Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Cilat janë shkaqet e rënies së flokut

Shko poshtë

Cilat janë shkaqet e rënies së flokut

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Jan 10, 2011 10:41 pm



Rënia e flokut në mjekësi quhet alopeci. Megjithëse flokët tek njeriu nuk kanë ndonjë rol jetësor ata kanë një rol të rëndësishëm tek aspekti estetik dhe psikologjik, sidomos tek femrat.
Shkaqet e rënies se flokut janë:
-Alopecia androgjenike (shkaku më i shpeshtë i rënies së flokut.) Ky problem është më i theksuar tek meshkujt. Mendohet se një faktor gjenetik siç është trashëgimia luan rol në këtë proçes. Në kurim përdoren mjekime hormonale.
-Alopecia areata e karakterizuar me rënie flokësh vende-vende.
Mendohet se shkaktohet prej një burim infeksioni tek ata persona qe kane ulje te rezistences imunitare te trupit. Mund të shërohet vete, duke përdorur ilaçe me permbajtje kortizonikesh apo me rrezatim (PUVA).
-Telogen effuvium: Një tabllo ku flokët kalojnë prej një kohe të shkurtër nga periudha aktive në atë të shplodhjes. Këtu ka një rënie masive të flokëve. Për rreth 3-4 muaj flokët hollohen dhe rrallohen. Kjo gjendje ndodh pas lindjes tek grate ndersa tek të sapolindurit mund të shfaqet edhe në mënyrë fiziologjike (normale).
- Sëmundjet e rënda infektive.
- Disa ilaçe që përdoren për kurimin e sëmundjes se epilepsisë.
-Ndërhyrjet e rënda kirurgjikale.
- Ilaçet e kemioterapisë (kancerit).
-Funksioni i ulur i gjendres se tiroides.
- Disa hormone dhe metale të rënda.
Në kurimin e rasteve të mesiperme baza e kurës është largimi i shkakut. P.sh nëse është ilaçi behet ndërprerja e tij (me kusht që të mos shkaktoje më shumë dëm në trup sesa rënia e flokëve). Nëse është infeksion, luftohet me antibiotike. Pas infeksionit flokët dalin përsëri.
-Sëmundjet fungale (mykozat).
- Sifilizi.
- Rrezet (rrezatimi).
- Mungesa e proteinave, hekurit, zinkut etj.
-Gjithashtu edhe lidhja e flokëve fort bisht mund të shaktojë rënie të flokëve sidomos tek gratë.
Në këto raste ngaqë dëmtimi i flokut është mjaft i rëndë edhe mundësia për të dalë përsëri nuk ekziston. Kanceri i lëkurës, kura me rreze, djegiet e rënda me lëndë kimike apo termale, disa infeksione të rënda fungale apo disa sëmundje të rënda dermatologjike, janë disa nga shkaktarët .
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi