Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Reagim i Unionit të Gazetarëve të Kosovës prej Thu Jan 06, 2011 12:20 pm

answeR hackeR


Anëtarë i ri
Anëtarë i ri
Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), dënon ashpër kërcënimin që i është bërë gazetarit të gazetës së përditshme "Infopress", z. Visar Duriqit,nga ana e Isni Rukiqit, pronar i pronari i kompanisë “Wiena”.
Z.Duriqi i është drejtuar sot Unionit të Gazetarëve të Kosovës (UGK),ku ka paraqitur rastin e kërcënimit që i është bërë.
"Në një  bisedë, të zhvilluar përmes telefonit me z. Rukiqi, që ka zgjatur mbi 5 minushe të bërë sot rreth orës 11:00, z Rukiqi pas pyetjes sime që a është interesuar komuna e Prishtinës të merret me akuzën për uzurpim të pronës publik që atij ia ka bërë iniciativa për Mbrojtjen e Qytetit të Prishtinës (IQMQP), ai ka filluar të më ofendoje mbi të gjitha të më kërcënoi. 'Kom met gjet ku je e ku s’je edhe kom me ti thy durë e kamë edhe kam met lan invalid në karrocë. Edhe n’kofsha gjallë kam met lanë pa punë, ose e lëshoj Kosovën' më ka thënë Rukiqi në telefon duke më fyer edhe me familje", është shprehur Duriqi në letrën e tij dërguar UGK-së.
Sjelljet e tilla të individëve ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe tregojnë më së miri për gjendjen e rëndë në të cilën po kalojnë punëtorët e mediave në vendin tonë.
UGK dënon edhe sjelljen jo korrekte dhe joserioze të Policisë së  Kosovës, në rastin e kërcënimit të gazetarit Duriqi.
Unioni i Gazetarëve të Kosovës i bënë thirrje Policisë së Kosovës që të punojnë më shumë në mbrojtje të gazetarëve, njëherit kërcenimin e gazetarit Duriqi ta shqyrtojnë seriozisht dhe në mënyrë korrekte dhe t’i hetojnë gjitha dyshimet që i ka ngritur ai. UGK, konsideron së ky rast është i papranueshëm, kërcënim i drejtpërdrejtë për jetën e gazetarit dhe pengim i drejtpërdrejtë në ushtrimin e punës profesionale të tij. UGK, i bënë z.Duriqi dhe të gjithë kolegëve të tejrë që mos të bien preh e provokimeve nga kushdo qofshin ato, por ta mbrojnë me fanatizëm punën e tyre profesionale.

http://www.facebook.com/DangerousHackerSs

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi