore
Të njohim vlerat e tyre në dietat tona ushqimore Kur janë të dobishme e kur janë të dëmshme.
Prof.Ass.Dr L.Birbo

Vlerat ushqimore të yndyrave

Yndyrat ushqimore në përgjithësi luajnë një rol të rëndësishëm në organizmin e njeriut. Ato janë pjesë e rëndësishme dhe e domosdoshme e racionit ditor ushqimor:

* Kanë vlerë të lartë energjetike (kalorike). Një gram yndyrë jep mesatarisht 9 kalori, d.m.th sa dyfishi i sheqernave dhe i proteinave.

* Yndyrat bëjnë pjesë në ndërtimin e indeve të organizmit të njeriut.

* Yndyrat janë tretëse dhe bartëse të vitaminave A, D, E, K, shumë të rëndësishme për organizmin e njeriut.

* Yndyrat, por jo të gjitha, përmbajnë në përbërjen e tyre disa acide yndyrore të pangopur, si linoleik, linolenik, arahidonik, që luajnë rolin e vitaminës F në organizëm, me vlerë të lartë biologjike.

* Yndyrat ushqimore kanë dhe veti lubrifikuese sepse duke u sekretuar nga gjëndrat e lëkurës, i japin kësaj elasticitetin dhe e ruajnë nga tharja. Pra në pamjen estetike te fytyrës e pjesëve te tjera të trupit.

Vaji i ullirit është gatuar nga natyra në "duar të arta"

Vajrat në përgjithësi janë të pasura me vitaminat E dhe F (acid i linolik, linolenikdhe arahidonik). Vitamina F e pashoqëruar me vitaminën E, do të bënte më shumë dëm sesa dobi në organizmin e njëriut.

Ajo duke u bashkuar me oksigjenin (ka "dobësi" për të) shndërrohet në substanca të dëmshme, si okside dhe perokside që dëmtojnë shëndetin tonë, sidomos kur yndyra trajtohet dhe në temperatura të larta (kuptoni këtu skuqjen e vajrave dhe erërat mbytëse që dalin prej tyre nëpër kuzhinat tona).

Të gjitha vajrat që janë të pasura me vitaminën F, kanë edhe vitaminën E, e cila ka veti të theksuara antioksiduese. Në këtë mënyrë ajo mbron vitaminën F nga oksidimi.

Eksperimentet e shumta kanë treguar se veprimi mbrojtës i vitaminës E ushtrohet si duhet kur raporti në mg i saj ndaj vitaminës E dhe F në gr është më i madh se 0.97. Vaji i ullirit këtë raport e ka 1.87 (notë e shkëlqyeshme) Ndërsa vajrat e tjerë bimore këtë raport e kanë nën mesataren: Vaji i sojës 0.30, i lulediellit 0.40, i kikirikut dhe i misrit 0.50, i pambukut 0.75etj. Siç shihet natyra vajin e ullirit e ka gatuar në "duar të arta".

Në të tilla rrethana duhen pasuruar vajrat e tjerë me vitaminë E ose duhen përzier me kritere shkencore gjatë të ushqyerit me vajin e ullirit për të arritur raportin mesatar të përmendur më sipër ndërmjet vitaminës E dhe F, në mënyrë që tigani në zjarr të mos bëhet "shpërthim mine" në trupin tonë.



Çfarë duhet të dimë për vajin e peshkut

Vaji i peshkut përdoret shumë sidomos për fëmijët për praninë e vitaminës D në të. Ai për këtë është quajtur dhe "banjo dielli e brendshme dimërore". Por meqenëse përmban shumë vitaminë F, lind nevoja edhe pranisë të vitaminës E.

Pra, këshillohet që kura me vaj peshku të shoqërohet me vitaminë E (rreth 20-30 mg në ditë), ose më shumë ushqime të pasura me këtë vitaminë, si lakra e zakonshme, sallata jeshile, bizelet, e verdha e vezës, fasulet etj.

Vlen të theksohet këtu se vitamina E është shumë e qëndrueshme dhe nuk humbet veprimtarinë gjatë përpunimit të ushqimeve me zierje etj. Një njeri i rritur ka nevojë për 15-20mg vitaminë e në ditë, kurse fëmijët doza më të vogla.



Margarina-origjinë bimore e modifikuar në mënyrë artificiale

Margarina prodhohet nga vajrat bimorë të hidro*gjenizuara, ku acidet yndyrorë të pangopur janë kthyer në të ngopur me shtresë sintetike hidrogjeni.

Sipas të dhënave historike prodhimi industrial i margarinës filloi më 1871 në Holandë sipas metodave eksperimentale të zbuluara në Francë. Ky "gjalpë i ri artificial pushtoi mjaft tregje, ndërsa në vendin e lindjes Francë, zotëronte gjalpi i lopës.

Konkurenca dhe lufta për cilësinë e prodhimit të margarinës, për tu afruar sa më shumë me gjalpin bëri të mundur prodhimin e margarinës me pamje si gjalpi dhe me shtesa vitaminash A dhe O.

Megjithatë nga provat e bëra me kavie, u provua se kjo lloj yndyre e ngurtësuar, kishte humbur vitaminën F (acidet yndyrore të lëngëta të pangopur) dhe si pasojë njeriu nuk merr nëpërmjet saj atë që i duhet aq shumë për nevojat e tij fiziologjike jetësore.



Cilat yndyra janë të dobishme apo të dëmshme për shëndetin tonë. Ku gjenden ato?!

Çdo lloj yndyre ka efekte të ndryshme ndaj shëndetit. Shkenca e sotme e të ushqyerit ka arritur në përfundimin se yndyrat e pangopura me një lidhje dyfishe që gjenden me shumicë në vajin e ullirit edhe më pak në atë të kikirikut (ku predominon acidi aleik) luajnë dy role pozitive: ulin sasinë e kolesterolit "të keq"(L.O.L)në gjak dhe rritin sasinë e kolesterolit "të mirë" (H.O.L).

Gjithashtu edhe yndyrat e pangopura (me shumë lidhje dyfishore, luajnë të njëjtin rol sikurse yndyrat e përmendura më sipër.

Ndërsa yndyrat e hidrogjenuara, pra edhe margarina, megjithëse kanë origjinë bimore, duke qenë se acidet e pangopura janë kthyer në të ngopur, luajnë një rol të kundërt me yndyrat e pangopura që u përmendën më sipër.

Është konstatuar se këto yndyra të ngurtësuara artificialisht (margarina etj) janë edhe më të dëmshme se yndyrat e ngurta shtazore si gjalpi, dhjami etj. Nga këto të fundit, gjalpi i konsumuar në mënyrë të moderuar është më pak i dëmshëm. Duhet përmendur këtu dhe përmbajtja e vitaminës D e gjalpit, shumë e nevojshme për rritjen e fëmijëve.

Duhet theksuar këtu me të madhe se disa peshq të detit, sidomos merluci kanë yndyrë me vlera shumë të larta për shëndetin e njeriut. Në këtë yndyrë gjenden acide yndyrore shumë të pangopur të një tipi të veçantë, te quajtur omega 3, që ulin shumë yndyrat në gjak dhe mënjanojnë rrezikun e trombozave etj.



Si këshillë të fundit, njerëzit e moshave të reja dhe të rriturit (deri 40 vjeç), kanë nevojë si për yndyra shtazore (sidomos gjalpë) ashtu dhe për yndyra bimore (sidomos vaj ulliri) në raportet e theksuara më sipër. Mos harroni asnjëherë se edhe mishi i viçit, në dukje pa yndyrë, përmban rreth 3-4% dhjamë.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Jan 30, 2011 5:44 pm

Gastriti, dhimbja që lëmë pas
Është sëmundje kronike, që ka të bëjë me pezmatimin e cipës së brendshme të stomakut. Ndryshe gastriti njihet edhe si inflamacion i stomakut, i cili është më tepër i përhapur tek përdoruesit e rregullt të alkoolit dhe duhanit. Shenjat dalluese të sëmundjes janë dhembje(djegie) në stomak poshtë brinjëve dhe mund të arrijë deri tek fyti.
Gastriti është inflamacioni i mukozës së stomakut pra i shtresës që mbulon stomakun nga brenda dhe kontakton me ushqimet.

Kjo është një sëmundje që prek shpesh sidomos të moshuarit. Sëmundja më shpesh vihet re në formën kronike.

Gastriti në krahasim me ulcerën ka një dëmtim më sipërfaqësor, por edhe mund të depërtojë më thellë në shtresat e qelizave të stomakut.

Më së shumti formohet prej një infeksioni bakterial dhe kjo bën që me një kurë të mirë antibiotikësh të kurohet.

Megjithëse shihet shpesh në të shumtën e rasteve kalon një kohë të gjatë pa dhënë shenja.



Shkaktarët

Shkaku më kryesor i gastritit është një infeksion kronik i shkaktuar nga bakteria Helikobakter Pylori.Kjo është një bakterie shumë e përhapur në të gjithë botën. Së dyti mënyra dhe lloji i ngrënies ndikojnë në formimin e gastritit. Ushqimi i keq dhe alkooli dëmtojnë mukozën e stomakut.

Gjithashtu, përdorimi i duhanit rrit aciditetin e stomakut duke stimuluar nervin e stomakut. Stresi është një faktor tjetër për gastritin.

Pra çdo gjë që bëhet shkak për rritjen e aciditetit të stomakut mund të shkaktojë edhe gastrit.

Ka edhe disa ilaçe që mund të shkaktojnë gastrit mes tyre aspirina apo ilaçet qetësues që përdoren kundër dhimbjeve të ndryshme apo në sëmundjet reumatizmale. Por jo paracetamoli.

Gjithashtu edhe gjatë sëmundjeve të ndryshme si insuficenca e veshkave apo e mëlçisë mund të formohet gastrit.



Simptomat

Gastriti ndahet në akut dhe kronik. Gastriti kronik zakonisht ose nuk jep shenja ose shenjat e tij janë sipërfaqësore. Inflamacioni në stomak ka zgjatur për një kohë të gjatë.

Mund të japi të vjella, dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, përzierje të stomakut, gogësimë, pakësim të oreksit dhe fryrje të stomakut.
Gastriti akut shkakton djegie në stomak dhe dhimbje. Kur i sëmuri është i pangrënë dhimbjet rriten.

Përzierje të stomakut dhe të vjellat edhe këtu shfaqen. Ilaçet për të cilat folëm më lart apo alkooli mund të shkaktojnë plagë në stomak dhe kjo bën që të ketë hemorragji.

Gjaku i përzier me aciditetin e stomakut mund të shfaqet me ngjyrë të errët gjatë të vjellës. Gjithashtu edhe feçesi mund të marri një ngjyrë të errët nëse ka hemorragji.



Diagnoza

Duhet të shkoni tek një mjek gastroenterolog. Edhe vetëm fjalët dhe ankesa e të sëmurit madje mund të mjaftojnë për diagnostikim. Sidomos tek të rinjtë me anë të ilaçeve mundohet të ulet aciditeti i stomakut.

Tek ata më të rriturit (40 vjeç) duhet bërë diagnostikimi me anë të endoskopisë (sondës). Nëse nevojitet duhet marrë edhe kampion prej mukozës së pacientit. Sonda është e lehtë për t’u kryer dhe pacienti nuk ndjen dhimbje.

Me anë të kamerës doktori sheh brendësinë e stomakut. Së pari, gastriti është një sëmundje që duhet kuruar patjetër. Nëse ndër shkaktarët e tij nuk është infeksioni bakterial ilaçet për uljen e aciditetit apo për mos formimin e tij do të mjaftojnë. Këto ilaçe shoqërohen edhe me dietë.

Nëse pini cigare apo alkool duhet t’i lini. I sëmuri nuk duhet të përdorë aspirinë apo ilaçe qetësuese pa rekomandimin e doktorit. Paracetamoli nuk bën dëm. Nëse shkaktari është bakteria Helikobakter Pylori atëherë kura me antibiotikë është i domosdoshëm.



Gastriti kronik

Është dy llojesh: fundal dhe antral (ose tipi A dhe tipi B). Tipi A (fundal) është autoimun dhe shoqërohet me procese të tjera autoimune si anemia pernicioze, tiroiditi, etj.

Tipi B (antral) shkaktohet nga Helicobacter pylori, nga antiinflamatorët josteroidë (NSAIDs), nnga CMV, HSV, etj. Antiinflamatorët josteroidë (NSAIDs) janë shkaku numër një i gastritit kronik (antral).

Shenjat dhe simptomat janë: zakonisht s’ka simptoma, mund të ketë dhimbje, pështjellim e të vjella, anoreksi, hemorragji, hematemezë.

Ulcerat gastrike

Helicobacter pylori gjendet në 70 për qind të ulcerave gastrike. Afërsisht 10 për qind e ulcerave gastrike janë malinje (domethënë tumor që ka pësuar ulcerë).

Ndryshe nga ulcerat duodenale, ulcerat gastrike shkaktohen jo nga sekretimi i tepërt i acidit, por nga pakësimi i mjeteve mbrojtëse të mukozës gastrike; sekretimi i acidit në ulcerat gastrike është normal ose i ulur.

Shenjat/simptomat: Dhimbje rënduese ose djegëse në epigastër; dhimbja keqësohet nga ushqimi; nëse ulcera arrin ndonjë arterie mund të shihet hemoragji/hematemezë dhe shenja të peritonitit.

Këshilla

* Mos përdorni ushqimet e ngrira dhe ato me yndyrë

* Nuk duhet të përdorni ushqime që përmbajnë shumë sheqer

* Pasdite dhe në darkë duhet të hani sa më pak

* Këshillohet që në mëngjes të konsumoni karbohidrate në mënyrë që ushqimi të tretet sa më ngadalë dhe ju të mos ndieni uri gjatë ditës

* Hurmat, këshillohen për pacientët me ulcerë, ato janë një burim i shkëlqyer i sheqerit, fibrave, karbohidrateve, kaliumit dhe magnezit

* Pacientët duhet të përdorin edhe bajame, të cilat nga ana e tyre janë të pasura në proteina dhe fibra si dhe përmbajnë shumë pak yndyra

* Bananet janë një fryt shumë qetësues për stomakun, pasi ato janë të pasura me kalium, magnez dhe karbohidrate

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Jan 30, 2011 5:44 pm

A jam UNË shtatzënë?
10 shenjat më të zakonshme të shtatzënisë
Disa gra janë të sigurta që janë shtatzënë që në momentin kur ndodh, për disa të tjera duhen 5 teste pozitive shtatzënie, së bashku me një sërë simptomash që të jenë vërtet të sigurta. Në qoftë se po mendoni se mund të jeni shtatzënë, shpresojmë që lista jonë e shenjave më të zakonshme të shtatzënisë t’ju ndihmojë që të gjeni përgjigjet që po shpresoni! Mos harroni, çdo grua është e ndryshme, kështu që ju mund të mos përjetoni që të gjitha nga 10 shenjat më të zakonshme.

1 Gjoks të ndjeshëm.

Në qoftë se jeni shtatzënë, ju do të dalloni që gjoksi juaj do të jetë i ndjeshëm. Këtë do ta vini re rreth tre javë pas zënies së fëmijës, kur menstruacionet janë rreth 1 javë me vonesë. Ato mund të ndihen të fryra, ashtu siç fryhen kur pritet cikli mujor.

2 Njolla të vogla ose kontraktime.

Në qoftë se jeni shtatzënë, njolla të vogla ngjyrë rozë mund të ndodhin në kohën e implementimit, kur embrioni mbillet (ngjitet) në mitër. Kjo ndodh rreth 8 deri në 10 ditë pas ovulacionit, pak më herët seç pritet cikli mujor. Ju mund të dalloni rrjedhjen e implementimit që është në formë njolle ngjyrë rozë dhe jo e trashë dhe e kuqe. Këto kontraktime mund të jenë të zakonshme në shtatzëninë e hershme. Derisa embrioni të vendosi pozicionin e tij dhe të mbështetet në kockën e pelvisit në tre mujorin e parë, do të ketë kontraktime të ngjashme me ato të menstruacioneve. Në fakt, kontraktimet e mitrës janë një gjë e zakonshme dhe ndodhin vazhdimisht si gjatë ushtrimeve fizike, orgazmës ashtu edhe gjatë ndryshimeve të thjeshta të pozicioneve.



3 Errësimi i aoreolave.

Në shtatzëninë e hershme gjatë kohës që prisni menstruacionet ju mund të dalloni që aoreolat (pjesa e errët që rrethon thithat e gjoksit) fillojnë të theksohen dhe të rriten në diametër. Besohet që ngjyra e errët e aoreloës ndihmon fëmijën e porsalindur të gjejë thithën për tu ushqyer me qumësht.

4 Këputje ekstreme.

Në qoftë se jeni shtatzënë, një simptomë shumë e zakonshme në javët e para është lodhja. fazë temperatura ulet). Kur veza është fertilizuar në tubin fallopian, nis një udhëtim për në mitër që zgjat rreth 1 javë, ku edhe mbillet. Është pikërisht në këtë kohë që trupi juaj mund të ndjejë që ju jeni shtatzënë. Kur hormoni HCG është liruar, gruaja zakonisht përjeton një rritje temperature, po aq dramatike sa e para, por mund të ndjehet rreth 1 javë deri në 12 ditë pas rritjes së temperaturës së ovulimit.

5 Marrje mendsh dhe të vjella.

Në qoftë se jeni shtatzënë, ju do të përjetoni “sëmundjen e mëngjesit” që në javët e para të zënies. Përzierja dhe marrja e mendve mund të ndodhë në çdo kohë- ditën dhe natën.



6 Urinim i shpeshtë.

Gjatë kohës që menstruacionet janë 1 ose 2 javë me vonesë, ju mund të zbuloni se po urinoni më shpesh se zakonisht. Kjo ndodh për shkak se fëmija që po rritet në uterus ushtron presion në fshikëzën tuaj.

7 Kapsllëk

Ju mund të ndjeni ndryshim në tretje. Hormonet e prodhuara me tepri gjatë shtatzënisë bëjnë që zorrët të jenë më të relaksuara.

8 Rritje të temperaturës bazë të trupit.

Ju mund të jeni vërtet shtatzënë në qoftë se temperatura bazë e trupit qëndron e rritur edhe pas kohës që duhet të kishit menstruacionet dhe nuk ulet në nivelin pre-ovulacion (në këtë fazë temperatura ulet). Kur veza është fertilizuar në tubin fallopian, nis një udhëtim për në mitër që zgjat rreth 1 javë, ku edhe mbillet. Është pikërisht në këtë kohë që trupi juaj mund të ndjejë që ju jeni shtatzënë. Kur hormoni HCG është liruar, gruaja zakonisht përjeton një rritje temperature, po aq dramatike sa e para, por mund të ndjehet rreth 1 javë deri në 12 ditë pas rritjes së temperaturës së ovulimit.

9 Mungesë menstruacioni.

Kjo mund të jetë shenja e parë e shtatzënisë, sidomos në qoftë se ju keni një cikël të rregullt. E kombinuar me shenjat e tjera pozitive, ju mund të jeni e sigurt se jeni shtatzënë edhe përpara se të bëni testin e posaçëm.

10 Testi i shtatzënisë.

Në qoftë se cikli juaj mujor është qoftë edhe 1 ditë me vonesë ju jeni gati të njihni të vërtetën; të bëni një test shtatzënie në shtëpi. Një test urine mund të përdoret që 10 deri në 14 ditë pas fertilizimit. Në qoftë se nuk mund të prisni deri në mungesën e menstruacioneve, një test shtatzënie gjaku mund të bëhet që në 8 deri në 10 ditë pas fertilizimit. Kujto që testet e shtatzënisë nuk janë 100% të sigurta, as ato të gjakut. Në qoftë se rezultati është negativ dhe ju përsëri ndiheni shtatzënë përsëriteni testin 1 javë më vonë. Fat të mbarë

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Jan 30, 2011 5:44 pm

Parandaloni herpesin gjenital
Herpesi gjenital është një sëmundje seksualisht e transmetueshme mjaft e shpeshtë. Mjekët tërheqin vëmendjen të trajtohet në kohë, sepse sëmundja mund të bëhet kronike dhe të shkaktojë ndërlikime serioze.
Çfarë është herpesi gjenital?

Ky është një lloj infeksioni që transmetohet në rrugë seksuale. Numri i bartësve me herpes gjenital po rritet nga viti në vit. Llogaritet se raporti i kësaj sëmundjeje është 1 me 4 me gonokokët. Vlen të theksohet se herpesi gjenital shoqërohet me një sërë sëmundjesh të tjera si: trikomonas, klamida, sifiliz, gonokokët, kandida.

Nga se shkaktohet?

Shkaktari është herpes virus simplex (HSR) që përmbledh HSr1 dhe HSr2, herpezoster, virusin pseudorobik. Në përgjithësi HSr2 është shkaktari i herpesit gjenital dhe anal, kurse HRs1 prek kryesisht mukozat bukale (të gojës).

Si shfaqet sëmundja?

Periudha e inkubacionit është 3-20 ditë dhe fillimisht shfaqet me prurit (të kruara), djegie dhe dhimbje. Brenda disa ditësh shfaqet vezikat (puçrra të vogla), që paraqiten të vogla sa një kokë gjilpëre të grupuara me likid në fillim transparentë dhe më vonë bëhet me qelb. Këto zëvendësohen me kore dhe në fund me ndryshim të ngjyrës në vendin ku shfaqet dëmtimi (pigmentacion).

Si shfaqet herpesi gjenital i tipit 2?

Ky lloj herpesi shfaqet ndryshe te meshkujt dhe te femrat. Kështu te meshkujt preken kryesisht mukozat e glandulës. Kur herpesi prek uretrën, mashkulli ndjen dhimbje të ngjashme të gonorresë, gjatë aktit seksual. Ndërsa te femrat lezionet (dëmtimet) janë në mukozat e labilave të mëdha dhe të vogla në regjionin anal dhe vaginë, në qafën e uterusit. Mukoza është e kuqe, fillojnë erozionet, ulçeracionet dhe fisurat. Zgjatja mesatare e eliminimit të virusit që nga shfaqja e lezioneve deri në kulturën e fundit pozitive është rreth 11 ditë. Në 30% të rasteve ka dhe shenja me edemapati inguinale (zmadhim i gjëndrave në fund të barkut). Në 2-3% të rasteve mund të shoqërohet me shenja meningiale, dhimbje koke, fotofobi (mosdurim i dritës), rigititet të qafës (ngurtësim të qafës).

Po herpesi tip 1 si shfaqet?

Infeksioni primar ndodh te fëmijët në 60% të rasteve me formë të fshehtë, paraqitet me puçrra në zonën e hundës, mishrave të dhëmbëve dhe me temperaturë të lartë deri në 40 gradë. Kjo formë zakonisht shërohet pa trajtim brenda 7-12 ditësh.

Ndodh që herpesi të përsëritet?

Rreth 2/3 e të sëmurëve që shfaqin primo infeksion gjenital shërohen pa u mjekuar, kurse pjesa tjetër vazhdojnë të jenë mbartës të virusit në organizëm. Këto raste përfundojnë të bëhen kronikë. Shpesh diagnoza vështirësohet pasi herpesi gjenital shoqërohet me infeksion dytësor.

Herpesi gjenital mund të shfaqet gjatë shtatzënisë

Herpesi gjenital është i shpeshtë te gratë shtatzëna. Pjesa më e madh e infeksioneve intrauterine çojnë në vdekje të fetusit. Rreziku i transmetimit të sëmundjes nga nëna e sëmurë te fëmija gjatë lindjes në rrugë natyrale është 50%.

Si mund të diagnostikohet sëmundja?

Në shumicën e rasteve diagnoza klinike është e qartë dhe konfirmohet nga ekzaminimi direkt i rezultateve. Në rastet pa simptoma klinike mund të nevojitet diagnostikimi etiologjik

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Jan 30, 2011 5:44 pm

Humbni peshë gjatë shtatzënisë
Humbja e peshës gjatë shtatzënisë mund ta përmirësojë shëndetin e foshnjave të lindura nga gratë obeze me diabet gjatë kësaj periudhe.
Tradicionalisht mjekët nuk kanë preferuar të këshillojnë gratë shtatzëna për të humbur peshën, madje edhe nëse janë obeze (të trasha). Në të vërtetë, të dhënat tregojnë se gratë e trasha shtojnë edhe 7 deri në 9 kilogramë gjatë periudhës së barrës. Fëmijët e lindur nga gratë e shëndosha rrezikohen më shumë nga defektet neurale, defektet kongjenitale të zemrës dhe disa probleme tjera serioze. Ndërsa, shumica e grave as pas lindjes nuk e humbin të gjithë peshën të cilën e shtojnë gjatë shtatzënisë, duke e ngarkuar shëndetin e tyre edhe me mbipeshë. Kjo i ka shtyrë disa mjekë të pyesin, nëse është më mirë që gratë e mbipeshë të ruajnë peshën e tyre, ose të humbin atë gjatë shtatzënisë.



Doktor Raul Artal, profesor dhe kryetar i departamentit të obstetrikës, gjinekologjisë dhe shëndetit të femrave në Universitetin e Saint Louis (SHBA), dhe kolegët e tij kanë studiuar 96 shtatzëna me mbipeshë me diabet. Diabeti gjatë shtatzënisë është sëmundje me nivel të lartë të sheqerit në gjak që paraqitet tek gratë vetëm gjatë kësaj periudhe dhe të cilat nuk kanë pasur diabet më herët; ky lloj diabeti zakonisht largohet pas periudhës së shtatzënisë. Gratë të cilat janë studiuar, kanë zgjedhur ushqim me kalori të reduktuar ose ushqim të pasur me kalori por edhe ushtrime – ecje për rreth 20 minuta pas çdo ngrënie. Rreth gjysma e grave në grupin që janë marrë me ushtrime kanë ruajtur peshën e tyre ose kanë rënë në peshë, përderisa katër nga pesë gra në grupin e atyre që vetëm kanë mbajtur dietë (pa ushtrime fizike), kanë pasur rritje të peshës. “Femrat të cilat e kanë ruajtur peshën gjatë shtatzënisë, ose e kanë humbur atë dhe kanë bërë ushtrime, kanë më pak komplikime krahasuar me ato që kanë qenë vetëm në dietë”, thonë studiuesit. “Ne kemi parë që këto gra kanë lindur foshnje me madhësi normale, që do të thotë se kjo luan rol në uljen e komplikimeve”.

A është e sigurt që gratë e trasha të humbin peshën gjatë shtatzënisë? Doktor Christofer Glantz, profesor i obstetrikës dhe gjinekologjisë në Universitetin Rochester (New York), thotë “JO”. Ai thekson se studimet e sipërpërmendura janë të pakta dhe të kufizuara për tu aplikuar tek të gjitha gratë e shëndosha gjatë shtatzënisë. Ai thotë se studimet që thonë se “humbja e peshës gjatë shtatzënisë është gjithmonë e mirë”, duhet të ristudiohet. “Përvoja ime thotë se foshnjat lindin të shëndosha kur gratë e trasha nuk shtojnë peshën ose shtojnë atë deri në 6 kilogramë, sa edhe rekomandohet”, ka thënë Dr. Glantz. “Për gratë e kategorisë më të lartë të obezitetit, nuk është problem edhe nëse ata humbin peshën”.Megjithatë, studiuesit potencojnë rëndësinë e ushtrimeve gjatë shtatzënisë, veçanërisht për gratë e shëndosha. “E dimë se ushtrimet në shtatzëni janë të shëndetshme për çdokënd”, thonë ata. “Kur flasim për ushtrime fizike, flasim vetëm për ecjen – forma më e sigurt e ushtrimeve.



Nëse janë të trasha, gratë shtatzëna mund të merren me ecje të një rritmi mesatar, që është edhe më e dobishme. Edhe marrja e ushqimit me kalori të ulët është po ashtu e dobishme”.Është e rëndësishme të kuptohet fakti se shtatzënia është periudha e mos-aktivitetit dhe ngrënies së tepërt. Mesazhi i studimit është se shtatzënia nuk është stad i izolimit, dhe po ashtu nuk duhet të hani për dy persona.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Jan 30, 2011 5:44 pm

Çfarë është gripi i derrave?
Është një sëmundje akute e rrugëve të frymëmarrjes tek derrat, e shkaktuar nga viruse gripale të tipit A, që shkaktojnë epidemi gripale tek kjo kafshë. Edhe pse prek në masë derrat, ngordhshmëria e tyre nga kjo sëmundje mbetet e ulët. Ky virus është zbuluar për herë të parë në vitet ‘30 të shekullit të shkuar.
Xheladin Ujkani, “Kisskoms”

Ky tekst botohet pas konsultimit të Organizatës “Kiscoms” me zyrën e OBSH-s në Prishtinë dhe me Prof. Dr. Isme Humolli- Drejtoreshë e Institutit të Epidemiologjisë në IKSHPK

Ç'është gripi i derrave?

Është sëmundje e organeve të frymëmarrjes të derrave e shkaktuar nga virusi i tipit A. Njerëzit, zakonisht nuk sëmurën nga gripi i derrave, por infeksioni ndër njerëz mund të ndodhë. Aktualisht tek njerëzit është raportuar infeksioni me virusin e gripit të derrave, tipi H1N1.



A sëmurën njerëzit nga gripi i derrave?

Normalisht, njerëzit nuk sëmurën nga gripi i derrave, por infeksioni ndër njerëz mund të ndodhë. Është raportuar se virusi i gripit të derrave përhapet nga njeriu në njeri, por nuk dihet saktësisht si ndodh përhapja e virusit.

Cilat janë shenjat e sëmundjes së gripit të derrave ndër njerëz?

Simptomat e gripit të derrave janë të njëjta me ato të gripit të zakonshëm: temperaturë, kollë, dhembje fyti, dhembje trupi, dhembje koke dhe plogështi. Në disa raste mund të paraqitet edhe vjellja dhe diarreja. Komplikim më i shpeshtë i sëmundjes është pneumonia.

Si përhapet gripi i derrave ndër njerëz?

Virusi i gripit të derrave përhapet në të njëjtën mënyrë si gripi i zakonshëm (sezonal). Virusi përhapet nëpërmjet ajrit nga një person në tjetrin gjatë kollitjes dhe teshtitjes së personave të sëmurë me grip.
Virusi përhapet edhe duke prekur gojën, hundën dhe sytë me duar të papastra apo gjësendet që përmbajnë virusin e gripit.
Personi i infektuar me virusin e gripit të derrave përhap sëmundjen tek personat e tjerë një ditë para se të shfaqen shenjat e sëmundjes dhe shtatë ditë pasi të jenë shfaqur shenjat e sëmundjes.



Njerëzit mund të infektohen duke ngrënë mishin e derrit?

Jo, virusi i gripit te derrit nuk transmetohet në ushqim; nuk mund të infektohesh nga gripi i derrit duke ngrënë mishin ose produktet që kemi prej tij. Mishi mund të hahet i gatuar në mënyrë të kujdesshme, duke gatuar në temperature 70-80 gradë. Viruset e gripit të derrit ashtu si dhe bakteret e viruset e gjallesave të tjera nuk u rezistojnë dot temperaturave të larta.

Si parandalohet gripi i derrave?

Nuk ka vaksinë e cila mbron kundër gripit të derrave, por sëmundja mund të parandalohet nëse respektohen këto parime:

* Mbuloje hundën dhe gojën me shami gjatë kollitjes dhe teshtitjes.
* Hedhe në vend të sigurt facoletën pas përdorimit.
* Pastroji rregullisht duart me sapun dhe ujë të nxehtë, veçanërisht pas kollës, teshtitjes dhe prekjes së gjësendeve.
* Mos i prek sytë, hundën dhe gojën me duar të papastra.
* Evitoni kontaktet me personat e sëmurë nga gripi.
* Nëse sëmurësh me grip mos shko në punë, shkollë, hapësira publike, qëndro në shtëpi për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Këshilla për të sëmurët?
* Pini më shumë lëngje,
* Pushoni,
* Merrni ushqim cilësor me vitamina.

Ekziston terapia antivirusale, e cila duhet të përdoret pas përshkrimit nga ana e mjekut. Terapia në fjalë është e suksesshme nëse merret sa më shpejt pas paraqitjes së shenjave të sëmundjes.

Vërejtje:

Autoritet shëndetësore kosovare kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së mundshme të gripit të derrave dhe për këtë arsye nuk ka vend për panik.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Jan 30, 2011 5:44 pm

Infarkti, si ta parandalojmë
Pesha që zënë sëmundjet kardiovaskulare të zemrës, ka pësuar rritje të ndjeshme me kalimin e viteve. Janë të shumta rastet në të cilat krizat e zemrës shkaktojnë vdekje të parakohshme ose gjymtim të organeve të trupit të njeriut.
Dr. Lutfie Muka, kardiologe

Faktorët rriskues të këtyre sëmundjeve kanë filluar të shfaqen në masë edhe tek të rinjtë. Çelësi i eliminimit të këtyre sëmundjeve ka të bëjë me ndjekjen e vizitave dhe konsultave të rregullta te mjeku. Është shumë e rëndësishme që të mbahet një balancë e mirë, ndërmjet përdorimit të medikamenteve dhe llojeve të tjera të terapive mjekësore për ndalimin e këtyre sëmundjeve.

Sëmundjet e zemrës

Zemra është organi që bën pastrimin e gjakut. Dhe në rastin e sëmundjeve të zemrës kemi prishje te funksionit te saj si pompë. Kur zemra nuk funksionon siç duhet si pompë atëherë ka vështirësi të shumta në dërgimin e gjakut të pastruar në pjesët e duhura të organizmit. Kjo do të vështirësojë punën e organizmit si dhe nuk do të lejojë furnizimin e tij me oksigjen dhe lëndë ushqimore.

Në këto sëmundje futen grupime të ndryshme si ato të prishjes së ritmit të zemrës, infarktet. Me e shpeshta nga këto, është ajo e ngushtimit të enëve të gjakut të këtij organi. Ndërkohë, që në masë shkaktohen edhe sëmundjet e zemrës reumatizmale të cilat shkaktohen në fëmijëri, por shenjat klinike mund të shfaqen në mosha të mëdha.

Ekzistojnë dy lloje të tjera sëmundjesh siç janë hipertensioni dhe hipotensioni. Rritja e shifrave të trysnisë arteriore mbi normë njihet si hipertension. Një nga shkaqet kryesore të kësaj gjendjeje është dhe humbja e elasticitetit të enëve të gjakut.

Kjo sëmundje quhet ndryshe arteriosklerozë dhe prek shumë njerëz. Ato shkaktohen nga ndryshimi i tensionit arterial që shkon në zemër. Kur prishet ritmi i zemrës kemi aritmitë që janë dy llojesh, me ritëm të shtuar ose takikarditë ose me ritëm të ngadalësuar që janë bradikarditë.

Hipertensioni arterial është një nga sëmundjet që bashkë me të tjerat shkakton numrin më të madh të vdekjeve tek njerëzit. Përgjithësisht kjo kategori sot luftohet nëpërmjet medikamenteve. Një pjesë e madhe e sëmundjeve të zemrës janë të lindura. Këtu është shumë e vështirë për të ndërhyrë por mundet që në saje të operacioneve të zëvendësohen pjesët e dëmtuara me ato të padëmtuarat.

Ataket në zemër ndodhin kur furnizimi i pjesëve të zemrës me gjak rrallohet apo pritet fare. Shkaqet që e krijojnë janë arterie të bllokuara nga grumbullime rezervash dhjami ose ndonjë koagulim (mpiksje gjaku) në ndonjë prej arterieve koronare.

Stadi i fundit i sëmundjes së zemrës është pamjaftueshmëria e zemrës (insuficienca kardiake) në të cilën zemra nuk e kryen funksionin e saj dhe njeriu bëhet invalid. Në momentin kur kjo pamjaftueshmëri nuk mund të përballohet nga organizmi atëherë organizmi vdes.

Simptomat dalluese
Simptomat përcaktuese për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës janë të ndryshme sipas kategorive të prekura. Shumë herë ka ndodhur që pacienti të ketë trashëguar këto sëmundje që nga fëmijëria, por simptomat dalluese kanë qenë të fshehura duke mos e zbuluar sëmundjen.

Kjo sjell probleme të mëdha në shëndetin e pacientit, të cilat do të shfaqen me kalimin e viteve. Ndaj është e rëndësishme që të mbahen kontakte të vazhdueshme me mjekun kardiolog. Që një pacient të kuptojë se vuan nga zemra duhet të ketë shenja të tilla dalluese si vështirësi në frymëmarrje, dhimbje gjoksi të cilat shtohen vazhdimisht.

Lodhjet dhe debulesat që shfaqen gjatë aktiviteteve të ndryshme sidomos atyre sportive, si përshembull ngjitja dhe zbritja e shkallëve, në të tilla raste ka edhe rrahje të shpeshta e të ç’rregullta të organit të zemrës.

Edhe në rastet kur i sëmuri ulet për të fjetur dhe gjatë kontaktit që ka me çarçafët e ftohtë mund të vërehet edhe shkalla e problemeve të zemrës. Një tjetër shenjë dalluese është edhe vështirësia në ecje, e cila shkaktohet si pasojë e mos qarkullimit si duhet të gjakut brenda organizimit.

Por ka dhe simptoma të tjera siç janë ato të marrjes së frymës, ënjtje e këmbëve, nxirje e buzëve, ose edhe dhimbje kur kemi infarkt për arsye se ndodh vdekje e një pjese të murit të dhomave të zemrës.

Shkaktarët

Shkaqet nga të cilat, lindin sëmundjet e zemrës janë nga më të ndryshmet. Sipas kategorive të sëmundjes që u përmendën më lart. Sëmundja e ngushtimit të enëve të gjakut ka faktorë risku madhore dhe minorë të cilët varen nga organizmi dhe nga veprimtaria e tij në mjedisin ku ndodhet. Hipertensioni arterial, shkaktohet nga diabeti si dhe nga sëmundjet e obezitetit duke ia vështirësuar punën e funksionimit zemrës në të gjitha aspektet.

Ndërkohë që diabeti ndikon dhe në shfaqjen e atakeve dhe të infarktit të miokardit, duke ngushtuar kështu së tepërmi enët e gjakut. Ndërkohë që kërcënuesit më seriozë për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës janë përdorimi i lartë i alkoolit dhe duhanit të cilat mund të japin goditje të menjëhershme në zemër.

Duke qenë se shoqëria ecën para duhet pasur kujdes ndaj këtyre rreziqeve. Më parë këto si sëmundje nuk ekzistonin pikërisht për shkak të përdorimit në masë të paktë të këtyre produkteve. Ndërsa sot gjendja është bërë për të qarë hallin sepse jo vetëm të moshuarit por po shtohet në masë dhe numri i të rinjve të prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.

Gjithashtu dhe pakësimi i veprimtarive sportive dhe të bërit e një jete sedentare e shton mundësinë e të prekurit nga këto sëmundje. Ndërkohë që një nga shkaktarët e shpeshtë të infarktit myokardial është dhe tensioni i larte i gjakut ose hypertensioni.

Në pjesën më të madhe të rasteve emocionet e forta janë dhe shkaktari kryesor i sëmundjeve vdekjeprurës të zemrës. Emocionet dhe streset ndikojnë në shpërthimin e sëmundjeve të zemrës.

Ekzaminimet
Që nga fazat e para të sëmundjes është e nevojshme që pacienti të paraqitet pranë mjekut specialist për të bërë “EKG” e zemrës. Ky ekzaminim është edhe hapi fillestar që shërben për përcaktimin e një prognoze të saktë të sëmundjes.

Më pas duhet bërë një ekokardiogramë. Nëpërmjet bërjes së kësaj grafie të zemrës, mund të zbulohen shumë detaje dhe shqetësime të këtij organi, që pacienti më parë mund të mos i ketë ndjerë.

Kjo është një metodë shumë e rëndësishme që nuk e shpon me gjilpëra të sëmurin, si dhe jep të dhëna të sakta. Ciklorigometria është një tjetër lloj ekzaminimi që shërben për të parë sesa ka avancuar sëmundja e ngushtimit të enëve të gjakut. Në gjuhën popullore kjo njihet ndryshe edhe si biçikletë e zemrës.

Në përqindjen më të madhe të rasteve ajo jep edhe diagnozën e saktë të sëmundjes. Ekzaminimi tjetër është edhe koronografia.

Kategoritë më të prekura dhe trajtimet mjekësore
Në sëmundjet e zemrës janë të përfshira të gjitha moshat. Përgjithësisht sëmundja është në masë tek moshat e mëdha, por fatkeqësisht ky raport ka filluar të marrë përmasa të tjera.

Kohët e fundit i janë shtuar listës së prekur nga sëmundjet e zemrës edhe moshat e reja. Ndryshe ndodh për sëmundjet e lindura të zemrës. Ata takohen që në fëmijëri. E meta në këtë rast është se nuk japin shenja klinike që në moshë të vogël.

Duke e gënjyer kështu pacientin se nuk vuan nga ndonjë sëmundje. Këto të fundit të lëna pa kurim për shkak të mungesës së shenjave klinike kanë rezultuar shumë të dëmshme për shëndetin, duke sjellë dhe pasoja fatale për jetën. Trajtimet mjekësore, ndikojnë në pjesën e madhe të rasteve të sëmundjes këto janë dhe shpëtimi më i madh për të sëmurët e zemrës.

Një kujdes sa më i rreptë medikamentoz është dhe çelësi kryesor për mbajtjen e sëmundjes nën kontroll. Nëpërmjet mjekimit mund të bëhet dhe një prognozë e saktë e ecurisë së sëmundjes. Bashkëpunimi i ngushtë mes mjekut dhe pacientit mund të sjellë rezultatet më pozitive për shmangien e kësaj sëmundjeje.

Ndërhyrjet kirurgjikale

Në shumë raste kur defektet e zemrës janë të pakorrigjueshëm me anë të përdorimit të medikamenteve, është e nevojshme që të ndërhyhet për riparim të pjesëve të dëmtuara me anë të ndërhyrjeve kirurgjikale.

Këto të fundit bëhen për disa patologji të veçanta siç janë sëmundjet e zemrës të lindura, të cilat rregullohen vetëm nga operacionet, po në këtë grupim futen dhe disa kategori të tjera sëmundjesh të cilat janë të fituara, siç janë bypass-et dhe ngushtimet e enëve të gjakut.

Është shumë e rëndësishme dhe thelbësore që në operacionet e zemrës të planifikohet koha e duhur për realizimin e ndërhyrjes. Kjo sepse dhe rezultate do të jenë të duhurat kur është e nevojshme dhe pozitive për shëndetin e pacientit. në të tilla raste marrin pjesë si mjeku kardiolog, i cili ka vërtetuar diagnozën e sëmundjes ashtu edhe ai kardiokirurg që do të bëjë operacionin.

Në ndërhyrjet e zemrës duhet përcaktuar saktë koha e bërjes së operacionit. Të sëmurët e zemrës duhet të jenë vazhdimisht nën kontrollin e mjekut për të përcaktuar kohën e saktë të ndërhyrjes e cila do të japë efektet e duhura në shëndetin e pacientëve.
Nga studimet e bëra thuhet se ndërhyrjet kirurgjikale janë më të efektshme se sa trajtimet medikamentoze dhe më pak të kushtueshme se sa trajtimi konservativ me ilaçe.

Konsultat

Zhvillimi i konsultave të vazhdueshme me mjekun specialist është edhe baza kryesore për trajtimin e këtyre sëmundjeve vdekjeprurëse. Sa më i shpeshtë të jetë kontrolli aq më e madhe do të jetë dhe mundësia e diagnostikimit të hershëm të sëmundjes, e cila do të ndihmonte në mënjanimin e faktorëve rriskues për jetën e pacientit.

Kujdesi për zemrën gjatë vjeshtës dhe dimrit

Ato shkaktohen nga virozat e stinës së vjeshtës dhe të dimrit dhe janë shumë të rrezikshme për shëndetin e pacientëve pasi mund të shkaktojnë vdekje të menjëhershme nëse nuk do të kurohen në kohë.

Këto njihen ndryshe si perikardit ose miokardit. Në gjuhën popullore këto raste njihen si mbushja e zemrës me një. Kjo sëmundje që mund të mbartë pasoja fatale për jetën takohet gjatë periudhave të lagështa të vitit dhe kërkon një trajtim të vazhdueshëm dhe sa më të rregullt mjekësorë.

Në këtë rast qarkullimi i gjakut nëpër pjesë të ndryshme të trupit bëhet shumë i vështirë pasi dhe pastrimi i tij në zemër nuk bëhet siç duhet. Shpesh kjo lloj sëmundjeje takohet dhe te moshat më të vogla dhe te të rinjtë. Në këtë rast vjen duke u zmadhuar pambarimisht zemra duke quar në dobësim të muskujve dhe veprimtarisë së muskujve të zemrës, të cilat duhen kapur që në fazat e para të sëmundjes por të anashkaluar simptomat mortale që mund të lërë.

Është e nevojshme që kur kalohet një fazë gripi dhe individi ka temperatura, dhe ka marrje të frymës të larta atëherë është e nevojshme që të kontrollohet me kujdes te mjeku gjendja sepse në të tilla raste janë të shumta sëmundjet e zemrës që lindin.

Infarkti miokardit i zemrës

Muskuli i zemrës ushqehet me gjak nëpërmjet arterieve. Kur bllokohet njëra nga këta arterie miokardi vuan për praninë e oksigjenit. Kështu që kjo pjesë e muskulit që nuk merr oksigjenin e mjaftueshëm vdes duke paralizuar një pjesë të funksionit të zemrës.

Pikërisht vdekja e një pjese të muskulit të zemrës si pasojë e mungesës së furnizimit me gjak quhet infarkti miokardit. Shenjat kryesore të goditjes nga infarkti janë dhembja në pjesën e kraharorit mbi zemrën e cila shtrihet drejt qafës, shpatullës dhe krahut të majtë. Vdekja nga kjo sëmundje përbën dhe 56 për qind të të gjitha rasteve të shkaktuara nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut.

Simptomat e infarkteve

Bllokim, shtrëngim ose dhimbje në kraharor për më shumë se dy minuta (dhimbja nuk është e thënë të jetë pikërisht nën gjoksin e majtë. Dhimbja mund të shfaqet gradualisht duke u rritur nga masa në masë.

Në fillim ajo shfaqet në formën e një ndjesie të çuditshme e shoqëruar me shume dhimbje, por me shume si shtrëngim, si ngërç në kraharor. Ndërkohë që shenja të tjera dalluese janë dhimbjet e forta të kokës, marrje mendsh, rënie të fikëti, djersë, provokime të vjellash ose mungesë mbushjeje me frymë. Ndërkohë që dhimbjet. Probleme me krahët dhe nofullat, të cilat lëvizin me vështirësi, edhe pse mund të shfaqet gradualisht me kalimin e kohës.

Zemra mund të preket dhe nga infeksionet

Dëmtimi i mureve të zemrës dhe kllapave të saj mund të vijë dhe nga infeksionet e ndryshme. Kështu sëmundjet reumatizmale të zemrës shkaktohen nga një infeksion bakterial i marrë në rrethana të ndryshme.

Dërgimi i këtij bakteri nëpërmjet gjakut në zemër mund të lërë pasoja të rënda të cilat dëmtojnë kllapat e zemrës. Janë të shumta bakteret, viruset që prekin shtresat e mureve të zemrës duke shkaktuar dhembje, aritmi e dëmtime të tjera.

Aritmia

Kjo njihet ndryshe si ritmi i çrregullt i rrahjeve të zemrës. Ato shkaktohen nga ndryshimi i punës së ritmit të zemrës, ose nga .çrregullimet e tejçimit të nxitjes së zemrës. Rrahjet e zemrës në një ritëm më të lartë se 100 për minutë njihen si takikardi. Në këtë rast pjesët përbërëse të këtij organi nuk punojnë njësoj ndaj dhe puna e zemrës çorientohet.

Çrregullimet e ritmit mund të gjenden në masë tek njerëzit e shëndoshë, të cilët përdorin një sërë medikamentesh që mund të lënë efekte anësore. Simptomat dalluese në këtë rast janë vështirësi në frymëmarrje, presion pulsor i rritur. Mund edhe të mos ketë simptoma.

Ndërkohë që pulsi është totalisht i çrregullt të sëmurët ndiejnë dhe parehati në gjoks, presion gjaku i ulët, sinkopë, takikardi. Trajtimi në të tilla raste duhet bërë me mbrojtjet e ventrikujve të zemrës nëpërmjet goditjeve elektrike të cilat e kthejnë ritmin e zemrës në normal. Karakteristikat e takikardive arteriale janë të shumta.

Veshoret e zemrës kanë vatra të shumta; ritmi i zemrës është i parregullt; kjo lloj aritmie zakonisht shihet në të sëmurët me sëmundje obstruktive të mushkërive. Kontroll i ritmit ventrikular me goditje elektrike nëse pacienti është në rrezik. Ajo mund të zgjasë deri në 30 sekonda. Trajtimi i saj varet nga simptomat që ka. Në qoftë se pulsi nuk ndjehet dhe presioni është i ulët, pacienti duhet trajtuar me anë të goditjeve elektrike të cilat kthejnë funksionin normal të aparatit të zemrës.

Aktivitete sportive

Aktivitete sportive janë shumë të rëndësishme për të mënjanuar problemet e zemrës. Ndërkohë që jo të gjitha kategoritë e pacientëve mund të bëjnë aktivitete sportive.

Shumë njerëz me kondita të ndryshme shëndetësore si sëmundje të mushkërive apo të zemrës mund të shkaktojnë më shumë dëm se sa përfitim nga stërvitja. Para se të përcaktohet se çfarë aktiviteti sportiv do të bëjë është e rëndësishme që të kontaktohet mjeku specialist i cili do të përcaktojë dhe gjendjen e pacientit nëse duhet të bëjë aktivitete sportive dhe se këto aktivitete ndihmojnë në ndonjë aspekt të rëndësishëm.

Sipas ekspertëve rreth 30 minuta aktivitete sportive janë shumë të domosdoshme në ditë për të sëmurët e zemrës. Aty mund të bëhen ushtrime fizike si ecje ose vrapim i lehtë mund të pakësohen dukshëm rrezikun e prekjes nga sëmundjet.

Sipas studimeve të bëra thuhet se për të pasur një zemër të shëndoshë gjatë këtyre ushtrimeve është e rëndësishme që të bëhen më shumë se ushtrime te thjeshta fizike.

Kryesisht ngritja e peshave ndihmon në formimin e muskujve, por të dhenat kanë treguar se një prej muskujve që përfiton nga ky lloj sporti është edhe zemra. Ngritja e peshave pakëson rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, duke ulur nivelin e kolesterolit në gjak nivelin e yndyrave si dhe ndihmon organizmin të asimilojë sheqernat dhe të shmangë komplikacionet kardiovaskulare.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Jan 30, 2011 5:45 pm

Shenjat e para të menopauzës
Mes moshës 45 dhe 50-vjeçare në vezore piqet një numër i vogël i vezëve, kështu që ato tajisin gjithnjë më pak hormone femërore. Pak nga pak ovulacionet rrallohen, kurse menstruacionet ndërpriten: fillon menopauza.
Konsiderohet si gjë normale nëse mbarimi i kohës së frytnimit fillon ndërmjet moshës 45 dhe 55-vjeçare, ndërsa nëse gjakderdhja menstruale ndërpritet para moshës 45-vjeçare, kemi të bëjmë me menopauzën. Kjo ndodh për shumë arsye: për shkak të problemeve të trashëgimisë, të problemeve me organin riprodhues, për shkak të kushteve të këqija të jetesës. Pastaj, është dëshmuar se pirja e duhanit e bllokon para kohe punën e vezoreve.

Ndodh që në kohën ndërmjet moshës 40 dhe 45-vjeçare cikli menstrual papritmas të bëhet i parregullt, kurse gjakderdhja të jetë më e gjatë dhe më e madhe. Në moshën që i paraprin menopauzës, vezoret tajisin më shumë estrogjen sesa ka nevojë, madje jo vetëm gjatë kohës së gjysmës së parë të ciklit (gjë që është normale), porse edhe në gjysmën e dytë. Në këtë mënyrë mukoza e anit është në mënyrë të pabarabartë, prandaj për këtë shkak gjakderdhja është më e gjatë dhe më e madhe. Kur ndodh të ketë gjakderdhje tepër të madhe dhe të gjatë, është gjë e domosdoshme të hiqet endometria.

Gjatë kohës së menopauzës shtrohet si nevojë më e domosdoshme se kurdoherë më parë të bëhen disa analiza. Vizita gjinekologjike dhe Papa-testi, kontrolli i gjinjve në ultrazë dhe analiza e gjakut (kolesteroli, trigliceridet dhe glikemia) janë të domosdoshme. Femrat më të vjetra se 45 vjeçe do të duhej që çdo të dytin vit të kontrollohen në mamografi, ta bëjnë kontrollin radiologjik të gjinjve, me anë të të cilit mund të zbulohet kanceri në fazën e tij fillestare, atëherë kur ka mundësi të shërohet.


A jam në menopauzë?

Në bazë të çrregullimeve dhe të pengesave të shumta, gruaja vetë mund të dyshojë se a gjendet në fazën e paramenopauzës. Ndër shumë gra pengesat e këtilla janë të vogla, porse i ndiejnë gjatë shumë vjetëve, prandaj është mirë të dihet kur janë.

Cilat janë shenjat e menopauzës?

Menstruacionet vijnë më herët ose më vonë, zhduken gjatë disa muajve dhe shfaqen papritmas, janë shumë më të mëdha ose më të shkurtra se përpara.

Kur mund ta di me siguri se jam në menopauzë?

Kur menstruacionet nuk shfaqen disa muaj me radhë. megjithatë, kjo gjë mund të dihet me siguri vetëm me anë të analizës së statusit hormonal. Mjafton të bëhet analiza e gjakut.


A mund të mbetet femra shtatzënë në fazën që i paraprin menopauzës?

Edhe pse pjellshmëria zvogëlohet pas moshës 45-vjeçare, gjatë kohës së menstruacioneve të parregullta mund të ndodh femra të mbetet shtatzënë. Më së miri është të evitohet me anë të hapave me dozë të vogël të hormoneve. Nuk rekomandohet të përdoret spiralja, sepse mund të nisë parregullsi më të madhe të menstruacioneve.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi