Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Mbrojtja e lëkurës, me produkte natyrore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Mbrojtja e lëkurës, me produkte natyrore

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Jan 29, 2011 2:11 am

Mbrojtja e lëkurës, me produkte natyrore

Për të qenë gjithmonë të bukur e tërheqës nuk duhet ta lëmë kurrë veten pas dore. Edhe nëse nuk kemi mundësi, është e nevojshme që gjithmonë të kujdesemi për lëkurën me produkte natyrore.

Recetat për të arritur rezultate maksimale janë të shumta dhe kryesorja, shumë të thjeshta: ushtrime të ndryshme, masazhe çlodhëse çdo ditë dhe një regjim të rregullt në të ngrënë. Dita duhet të nisë e qetë e plot humor dhe të mbyllet po në këtë mënyrë. Rezultati?

Të jeni të sigurt se gjatë gjithë kohës do të keni lëkurë të freskët dhe të shkëlqyeshme, që kushdo do t‘ua ketë zili. Elementet që nuk dalin kurrë jashtë modës janë uji dhe sapuni. Mjafton një trajtim i kujdesshëm dhe efikas, për t‘u dukur si 20 vjeç.

Sot, me ndihmën e shkencës dhe teknologjisë, të cilat kanë përparuar jashtëzakonisht, mund të bëhet diçka më shumë. Produktet e reja kozmetike, me bazë përbërësit natyrorë, janë përhapur kudo, pasi shkenca ka provuar se janë tërësisht të shëndetshme dhe nuk i shkaktojnë probleme lëkurës, por i japin vetëm shkëlqim.

Gjithmonë pas dushit fshihuni me një peshqir të ashpër, duke e fërkuar lëkurën me forcë, në mënyrë që të ndihmoni qarkullimin e gjakut. Pasi të fshiheni, masazhoni trupin me një krem hidratues, apo me një esencë aromatike. Në këtë mënyrë do të keni një zgjim të këndshëm dhe do të jeni gati për një ditë të gjatë e të lodhshme, ndërsa lëkura juaj do të jetë e freskët dhe e shkëlqyeshme.

Ka vajza që përdorin vetëm ujin dhe sapunin, e jo xhel, vaj, apo spraj voluminoz. Mjaft më me kremrat që ngjajnë si projektet e NASA-s. Vajza natyrale e lyen fytyrën me kos, u jep flokëve shkëlqim me limon dhe e përgatit maskën me miell bajameje. Dikur ishin stërgjyshet tona përdoruese të rregullta të produkteve të freskëta, ndërsa sot jemi ne trashëgimtaret e recetave të tyre.

Pas ekologjisë, konsumit etik, jetës natyrore dhe shpenzimit biologjik, sot femrat janë gjithnjë e më të prirura të përdorin produkte natyrore të bëra vetë në fushën e kozmetikës. Maska dhe trajtime 100% natyrore, me fruta, minerale, bimë që aplikohen menjëherë mbi fytyrë, fillimisht të zbutura e më pas të rrahura me çdo lloj vaji, madje edhe me vaj merluci.

Gjithçka është shumë e thjeshtë, që përgatitet në kuzhinë me një pastel ose rrahëse vezësh. Mjafton një manual fitoterapik, vëmendje, pjata shandani dhe më kryesorja, koha për të shpalosur talentin, me anë të recetave natyrore. Me një mollë mund të përgatisni lehtësisht një antioksidues. Nga përzierja e mollës me kosin përftohet një lloj qumështi, i cili pastron dhe lëmon lëkurën.

Përbërësit kozmetikë natyralë janë një mënyrë e këndshme për të trajtuar lëkurën, por shpeshherë mund të bëhet edhe dëfryese nga përdoruesit. Deri tani, këtyre recetave u janë shtuar edhe përbërës të tjerë natyralë, duke iu dhënë një ndihmë të madhe njerëzve që janë alergjikë ndaj kimikateve.

Kohët e fundit, produktet e bëra vetë janë kthyer në një hobi. Shpeshherë ato bëhen edhe dhurata për raste festash. Para se të prodhohen, këshillohet që ato të ekzaminohen në laboratorë të specializuar, për të mos shkaktuar pakënaqësi te konsumatorët.

Fabrikimi i këtyre produkteve kërkon një higjienë maksimale: duar të lara, kupë xhami dhe doreza. Konservimi i tyre bëhet për një periudhë të shkurtër kohore, rreth një muaj. Është e këshillueshme që ena të ruhet në frigorifer, ose në vende hermetikisht të mbyllura.

Ndryshe nga produktet që shiten në dyqane kozmetike, të cilat përmbajnë një numër të madh përbërësish kimikë dhe lëndë të para, kremrat e bërë vetë janë 100% bimore dhe shumë efikase. Është e nevojshme të tregojmë gjithnjë kujdes, sidomos në esencat që përdorim. Veç të tjerash, cilësia e lëndës së parë është kryesore.

Mungesa e emulsionit, erërave dhe pigmenteve i bëjnë ata më natyralë, më të thjeshtë, por më të vështirë për t‘u përthithur nga fytyra.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi