Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Alergjia e lëkurës, lëndët e ndryshme që sjellin probleme

 :: Mjeksia :: Alergjitë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Alergjia e lëkurës, lëndët e ndryshme që sjellin probleme

Mesazh nga Juѕт٠ prej Tue Jan 11, 2011 1:17 am

Alergjia e lëkurës, lëndët e ndryshme që sjellin probleme

Dermatiti alergjik i kontaktit shkaktohet nga prekja e këtyre lëndëve. Disa nga alergjentet më të shpeshtë janë nikeli, llastiku, bojërat, parfumet

Dermatiti alergjik i kontaktit është një sëmundje e shkaktuar nga lëndë të ndryshme që kontaktojnë me lëkurën tonë. Këto lëndë ndryshe quhen alergjente. Nëse personi që kontakton me to dhe është alergjik, karshi tyre, tek ai shfaqen kruajtje dhe fllucka të vogla të mbushura me ujë.
Acidet, lëndët alkalite, tretëset, sapunët dhe detergjentet e fuqishëm nuk shkaktojnë dermatit alergjik të kontaktit. Këto lëndë tek lëkura e cilido personi shkaktojnë një reaksion dhe për këtë arsye quhen joalergjent, por irritues. Megjithatë disa lëndë të veçanta mund të jenë në përbërjen e tyre edhe alergjent edhe irritues. Zakonisht lëkura është e skuqur, me edem (e fryrë, e enjtur) dhe me fllucka uji. Këto fllucka pëlcasin duke u tharë e formuar kore më pas. Më vonë ngjyra e lëkurës erret dhe ashpërsohet. Është e vështirë të dallosh dermatitin alergjik të kontaktit nga disa sëmundje të tjera të lëkurës.
Shkaktarët
Lëndët me të cilat ka kontaktuar pacienti në punë apo shtëpi vlerësohen nga dermatologu. Një pjesë e mirë e këtyre lëndëve njihen sipas vendodhjes së plagëve. Ndonjëherë kur nuk zbulohet shkaku gjatë bisedës me pacientin atëherë dermatologu bën një test alergjik të quajtur “PATCH”. Testi “PACHT” është një test i lehtë për tu kryer dhe i besueshëm për gjetjen e alergjentit. Një sasi shumë e vogël e alergjentit të mundshëm praktikohet mbi lëkurë dhe mbyllet për tu hapur pas dy ditësh. Nëse alergjenti i vërtetë është ai i aplikuar atëherë mbi lëkurë do të shfaqet një pullë e vogël e kuqe. Disa nga alergjentet më të shpeshtë janë nikeli, llastiku, bojërat, parfumet, disa lule dhe ruajtëset e ndryshme të hedhura nëpër ushqime.
Nikeli
Nikeli është një lëndë që gjendet shpesh tek sendet metalike. Shumë sende të mbuluara me krom përmbajnë nikel të mjaftueshëm për alergji. Sendet prej çeliku të pandryshkur gjithashtu, por në këtë rast është i besueshëm pasi nikeli është i lidhur fort. Vathët që përmbajnë nikel shpesh krijojnë dermatit në vesh rreth zonës ku është shpuar. Madje edhe gjilpërat e përdorura për shpim mund të krijojnë reaksion kështu që ato duhet të jenë prej çeliku të pandryshkur. Pas shpimit të veshëve, minimumi për tri javë duhet të përdoren vathë pa nikel. Edhe kopsat prej metali, sustat, zinxhirët apo aksesorët e ndryshëm mund të shkaktojnë reaksion. Mirë është që këta persona të ndjeshëm të përdorin aksesorë prej najloni. Tek individët e ndjeshëm ndaj nikelit djersitja e përkeqëson reaksionin. Afro 15-20 minuta pas kontaktit të lëkurës së djersitur me një send që përmban nikel fillon kruajta e lëkurë. Flluckat dalin brenda dy ditësh. Nëse nuk do të ishte djersitja, ndoshta një kontak i tillë dhe me orë të tëra nuk do të shkaktonte problem.
Llastiku
Shpesh prodhimet e llastikut shkatojnë alergji. Lëndët kimike që i shtohen atij gjithashtu. Sidomos Latex (Lateksi) shkakton një reaksion të menjëhershëm me kruajtje dhe përcëllim të lëkurës. Rrallë ndodh edhe marrje fryme ose lotim të syve. Kjo ndodh shpesh tek personeli mjekësor që përdor dorashka Latex. Edhe dorashkat prej llastiku krijojnë dermatit nga kontakti me lëkurën. Ato pa pudër janë më pak alergjike. Gratë e ndjeshme gjatë punëve të shtëpisë duhet të përdorin dorashka me astar pambuku. Llastiku i përdorur tek këpucët gjithashtu mund të shkaktojë alergji. Edhe ngjitësat e këpucëve mund të shkaktojnë probleme.
Bojërat
Shumë persona i lyejnë flokët pa asnjë problem ndërsa disa janë të ndjeshëm karshi parafenilendiamine (PPD). Kjo është një lëndë brenda bojërave të qëndrueshme të flokëve. Kjo lëndë përpara se të aplikohet në flokë përzihet me disa lëndë kimike si peroksiti. Personat me ndjeshmëri karshi PPD-së nuk duhet t’i përdorin këto bojëra. Rreth ¼ e këtyre personave kanë alergji edhe ndaj bojërave gjysmë të qëndrueshme. Kështu që para përdorimit të tyre është mirë të bëjnë testin “PACHT”, siç e përshkruan dhe vetë paketa e bojës. Ose të përdorin bojëra të përkohshme. Disa rroba në bojërat e tyre përmbajnë PPD-në, kurse disa kanë bojëra që japin reaksion kryqëzues me PPD-në. Këta persona nuk duhet të veshin rroba të zeza që janë të përbëra nga lëndë sintetike si najloni apo poljestra. Në 25 për qind të rasteve këta persona me ndjeshmëri karshi PPD-së janë të ndjeshëm edhe karshi një lënde që përdoret si anestezik lokal me emrin benzokain.
Neomicina
Neomicina është një antibiotik që gjendet në brendësi të shumë kremave, pomadave, pikash veshi dhe syri me përbërje antibiotiku. Ndonjëherë mund të jetë i kombinuar me ndonjë antibiotik tjetër ose me kortizon.
Kozmetikët
Kozmetikët e ndryshëm si parfumi apo lëngjet e ndryshme mund të shkaktojnë dermatit. Disa njerëz janë të ndjeshëm karshi erërave të tyre. Ndërsa disa të tjerë janë të ndjeshëm karshi lëndëve që futen brenda këtyre solucioneve për t’i ruajtur ato që të mos prishen. Ata persona që ndikohen nga erërat duhet të përdorin materiale kozmetike pa erë megjithëse materiale të tilla janë të pakta. Kurse ata që kanë alergji karshi lëndëve ruajtëse, duhet të bëjnë testin “PACHT” për ta zbuluar atë.
Kromatet
Janë materiale që përmbajnë krom dhe që shpesh bëhen shkak për dermatit alergjik të kontaktit. Ato gjenden në materiale si çimento, lëkurë, shkrepse, bojëra dhe lëndë kundër ndryshkjes. Kontakti me këto lëndë është më i lartë tek punëtorët e ndërtimit dhe shtrimit të rrugëve. Këto lëndë gjenden edhe tek këpucët apo veshjet e lëkurës me ngjyrë kafe të hapur. Dermatitet e këmbës shpesh shkaktohen nga produktet e lëkurës (këpucët) që përmbajnë në vetvete kromate.

Këshilla
Qëndroni sa më larg lëndëve që ju japin reaksion
Vizitohuni tek një dermatolog për tu këshilluar rreth shkaqeve dhe si të ruheni
Përdorimi i lëndëve që nuk përmbajnë alergjent pengon një reaksion të mundshëm
Pyesni dermatologun tuaj rreth këtyre produkteve

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Mjeksia :: Alergjitë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi