Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Zemra artificiale gati per te zevendesuar natyralen

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Zemra artificiale gati per te zevendesuar natyralen

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Jan 29, 2011 2:05 am



Shkencetaret franceze ne bashkepunim me qendren e Mbrojtjes ajrore dhe hapesires (EADS) – njohur me mire per prodhimin e avionit Airbus, kane krijuar nje prototip zemre artificiale. Dr. Alain Carpentier, kirurgu ne krye te studimit thote se pacientet e pare do te pajisen me organin eksperimetal brenda tre vjeteve te ardhshem.

“Fusha e kerkimit te zevendesimit te pergjithmonshem te zemres fiziologjike me nje aparat artificial ka qene pikesynimi me madhor i studimeve mjekesore” – thote Dr. Peter Weissberg, drejtori i Fondacionit Britanik te Zemres edhe pse ai vete nuk ka marre pjese ne kete studim. “Pyetja qendron nese kjo zemer artificiale do qendroje aq rezistente sa zemra natyra , duke rrahur 60-100 here ne minute per gjate gjithe jetes se pacientit”.

Krijuesit e zemres artificiale thone se deri tani zemra e tyre eshte ajo qe i ngjason me shume se cdo gje tjeter zemres natyrale. Studiuesit e pavarur jane dakord se kjo zemer ka arritur te materializoje nje seri permiresimesh ne krahasim me versionet e mepareshme te zemres artificiale. Tek zemra e re artificiale tashme gjenden jo me nje pompe por dy, duke reflektuar ndertimin e zemres natyrale, si dhe ne te gjenden nje sasi sensoresh te cilet reagojne ndaj aktivitetit fizik dhe automatikisht ngrene dhe ulin rritjen e zemres dhe presionin e gjakut.

Carpenter thote se aparati i ri perbehet prej materialeve bio-teknologjike, te cilat jane te fabrikuara nga inde prej kafsheve te trajtuara kimikisht per te reduktuar rezikun e mpikjes se gjakut, nje problem qe ka dominuar tek versionet e meparshme te zemrave artificiale.

Jarvik 7 nje zemer artificiale qe perdoret sot, nuk ka qene e krijuar per te zevendesuar zemren ne menyre permanente por vetem si organ per asistimin e kirurgeve gjate operacioneve ose transplanteve. Prototipet e krijuar per te zevendesuar zemren si AbioCor apo versioni i eksperimentuar nga MagScrew nuk kane arritur te imitojne rrahjet e zemres sipas aktivitetit fizik dhe nevojes se pacientit.

“Kjo aftesi e kesaj zemre per te lexuar te dhenat fiziologjike eshte nje hap para, i cili do mundesoje pacientet per te patur nje jete me normale” thote presidenti i Shoqerise Amerikane te Zemres, Dr. Timothy Gardner.

Ky eshte nje lajm i mire per rreth 20,000 paciente qe cdo vit jane ne pritje te nje zemre per transplant dhe qe fatkeqsisht vetem cereku i tyre arrin te gjeje nje donator. Mundesia per te patur nje organ artificial do te shkurtoje listat e pritjeve per transplant dhe do te mundesoje nje shanc jete ne 17 milion paciente qe cdo vit vdesin prej semundjeve te zemres. transplantet e para do jene per pacientet ne gjedje kritike te cilet mbahen ne aparate dhe jane ne pritje te vdekjes, por me vone mendohet qe kjo zemer artificiale te vendoset edhe ne moshat e reja qe kane nje shanc me te madh per te mbijetuar dhe per tu rikuperuar me shpejt.

Deri me tani zemra “Camat” eshte testuar me sukses tek kafshet dhe brenda dy vjetesh mendohet qe te aprovohet per testim tek njerezit. Nje prej problemeve qe duhen zgjidhur tek prototipi eshte jeta e baterive. Megjithese Camat ka treguar nje permiresim te madh ne krahasim me zemrat e rivaleve te cilat punonin vetem 30 minuta me bateri, jeta e saj eshte vetem 5-16 ore, nje gje qe krijon problem me rikarikimet e shpeshta. Eshte nje problem i madh per te gjetur menyren e karikimit te baterive pa krijuar infeksion, por meqenese ky aparat eshte krijuar per te ndihmuar 40-50 vjecaret te cilet nuk do kishin shanc tjeter per te jetuar dhe do te vdisnin, karikimi i baterive dis here ne dite nuk eshte ndonje drame e madhe.

Cmimi i zemres artificiale kur te dale ne treg, mendohet te jete rreth 250 mije dollare.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi