Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Trashegimia Kulturore Shqiptare

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Re: Trashegimia Kulturore Shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Jan 29, 2011 12:22 am

Arti pas vitit 1945

Veprimtaria e parë në fushën e arteve figurative, pas clirimit të vendit, është Ekspozita Kombtare, e hapur në prill të vitit 1945, në Tiranë. Në shtypin e kohës ajo u quajt “ekspozita e parë kombtare”, duke mohuar kështu atë të vitit 1931 dhe të tjerat më pas. Pra u duk qartë tendenca për të filluar “gjithëcka nga e para” edhe në art!? Në atë ekspozitë nuk u ftua personaliteti më i shquar i artit shqiptar Odhise Paskali, pasi ende nuk dihej qëndrimi që do të mbante ai ndaj regjimit të ri.
Ekspozita e vitit 1945 dhe sidomos të tjerat që u hapën më pas, përcaktuan dhe drejtimin e ri në artin shqiptar, rrugën e vetme të lejueshme për shtetet komuniste; metodën e realizmit socialist.

Ngritja e instuticioneve artistike

Pas 1945-sës edhe në fushën e artit u bë një punë më e organizuar për ngritjen e instuticioneve. Më 1946 u hap shkolla e mesme artistike që përgatiste piktorë skulptorë dhe grafistë. Në vitin 1954 u ngrit për herë të parë Galeria Kombtare e Arteve, ëndërr disa vjecare e artistëve dhe amatorëve të artit. Aty u grumbulluan veprat më të mira të traditës si dhe të autorëve bashkëkohës. 20 vjet më pas u ndërtua godina e re e Galerisë, ku ndodhet dhe sot dhe u pasurua me një numër më të madh veprash. Në godinën e re është hapur një sallë për vepra të autorëve të huaj ku bëjnë pjesë edhe tablo nga Rembrandt, Ticiani etj.
Piktorët, skulptorët bashkë me artistët e tjerë të skenës dhe ekranit krijuan organizatën e tyre të quajtur Lidhja e Artistëve me qëllim “që të bashkonin përpjekjet për krijimin e artit të ri të realizmit socialist”.

Nxënësit që mbaronin shkollën e mesme artistike në Tiranë vazhdonin studimet në akademitë e arteve në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e tjera të Lindjes. Në vitin 1960, kur Shqipëria u nda nga kampi socialist, studentët u kthyen në atdhe dhe, po atë vit, në Tirane u ngrit Instituti i Lartë i Arteve (sot Akademia e Arteve). Disa vite më vonë u hapën edhe shkolla të tjera artistike. Në qytetet kryesore u ngritën Galeri Arti. U krijuan disa muze kombtarë si Muzeu i Artit Mesjetar në Korcë, Muzeu Arkeologjik në Tiranë etj si dhe disa muze historikë si Muzeu Skënderbeu në Krujë, Muzeu Histrik Kombtar ku vec afreskeve që janë pikturuar aty, ruhen edhe shumë vepra arti origjinale me shumë vlerë. Për studimin e krijimtarisë së arteve figurative, si dhe arteve të tjerë, që nga viti 1986 funksionon Qendra e Studimit të Arteve pranë Akademisë së Shkencave.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Trashegimia Kulturore Shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Jan 29, 2011 12:22 am

Ekspozita, konkurse kombtare dhe monumente

Që nga viti 1945, thuajse çdo vit janë organizuar ekspozita të arteve figurative. Më të rëndësishme quheshin ato me rastin e përvjetorëve të Clirimit dhe të ngjarjeve te tjera kombtare. Janë organizuar gjithashtu edhe shumë konkurse kombtare. Konkursi i parë u shpall më 1948 për krijimin e monumentit të Skënderbeut. Nga ky konkurs fitoi skulptori Janaq Paco (1914-1989) me bocetin e tij që u realizua në bronz pas 10 vjetëve dhe u vendos në qytetin e Krujës (28 nëntor 1959).
Mbas clirimit mori zhvillim të madh skulptura monumentale. Brenda pak viteve u ngritën disa vepra. Nga krijimet më të rëndësishme vlerësohen monumenti ekuestër i Skënderbeut në Tiranë (1968) me autorë O. Paskali, A. Mano, J. Paco; “Monumenti i Pvarësisë” në Vlorë (1972) më autorë K. Rama, M. Dhrami, Sh. Hadëri si dhe disa statuja shtatore dhe monumente të tjera nga Th. Thomai, P. Culi, H. Dule, F. Dushku, A. Mano etj.
Në pikturë u krijuan një numër më i madh veprash. Për herë të parë morën zhvillim thuajse të gjitha zhanret e arteve vizive që nga piktura e skulptura e kavaletit te grafika, skenografia, tekstili, qeramika, qelqi, e deri te mozaiket dhe afresket që u aplikuan në disa godina social kulturore. Në gjithë këtë mori veprash, ndonëse të krijuara nën një censurë të rrepte, u krijuan edhe vepra me vlera të vecanta artistike. Në artet figurative mungon një figurë aq e shquar sa I. Kadare në letërsi, por gjithësesi ashtu si dhe Kadare krijoi kryevepra gjatë periudhës së realizmit socialist, po ashtu edhe mjaft piktorë të talentuar, kanë realizuar tablo të bukura, që s’kanë asgjë të përbashkët me të ashtuquajturën metodë të realizmit socialist.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Trashegimia Kulturore Shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Jan 29, 2011 12:22 am

Skematizimi i krijimtarisë

Pas viteve ’60 në Shqipëri artet zhvilloheshin të shkëputura jo vetëm nga vendet e zhvilluara perëndimore, por edhe nga shtetet e bllokut të Lindjes. Për artistët figurativë ishte i pamundur kontakti me veprat origjinale të autorëve të huaj, qoftë edhe në mënyrë klandestine sic mund të bëhej me tingujt e muzikës apo me letërsinë. Pra ishte mbyllur çdo shteg për të mësuar nga përvoja e artit bashkëkohorë botërorë. Kështu, nga viti në vit, krijimtaria në këtë fushë skematizohej gjithnjë e më shumë dhe artistët e ndjenin veten gjithnjë e më ngushtë. Atëherë filuan disa reagime në forma të ndryshme. Artistë të vecantë preferuan të trajtonin më shumë temën historike, një pjesë e madhe i u përkushtua kryesisht peizazhit; pra u futën ne ato tema dhe gjini ku bëheshin mw lehte përpjekje për t’iu shmangur kanoneve të metodës së realizmit socialist që ngurtëzonte fantazinë krijuese. Nga “devijime’ të tilla qëndroi më pak e prekur krijimtaria e piktorit A. Buza (1905-1987) si dhe një pjesë e madhe e tablove të piktorëve K. Kodheli, (l. 1920), S. Kaceli (l. !913) etj.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Trashegimia Kulturore Shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Jan 29, 2011 12:22 am

Pas viteve ’70 në Shqipëri u krijuan tre breza pedagogësh që përgatisnin artistë të rinj. Grupi i parë vinte nga akademitë e perëndimit, i dyti nga shkollat e vendeve të Lindjes, dhe të tretët ishin përgatitur në Akademinë e Tiranës. Kontradiktat që filluan të shfaqeshin midis tyre vitet e fundit, rikrijonin grupe të tjera që nuk përcaktoheshin nga vendet ku kishin studiuar apo nga mosha, por nga aftësit, talenti dhe kultura e tyre. Përfaqësuesit që luftonin për tu shkëputur nga skematizmi gjendeshin në çdo brez. Por ndaj tyre qëndronte gjithnjë e fortë goditja nga ithtarët e realizmit socialist. Atëherë artistët novatorë mbijetonin duke krijuar dy lloj veprash; tablo për ekspozita, që plotësonin kërkesat e zyrtarëve të artit dhe vepra arti vetëm për në studio, tek të cilat bënin eksperimente artistike për një ditë që do të vinte. Herë pas here, krijime të tilla dorëzoheshin edhe në ekspozita. Ndonëse sillnin vlera të reja artistike ato jo vetëm nuk ekspozoheshin por bëheshin objekt kritikash. Një nga ato tablo ka qenë edhe “Betimi i Vrana Kontit” të S. Kamberit që sot cilësohet midis tablove më të mira. Ndër artistët më të shquar, të asaj periudhe, që mundi të rezistonte duke iu përgjigjur kërkesave të kohës, por të jepte edhe vepra me vlera artistike ka qenë piktori S. Shijaku (l. 1933). Krijimtaria e tij shtrihet në disa gjini si tablo, peizazhe, portrete, afreske dhe së fundi në qeramikë të pikturuar dhe skulpturë.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Trashegimia Kulturore Shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Jan 29, 2011 12:22 am

Përpjekje për liri krijuese

Fantazia krijuese e artistëve më të talentuar gjithënjë ka qenë në luftë me skematizmin e imponuar edhe në artin shqiptar. Ndonëse të izoluar nga krijimtaria bashkëkohore botërore, artistët shqiptarë herë pas here kanë bërë përpjekje për më shumë liri krijuese. Shembulli më i dukshëm i viteve të realizmit socialist, ka qenë ekspozita me titullin sinjifikativ: “Pranvera”-1972 që u hap në Tiranë. Pas disa përpjekjeve latente që u dukën në ekspozitën e një viti më parë (1971), në këtë të dytën u ndje një frymëmarrje më e gjërë. Por goditja kundër saj u bë e menjëherëshme dhe e fortë duke e ndrydhur më shumë artin shqiptar në vitet e mëpasëm. Në ato vite u shfaqën edhe desidentët e parë në pikturën shqiptare si E. Gjergo, E. Hila, A. Oseku, M. Velo etj. Përpjekjet për më shumë liri krijuese shfaqeshin herë pas here edhe në mbrojtjet e diplomave të artistëve të rinj, por ato ndrydheshin më lehtë. Megjithatë ato vazhdonin gjithnjë me guxim deri nga fundi i viteve ’80-të kur studenti E. Rama (l. 1966) me diplomën e tij paralajmëronte për një pikturë që nuk do të ndrydhej më në të ardhmen.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Trashegimia Kulturore Shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Jan 29, 2011 12:22 am

Krijimtaria në ditët tona

Ishte pikërisht viti 1991 kur piktura shqiptare nisi rrugën ku nuk do të ndjehej më tutela e një drejtimi të vetëm artistik, sic provoi gjatë 50 vjetëve. Më shumë se në artet e tjera tani në pikturë vihet re një krijimtari më e larmishme dhe më e madhe. Janë hapur më shumë ekspozita personale ku paraqiten krijime që u përkasin rrymave bashkëkohore të artit botëror. Në këtë fazë, në Shqipëri gjen edhe autorë që ende pikturojnë si në vitet e realizmit, por tonin e pikturës së sotme e japin krijuesit që përpiqen për një gjuhë të vecantë artistike si dhe autorët e rinj me “kapriçot” artistike që tentojnë drejt një stili sa më bashkëkohor. Artistët shqiptarë, deri dje të izoluar brenda vendit të tyre, tani po ballafaqohen me botën për të marreë vlerësimin më të saktë të krijimeve. Deri tani janë arritur suksese në shtete të ndryshëm nga disa autorë shqiptarë ku më i shënuari është ai i piktorit A. Shima në një nga galeritë më të njohura të Londrës dhe që vazhdon edhe sot në disa galeri të Amerikës.

Tani artistët shqiptarë janë të grupuar në shoqata të ndryshme, sipas prirjeve të tyre, ndonëse edhe Lidhja e Artistëve (e themeluar më 1952) ekziston akoma, kuptohet tani me një platformë tjetër, që i përshtatet krijimtarisë së sotme. Në vitin 1993 në Tiranë u ngrit Galeria Te & Gi, e para galeri private ku u grumbulluan një grup artistësh me prirje progesive. Janë hapur edhe galeri të tjera private. Galeria Kombtare është përshtatur krijimtarisë bashkëkohore dhe ka arritur të organizojë ekspozita me pjesmarrjen e artistëve nga shumë vende të botës.
Gjithësesi këto janë hapat e para të artit të ri shqiptar drejt harmonizimit me artin e vendeve të tjera europiane, ndaj të cilëve Shqipëria qëndroi e izoluar vite më parë
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Trashegimia Kulturore Shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Jan 29, 2011 12:22 am

Artistët e Diasporës

Pas pushtimit osman, gjatë shekullit XV-të dhe më vonë, morën rrugën e emirgimit shumë shqiptarë. Midis tyre emigruan edhe të talentuar në art të cilët i zhvilluan prirjet në vendet ku u vendosën. Megjithëse ende nuk është bërë ndonjë studim i plotë njihen disa artistë të shquar. Në Itali albanezëve të Vincencës, Gjon dhe Jeronim u është gdhendur epitafi: “Ille alter Phidias, his Poliklet erat”, që i krahason me dy nga mjeshtrit më të mëdhenj të skulpturës helene. Ndërsa në katedralen Duomo të Milanos, altari është gdhendur nga skulptori me origjinë shqiptare Aleks Tarketa. Shumë artistë shqiptarë u shquan në Venedik. Atje ngritën edhe shkollën e tyre dhe e quajtën “Scuola degli Albanesi”.
Si tekste shkollore u përdorën veprat e humanistëve shqiptarë Marin Bicikemi (1468-1528) dhe Marin Barleti (1460-1512) më të njohurit nga artistët janë piktorët Mark Basaiti (1496-1530) dhe Victor Karpaci (1465-1525). Për origjinën e tyre shqiptare kanë shkruar edhe disa studiues të huaj.

Një nga figurat më të shquara të kësaj periudhe është Aleksandër Albani (1692-1779). Edhe sot ai vlerësohet si një nga të parët koleksionistë të veprave të artit. Vila e tij në Romë që edhe sot quhet “Vila Albani” është nga të parat muze të artit në Europë. Aty ka studiuar edhe arkeologu i njohur J. Winckelman (1717-1768).

Me origjinë shqiptare kanë qenë edhe disa arkitektë të njohur si S. Mehmeti, K. Dulla, S. Atiku etj që zbukuruan Stambollin dhe qendra të tjera të perandorisë osmane si dhe A. Aleksi, M. Tivarasi, Gj. Durrësaku etj që punuan në vise të tjera të Europës.

Artistët e diasporës se re shqiptare janë më të shumtë se ata të kohëve të herëshme. Ata u përkasin rrymave të ndryshme të artit botëror. Në këtë vështrim të shkurtër po vecojmë vetëm katër prej tyre që janë të njohur edhe në artin botëror. Këta janë: fotografi i shquar Gjon Milli (1902-1980), që jetoi dhe krijoi në USA; piktori Abedin Dino (1913-1993) mik me Picasso dhe personalitete te tjera të shquar në Paris; Çatin Saraçi (1902-1974) mik dhe bashkëpunëtor i afërt i ekspresionistit Oskar Kokoshka, gjatë viteve që qëndroi në Londër si dhe Ibrahim Kodra (l. 1916) një nga përfaqësuesit e shquar të kubizmit në Itali.
Gjeografia e artistëve të diasporës së re shqiptare përfshin shumë vende të botës dhe me krijimtarinë e tyre mund të bëhet një album me vepra të bukura arti. Në këtë krijimtari futen edhe tablote e artistëve arvanitas, që banojnë në Greqi. Në vitin 1985 është botuar në Athinë një album me krijimet e disa autorëve më të njohur arvanitas, por krijimtaria e tyre është më e pasur, ashtu sic eshtë më e pasur gjithë krijimtaria e diasporës së re shqiptare e cila po shtohet me autorë të rinj që u larguan nga atdheu pas vitit 1990.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Trashegimia Kulturore Shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Jan 29, 2011 12:23 am

Artistët e Huaj për Shqipërinë

Pikërisht gjatë shekullit XVIII-të, kur në Shqipëri sapo kishte nisur rrugën piktura realiste, në Salonet e Parisit, në disa ekspozita në Angli, Gjermani, Itali, Austri etj., u vendosën edhe tablo me temë shqiptare. Vepra të veçanta ishin krijuar edhe më parë nga autorë të shquar si P. Veroneze (1528-1588) ”Rrethimi i Shkodrës”, A. Durer (1471-1528) “Skënderbeu” vizatim etj., por gjatë shekjve XVIII-XIX-të erdhën më shumë piktorë të shquar drejt Shqipërisë. U realizuan disa tablo, etyde, akuarele dhe vizatime nga kreu i romantizmit E. Delacroix (1798-1863); portreti “Shqiptarja” nga C. Corot (1796-1875), kompozimi i famshëm “Gratë suliote” nga A. Scheffer (1799-1858), si dhe tablo, portrete dhe peizazhe nga R. Bonigton (1802-1828), V. Vereshagin (1843-1904), G. Sargent (1856-1925), Ç. Conder (1868-1909) etj. Artisti i njohur francez L. Gerome (1824-1904) ka pikturuar mbi 20 tablo me figura shqiptarësh; kroati P. Jovanovic (1859-1931) mbi 10 kompozime me skena të ndryshme nga jeta shqiptare, ndërsa anglezi i famshëm E. Lear (1812-1888) realizoi mbi 100 akuarele, litografi, vizatime dhe tablo në ngjyra vaji nëpër Shqipëri. Përvec artistëve të mësipërm, ka edhe shumë autorë të tjerë të huaj që, ndonëse janë më pak të njohur, kanë realizuar vepra me vlerë për historinë dhe kulturën shqiptare. Pjesa më e madhe e gjithë këtyre krijimeve që përmendëm është përmbledhur në librin e ilustruar “Albania and albanians in world art” që është botuar në shqip (1990) dhe në anglisht (1991).
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Trashegimia Kulturore Shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Jan 29, 2011 12:23 am

Fotografia Shqiptare

Trashegimia lene nga Dinastia Marubi eshte nder me te njohurat ne fushen e fotografise evropiane ne gjysmen e dyte te shek.XIX dhe gjysmen e pare te shek.XX.

Dinastia Marubi fillon me Pjeter Marubin i lindur ne Piacencia (Itali1834 ) dhe i detyruar te mberrije ne shkoder 1856 pas ndjekjeve te pushtuesve austro hungareze . Ne Shkoder Marubi nis aktivitetin e tij artistik ne disa fusha njeherazi si fotograf, arkitekt, piktor e skulptor.
Me “Kutine magjike” fotografike (1858) ai nisi te fotografoje jeten jashte studios nder te cilat edhe ngjarjet politike te kohes si “Kryengritja e Mirdites” (1876-77), Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-81) qe mbeten deshmi edhe ne faqet e revistave te njohura evropiane “La guera d’Oriente”, “The Illustrade London Neës”, “L’lustration” etj.
Studio Marubi shkelqen me permasat europiane, me hapesire ndriçimi dhe pajisjet me te fundit (1885-1900).Ne ate kohe Pjeter Marubi zgjodhi per vijmesin e puneve ne studio djemte e Rrok Kodhelit nga Kodheli i Kodrines, se pari Mati - me jeteshkurter (1862-1881) pastaj Mikelin e mbiquajtur Kel (Marubi) me mbiemrin e ri ne nder te mjeshterit te madh.
Kel (Mikel Kodheli) Marubi (1870-1940) nis punen ne studion “Marubi”, 15 vjeçar me 1885.

Pas vdekjes se mjeshtrit P.Marubi (1904) Kel Marubi u be trashegimtar legjitim i studios duke e transformuar ate ne nje atelie te vertete arti. Ai e pasuroi fototeken me figura e njohura te kohes, Fishten, Migjenin, Koliqin, Galica, Gjoluli, Curri, Noli, Zogu etj si edhe me foto nga njerëz të zakonshëm me kostume kombëtare, pamje nga nga jeta e qytetit dhe e fashatit, peisazhe dhe aspekte te tjera nga jeta në Shqipëri në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillim të shekullit të njëzetë, duke u bërë kështu figure kryesore evropiane ne fotografine publike e kronikale te kohes pasi ndoqi gjithshka nga ngjarjet e rendesishme shqiptare per afro 55 vjet. Kel ishte edhe patriot i flakte dhe u aktivizua ne levizjen per pavaresine e Shqiperise duke marre pjese ne themelimin e shume shoqatave si Gjuha Shqipe 1908 etj si edhe ne botimin e gazettes Zeri i Shkodres. Kel Marubi njihej edhe jashte kufijve dhe ishte ftuar shepsh nga oborri I mbretit te Malit te Zi per punime ne fotografi.

Pas vdekjes se Koles (1940) trashegimtari u be Gega. Ai studioi ne Paris ne te paren shkolle kinematografike dhe fotografike ne Lymjeret, ne France.

Ne vitin 1970 e gjithe pasuria prej 150000 negativa i kaloi shtetit. “Fototeka Marubi” ka sherbyer si burim per botime te ndryshme, per albume, botuar ne France dhe Itali.Part of Marubi's photographs has been published in the album "Traces of National History in the Shkodër Photograph Library" (1982), while selected photos, accompanied with a preface by I. Kadare, had a high-quality publication in Paris in the album entitled "Ecrit d’ Lymiere” .

Por trashegimia kulturore Shqiptare ne artin e fotografise perben nje plejade artistesh te talentuar qe vazhdon deri ne ditet tona. Me te shquarit mund te permblidhen ne kete kronike :

Kol Idromeno, lindi ne Shkoder me 1860 dhe vdiq me 12 Dhjetor 1939. Ai eshte nje artist i gjithanshem, mesoi tek Marubi plak fotografine gje qe i kthehet ne pasion si dhe piktura. Shquhej si potretist. Ne 1992 njihet si njeriu i pare ne Shqiperi kinematografine.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Trashegimia Kulturore Shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Jan 29, 2011 12:23 am

Ymer Bali. Ne 1930 kryen studimet ne Austri. I lindur ne Tirane pati nje aktivitet te madh. Dallohet per portrete dhe per fotografi kolektive.Ai nuk u martua, nuk la pas asnjeri qe te merrej me arshiven e tij te pasur. Pas vdekjes nje mbese e tij dorezoi (dhuroi) arshiven e tij ne Arkivin Qendror te Shtetit Tirane.

Mandi Koçi. Me pseudonimin MAK u lind ne Voskopoje te Korçes me 17 Janar 1912 ne nje familje zanatcinj. Ne 1936 hap ne Korce te paren studio fotografike me korent. Fotografoi demostraten e bukes dhe xhandaret e Zogut, pushtimin fashist ne Korce. Ne 1942 atashohet prane Brigades I partizane si dhe fotograf i shtabit. Ne 1947 hap te paren ekspozite fotografike ne Moske. Ne 1952 Maku mbaron nje kurs per kino-operator dhe punoi ne Kinostudion “Shqiperia e Re”. Me pas me prishjen e B.S. burgoset per 20 vjet pasi ishte martuar me grua ruse. Lirohet ne fillim te viteve ‘80. Pas burgut, ne moshe 70 vjet, i vetmuar perfundon ne azilin e pleqve ne Tirane, ku mbylli dhe jeten.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Trashegimia Kulturore Shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Jan 29, 2011 12:23 am

Jan Ristani. Fotograf i njohur shqiptar Jani Ristani, lindur ne fshatin Lliar-Zagori-Gjirokaster me 1913, qe ne moshe te vogel shkoi ne Stamboll ne “robert kolezh”, ne shkollen tekniko-inxhinierike, ku u njoh me radiogalenen dhe fotoromantizmin. Merr mesimet e para nga mjeshtri turk I fotografise Niko Huzuri dhe fillon nje aktivitet te ethshem ne Turqi duke fiksuar me aparatin e tij Qemal Ataturkun apo Miss Turqine ne vitin 1933 botuar ne gazeten “Xhumurjet “ me firmen Ristani. Ne 1935 kthehet ne Tirane dhe hap « Studio Ristani » te paren studio moderne vecanerisht me laboratorin ku ndjehej edhe si mbret .Si vleresim vjen me 1939 Diploma e nderit e njevleshme me ate te Marubit nga “Fiera de Levante “. Jane te njohura fotot e Ristanit te qendres se Tiranes viti 1938, fotot nga jeta partizane;fotot gjate luftes per Clirimin e Tiranes, fotot partizanesh qe parakalojne ne Tirane; foto pejsazhi nga natyra e bukur shqiptare. Ne 1947 studio e tij shtetezohet duke I dorezuar shtetit pa proces verbal nje sasi prej dhjetera mijera negativesh. Vazhdon si nepunes fotograf prane Ministrise se Ndertimit derisa del ne pension.Me pas punon shpesh part time edhe per rregullimet e fotove te portretit te diktatorit Hoxha pa asnje shperblim. J. Ristani krijoi arshiven e ndertimeve te infrastruktures ne Shqiperi .Me qershor 1965 fiton tre cmime te para ne festivalin nderkombetar te fotografoise ne Berlin me foto nga ndertimi hidrocentraleve etj . Qe prej 1954 Jani zhvilloi ne laboratorin etij fotografine me ngjyra duke qene pionier i saj edhe ne arenen evropiane dhe me pas 1957 filloi stampimin e fotografise me ngjyra. Ne vazhden e Janit ishte edhe Vasil Ristani i cili punoi ne Studion Ristanideri ne 1947 kur u shtetezua. Ne kete tradite emri Ristani vazhdon edhe sot me Petrit Ristanin me nje studio modeste qe ka hapur me forcat e tij.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Trashegimia Kulturore Shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Jan 29, 2011 12:23 am

Mihal Popi (1909-1979) u lind ne Shkoder dhe me 1921 shperngulet ne Tirane. Pas pushtimit te vendit iu perkushtua fotografise, per nje kohe punoi si fotograf ne Radio-Tirana. Me vone hapi nje studio fotografike ne “Pazarin e Ri”. I sherbeu luftes duke i sherbyer asaj me fotografi e dokumente. Me themelimin e Teatrit Popullor, Mihali ishte nder te paret ku pati sukses dhe mori titullin “Artist i Popullit”.

Ali Bakiu. Lindi ne Tirane (1911-1981). Ne kohen e Zogut u mor me aktivitet tregtar dhe gjate kesaj kohe nuk u ndahej librave dhe pasionit te tij per fotografine. Kishte korrespondence me shume firma e studio fotografike te botes duke mundesuar futjen e mjeteve moderne fotografiuke ne Shqiperi . Per bindjet e tij politike burgoset 25 vjet. Vdiq ne 10 Maj 1981 ne moshen 70-vjeçare.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Trashegimia Kulturore Shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Jan 29, 2011 12:23 am

Niko Stefani. nga nje familje nga fshati Dardhe ne Korce, fshat i degjuar per fotografe te zote. I ati dhe xhaxhai vijne nga emigracioni nga Amerika ku kishin mesuar profesionin e fotografise. Me vone hapen studio ne Tirane.
Misto Cici lindi me 10.10.1902 dhe u rrit ne qytetin e Pogradecit. Bashke me te vellane i kushtohen fotografise. Nje rol te madhe luajten dhe udhetimet e tij ne Greqi e Itali. Me pas ne 1925 caktohet nga Drejtoria e Shtypit dhe Propagandes Turistike te beje nje seri fotosh artisitike te Pogradecit. Ky angazhim do ta evidentoje ate si fotografin e pare te fotografise artistike.

Petro Dhimitri (1861-1946) i mbiquajtur fotograf ose shqiptari, ai punoi gjithe jeten e tij ne Greqi. Kristaq Sotiri. Qe ne 1922 punon si fotograf dhe dallohet per portretin. Ai punoi gjithe jeten e tij ne Korçe. Agim Verzivolli. Fotografi i Kinostudios “Shqiperia e Re”, me inisiateven e tij hapi kursin per fotograf ne Pallatin e Pionierit ne Tirane. Ajo ishte fidanishtja per te nxjerre fotografe te rinj.

Emra te shquar te fotografise te kohes sone jane Besim Fusha, Petrit Kumi, Niko Xhufka dhe shume te tjere qe me hollesisht do te trajtohen ne librein “Historiku i fotografise shqiptare” qe do te botohet se shpejti nga autori Piro Naçe. Ne vitin 1996 Besim Fusha merr inisiateven duke nxjerre revisten “Fotografia Art”. Per here te pare ne 1998 u hap konkursi “Foto artistike” me emrin “MARUBI”. Ne 5 Prill 2000 hapet ne Galerine e Arteve konkursi me emrin “MARUBI 2000." Ne kete konkurs moren pjese 54 fotografe shqiptare dhe nga bota.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Trashegimia Kulturore Shqiptare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi