Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Kosovarja


Anëtarë i ri
Anëtarë i ri
Prishtinë, 23 nëntor – Zbulohet “çerdhja” e Enver Sekiraçës. Autoritetet kosovare i kanë rënë në gjurmë njeriut më të kërkuar për një varg krimesh në Kosovë. Burime ndërkombëtare i kanë thënë gazetës “Koha Ditore” së Enver Sekiraça ndodhet në Republikën e Irlandës afër kryeqytetit Dublin, por u ka dalë problem ekstradimi i tij në Kosovë për shkak se ky shtet nuk i zbaton urdhërarrestet e Interpolit, por vetëm informohet nga kjo organizatë botërore policore.
“Që nga 12 nëntori është zbuluar se Enver Sekiraça fshihet në shtetin verior të Evropës, në Irlandë. Aty ndodhet qe shumë kohë, por tash është zbuluar nga Interpoli se fshihet në një lagje të qetë afër kryeqytetit”, ka thënë burimi.
Ky burim i ka thënë gazetës në kushte anonimiteti se Sekiraça është 24 orë nën mbikëqyrjen e policisë në pritje të një vendimi për arrestimin dhe ekstradimin e tij në Kosovë.
Enver Sekiraça (1973), i lindur në Prishtinë, është shpallur person në kërkim që nga viti 2007, pas vrasjes së policit Triumf Riza, në gusht të këtij viti. Ai kërkohet nga Interpoli për këto vepra penale: krim kundër jetës dhe shëndetit, krimit të organizuar, krime ndërkufitare, krime seksuale dhe vjedhje. Urdhërarrestimi për të është lëshuar nga Policia e UNMIK-ut, por që nga ajo kohë kurrë nuk është gjetur.
Bashkë me Enver Sekiraçën nga Interpoli kërkohen edhe Ilir e Rrahim Abdullahu, të akuzuar si organizatorë të vrasjes së policit Riza, të cilët po ashtu vazhdojnë të mbesin në arrati.
Ndërkohë burimet i kanë thënë gazetës së ekstradimi i Sekiraçës në Kosovë mund të jetë i vështirë për shkak se Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Evropës dhe nuk e gëzon të drejtën e shfrytëzimit të konventave për ekstradim, ndërsa nuk ka as marrëveshje ndërshtetërore me Irlandën për bashkëpunim penal dhe ekstradim.
“Autoritetet kosovare bashkë me ato të huaja janë duke punuar për të bërë të mundur arrestimin dhe ekstradimin e Sekiraçës në Kosovë. Për këtë arsyeje autoritetet kosovare ia kanë dorëzuar atyre irlandeze komplet dosjen e Sekiraçës. I kanë dhënë po ashtu garanci për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Megjithëkëtë, ende nuk dihet nëse do të ndodhë ky ekstradim”, ka thënë burimi, dhe ka shtuar se gjëja kryesore është se irlandezët kanë garantuar se derisa të merret një vendim Sekiraça do të jetë nën mbikëqyrje 24 orë për të pamundësuar arratisjen e tij edhe nga Irlanda.
Burimi ka thënë se meqë Kosova dhe Irlanda nuk kanë marrëveshje bashkëpunimi, gjatë kësaj jave nga Prishtina do të dërgohet një propozim për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje dhe pastaj mund të ndodhë ekstradimi brenda një afati optimal.
“Kontaktet janë të vazhdueshme me Ministrinë e Drejtësisë së Irlandës dhe atë të Punëve të Brendshme. Garanci ka nga atje se nuk do të lejohet ikja derisa të merret vendimi. Gjasat për marrëveshje janë të mëdha dhe pritet që të arrestohet dhe të gjykohet në Kosovë”, ka thënë burimi.
Arritja e marrëveshjes për ekstradim nuk mund të jetë e përhershme, sipas burimit, pasi që Kosova nuk ka ministër të Drejtësisë. Për këtë arsyeje pritet nënshkrimi i një marrëveshjeje ad hoc dhe kur të emërohet ministri kjo marrëveshje të nënshkruhet në mes të dy vendeve si marrëveshje e përhershme.
Ndërkohë askush nga autoritetet përgjegjëse kosovare nuk ka dashur të fliste për Enver Sekiraçën me arsyetimin se nuk kanë informacione.
Enver Sekiraça akuzohet se së bashku me Arben Berishën, Fitim Avdiun dhe Rrahim e Ilir Abdullahun, si grup i organizuar nga Enver Sekiraça, të shtyrë nga motivi i paskrupullt, kanë vrarë Triumf Rizën.
Në qershor të këtij viti, gati tre vjet pas vrasjes së policit Riza, Arben Berisha (1981) është dënuar me dënim maksimal prej dyzet vjetësh burgim. Fajtor për vrasje në bashkëkryerje është shpallur edhe Fitim Avdiu dhe është dënuar me 10 vjet burgim, ndërsa Agron Emini është dënuar me 2000 euro gjobë për veprën penale të moslajmërimit të kryerësit të veprës penale. Megjithëse është dënuar vrasësi dhe njëri nga bashkëkryerësit, sipas prokurorisë, kreu kryesor i bandës ndodhet në liri.
Pjesëtari i Njësisë së Mbrojtjes së Afërt në Policinë e Kosovës, Triumf Riza, i lindur në fshatin Stagovë të Kaçanikut në vitin 1979, është vrarë nga Arben Berisha, më 30 gusht të vitit 2007 në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Arben Berisha ditën e vrasjes kishte shkuar ne lokalin “Sekiraça” në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, ku kishte pirë kafe. Më pas ai kishte shkuar në parkingun prapa lokaleve i armatosur, për të vëzhguar lëvizjet e policit Riza. Rreth orës 15 e 40, kur Triumf Riza kishte dalë në parking, duke iu afruar veturës se tij, në një distancë 3-4 metra prapa shpinës, Arben Berisha në mënyrë dinake kishte shtënë me armë zjarri, duke e qëlluar Rizën për vdekje me një breshëri plumbash.
Në vitin 2006, në një nga kazinotë e Prishtinës kishte ndodhur një përleshje midis Rizës dhe Sekiraçës, për shkak, siç është thënë, të këngëtares Adelina Ismajli, e cila një kohë kishte lidhje me Sekiraçën, e më vonë me Triumf Rizën. Pas kësaj ngjarjeje Riza i pati mbijetuar disa atentate, deri kur u vra në gusht të vitit 2007.

http://www.Ardhmeria-Forum.tk

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi