Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Trajtimi brazilian me keratin për flokë të dëmtuara

Shko poshtë

Trajtimi brazilian me keratin për flokë të dëmtuara

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Jan 22, 2011 11:28 am

Bukuroshet e njohura të Hollywoodit, e përdorin dhe janë të mahnitura nga krehja braziliane. Popullarizimi i tij është i madh, sepse e zgjedh problemin e flokut të dëmtuar.

Në fakt, trajtimet braziliane me keratin janë përgjegjëse për dukjen perfekte të aktoreve të njohura, këngëtareve dhe yjeve që i shohim në tapetin e kuq. Tretmani bëhet në disa faza dhe zgjat prej dy deri në katër orë, në varësi nga dendësia e flokut.

Stilisti i vendos flokut keratin nanomolekularë, që është pjesë përbërëse e qimes së njeriut. Në një temperaturë të lartë dhe me ndihmën e mjeteve speciale keratina depërton direkt në qime, duke e ushqyer dhe duke i dhënë një shkëlqim.

Falë keratinit, floku e fiton lagështinë dhe shkëlqimin e duhur, që e bën të shëndetshëm. Një tretman është i mjaftueshëm për një periudhë të kohës nga dy deri gjashtë muaj, në varësi nga cilësia e qimes dhe dëmtimi i flokut.

Tretmani sugjerohet për të gjitha llojet e flokëve: të holla, të ashpra, të dëmtuara, të ngjyrosura. Rezultatet më të mira shihen te ato që shumë janë të dëmtuara dhe flokë kimikisht të trajtuara.




avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi