Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

U përpoq të arratisej duke u hedhur nga dritarja e makinës së policisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

U përpoq të arratisej duke u hedhur nga dritarja e makinës së policisë

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Jan 29, 2011 2:46 am



Pasi ishte arrestuar në Utah me dyshimin se kishte kryer disa vepra penale, Nicholas Duffy (20 vjeçar) gjatë kohës së vozitjes drejt burgut të qarkut në Salt Lake kërceu nga dritarja e makinës së policisë. Tërë këtë aksion e incizoi kamera e sigurisë në automobil.
I burgosuri së pari u ankua se po i zihej fryma dhe kërkoi nga policia që ta hapnin dritaren për të marrë pak ajër të pastër. Përveç se hapën dritaren, policët ia dhanë edhe një enë plastike në rast se ka nevojë të vjellë.

Vetëm disa minuta pasi policët ia hapën dritaren, Duffy me duar të lidhura pas shpine arriti të heqë rripin e sigurisë dhe pastaj të kërcejë nga dritarja e makinës së policisë. Makina në atë moment po ecte në shpejtësinë rreth 60 km/h.

“Ky i ri kishte fat të madh. Ka mundur ta shkelë ndonjë makinë në lëvizje ose ta godasë kokën në rrugë dhe të mbesë i vdekur në vend”, tha polici Victor Tuezada.

Duffy menjëherë është arrestuar sërish dhe pastaj u dërgua në spitalin e afërt për shkak të lëndimeve që kishte pësuar në duar dhe krahë.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi