1
Guinea Bissau e njeh Pacollin për president të Kosovës prej Sat Jan 15, 2011 12:47 am
Juѕт٠
Stafi WebMaster

Guinea Bissau e njeh Pacollin për president të Kosovës
Postin e presidentit të Kosovës, liderit të Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, po ia “ndjellin” edhe përfaqësues të shteteve të huaja.
Autoritetet e shtetit të Guinea Bissau, e cila e ka njohur më 10 janar pavarësinë e Kosovës, shkresën zyrtare të njohjes ia kanë adresuar pikërisht Pacollit, i cili me aktivitetin e tij lobues e ka siguruar këtë njohje. Por, në letrën zyrtare, autoritetet e Guinea Bissau, e kanë bërë një gabim interesant.
Në fund të letrës, së vulosur dhe nënshkruar nga presidenti i këtij shteti, Malam Bacai Sanha, në anën e djathtë kjo njohje i është adresuar “Son Excellence Monsieur, Behgjet Pacolli, President du Kosovo”, raporton Zëri.
E ky gabim, i paraportuar në ditën e publikimit të njohjes, nuk e bën të pavlefshëm këtë akt shtetëror, por gjithsesi, ka bërë që zyrtarët e Guinea Bissau të detyrohen që ta shkruajnë një letër të re të njohjes, e cila, sipas zyrtarëve të AKR-së, do të vijë së shpejti në Kosovë.
Mimoza Kusari-Lila, zëvendëspresidente e AKR-së e ka konfirmuar gabimin në shkresën zyrtare të njohjes nga Guinea Bissau. Ajo ka thënë për “Zëri” se adresimi i njohjes për Pacollin duke iu drejtuar si president i Kosovës, ka qenë gabim teknik i administratës së këtij shteti. Sipas Kusari-Lila, autoritet e atjeshme janë të njoftuara me realitetin në Kosovë, me faktin se Pacolli është lider i një partie opozitare por, gabimi në tekstin e njohjes, sipas saj, është bërë nga zyrtarët e administratës së atjeshme.
“Kjo njohje i është drejtuar z. Pacolli pasi që ai ka qenë kontakti i vetëm i autoriteteve shtetërore të Guinea Bissau, të cilët e dinë që Pacolli është president i AKR-së dhe udhëheqës i biznesit. Ndërsa në letrën e njohjes, në vend të president i Kosovës është dashur të shkruhet president i AKR-së, me ç’rast, siç duket, ka ndodhur gabimi teknik”, ka thënë Kusari- Lila.
Megjithatë, ajo ka bërë të ditur se zyrtarët e Guinea Bissau janë njoftuar për gabimin e bërë dhe ata kanë filluar procedurat për korrigjimin e tij. “Së shpejti, dy përfaqësues të shtetit të Guinea Bissau do të zhvillojnë një vizitë zyrtare në Kosovë dhe do të takohen me autoritetet më të larta shtetërore, si dhe do ta dorëzojnë personalisht shkresën zyrtare të njohjes, në të cilën nuk do të figurojë gabimi teknik”, ka thënë Kusari-Lila.
Guinea Bissau, është shteti i 74 që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Kjo njohje është publikuar të enjten në Aleancën Kosova e Re, nga kryetari i saj Behgjet Pacolli. Ndërsa, në letrën e publikuar për media, është prerë pjesa ku Pacolli cilësohet “President du Kosovo”.
Lideri i AKR-së ka thënë se njohja nga Guinea Bissau, është e 20-ta me radhë, e cila ka ardhur si pasojë e aktivitetit lobues të tij. “Kjo njohje e sjell në 30 për qind numrin e njohjeve që i kanë ardhur Kosovës si rezultat i aktivitetit tim lobues”, ka deklaruar Pacolli.