Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Tre ditë fsheh bundën në brekë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Tre ditë fsheh bundën në brekë

Mesazh nga Juѕт٠ prej Wed Jan 19, 2011 9:35 am



Amerikania Stephanie Travetta Moreland vodhi një bundë të shtrenjtë dhe e fshehu aq mirë sa që policia tre ditë nuk mundi ta zbulojë se ku e kishte futur.

Bunda e shtrenjtë është vjedhur nga një dyqan në Minnesota, që e vërejtën të punësuarit dhe shpejtë e lajmëruan policinë. Kur arriti patrulla, e lutën hajneshën që ta pranonte krimin, por ajo vetëm qeshi bile në një moment ngriti edhe fustanin për të treguar se “nuk fsheh asgjë”.

Kur punëtorët e dyqanit numëruan bundat e shtrenjta në lokal vërejtën se mungonte njëra, mu ajo që Stephanie kishte kërkuar ta shihte, edhe më tutje mungonte, policia u detyrua që këtë amerikane trashaluqe ta fuste në paraburgim.

Aty kaloi tërë vikendin, duke pritur që të dilte para gjykatës dhe të përgjigjej për akuzat e pronarit të dyqanit. Qëndroi e mbyllur në qeli dy ditë, ndërsa më pas, në ditën kur e dërguan në gjykatë, para policisë ngriti fustanin dhe nxori bundën nga brekët ku kishte arritur ta fshihte.

“Tha se më nuk dëshiron ta ketë dhe e nxori jashtë”, tha njëri prej policëve dhe shtoi se Stephanie peshon 120 kilogramë dhe për këtë arsye ata nuk kishin menduar se “shtresa rreth barkut dhe në prapanicë” në të vërtetë ishte bunda e futur nën të brendshmet.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi