Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Ukrainasja 90 cm lindi fëmijën e shëndoshë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ukrainasja 90 cm lindi fëmijën e shëndoshë

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jan 27, 2011 12:11 am



Ukrainasja 26 vjeçare, e gjatë gjithsej 90 centimetra, lindi një foshnje të shëndoshë, ndërsa mjekët këtë rast e kanë quajtur të jashtëzakonshëm.
Kur Marija Ukrajinski, nga rajoni Lavov, mësoi se është shtatzënë, menjëherë vendosi se do të bëhej nënë, edhe pse mjekët nuk ia sugjeruan një gjë të tillë. Marija është xhuxhe dhe vuan nga nanizmi – sëmundja e hipofizës.

“Kur i thashë mjekëve se jam shtatzënë, më thanë: ‘Ti je e çmendur. Sëmundja jote do të të vrasë ty dhe foshnjën’”, tha ajo. Marija po ashtu tha se mjekët e kanë këshilluar gjatë tërë kohës që ta ndërpriste shtatzëninë, por ajo mendoi: “Në pastë thënë Zoti, ai do të ndihmojë që të lindë”, shkruan RIA Novosti.

Mjekët, të cilët thonë se ky është rasti i parë i këtij lloji në praktikë, mbetën të befasuar dhe janë të kënaqur kur gruaja lindi vajzën e shëndoshë 64 centimetra dhe të rëndë 2.800 gramë.

“Gratë që vuajnë nga nanizmi nuk mund të mbeten as shtatzëna. Nëse ndodh që të mbetën shtatzënë, për shkak të trupit të shkurtë, ato nuk e durojnë shtatzëninë deri në fund”, tha Aleksandar Paenok, mjek i Fakultetit të Mjekësisë në Lavov. Nëna e re mezi pret që ajo dhe foshnja të dalin nga spitali.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi