Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Slloveni jetoi për dy muaj, me nga 1 euro në ditë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Slloveni jetoi për dy muaj, me nga 1 euro në ditë

Mesazh nga Kosovarja prej Wed Nov 24, 2010 9:02 pm


Slloveni nga Lubjana, Alesh Cerin, farmakolog dhe baba i katër fëmijëve, dëshmoi gjatë dy muajve të fundit se mund të ushqehet shëndetshëm duke shpenzuar edhe vetëm një euro në ditë.
Me dëshirën për të promovuar jetën e thjeshtë dhe të rrisë vetëdijen për varfërinë globale në njërën anë dhe shpenzimet e tepruara të shteteve të Perëndimit në anën tjetër, Cerin gjatë dy muajve kryesisht ka jetuar nga pemët dhe perimet si dhe nga prodhimet e bahçes së tij, shkruan Reuters.

Ai është ushqyer me molla, presh, fasule, sallatë të gjelbër dhe speca. Ka pirë vetëm ujë, qaj të bimëve si dhe ka blerë qumësht në fermën e afërt. Qaji i gjelbër është vlerësuar si tepër i shtrenjtë për buxhetin e vogël të tij. Cerin përndryshe ka përgatitur vetë kos, bukë, ndërsa ka mbledhur edhe gështenja në malin e afërt pasi ato zinin një vend të rëndësishëm në dietën e tij të përditshëm.

Duke u shëtitur me biçikletë dhe duke bërë stërvitje tri herë në ditë, Cerin gjatë tërë kohës ka praktikuar mënyrën e zakonshme të jetesës. Pasi për dy muaj u dobësua katër kilogramë, ai deklaroi se nuk ka kurrfarë probleme shëndetësore, për më shumë ai kurrë nuk është ndier më mirë në jetë.
avatar
Kosovarja
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Shiko profilin e anëtarit http://www.Ardhmeria-Forum.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi