Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Alergjia nga qumështi

Shko poshtë

Alergjia nga qumështi

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Dec 27, 2010 9:32 am

Alergjia nga qumështi

Foshnjave nuk duhet t’u jepet qumësht lope. Por ndonjëherë
qumështi dhe nënproduktet e tij të marra nga nëna mund t’i kalojnë
fëmijës me anë të qumështit të gjirit.
Si rrjedhojë fëmija
mund të bëhet alergjik ndaj qumështit. Këshillohet që nëna të mos
konsumojë qumësht e nënproduktet e tij. Nëse fëmija juaj i porsalindur
qan shumë dhe nuk është i qetë për shkak të dhimbjeve të barkut të
shkaktuara nga gazrat dhe nuk shton në peshë, atëherë duhet ta shikoni
më seriozisht këtë gjendje.
Këta shenja të cilat shihen pothuajse te të gjitha foshnjat
ndonjëherë janë treguese të alergjisë nga qumështi. Alergjia e parë tek
fëmijët e ushqyer me qumështin e nënës shkaktohet nga produktet e
qumështit të konsumuara nga nëna të cilat kalojnë tek fëmija me anë të
ushqyerjes me gji. Përveç kësaj edhe shumë ushqime të gatshme të cilat
përmbajnë proteina të qumështit të lopës mund të shkaktojnë alergji.
Nëna duhet të qëndrojë larg produkteve të qumështit
Nënat duhet ta vazhdojnë ushqyerjen me gji edhe gjatë kësaj periudhe
shqetësimi të fëmijës, nënat duhet të ndërpresin konsumimin e produkteve
të qumështit. Në këtë rast për t’u ruajtur nga mungesa e kalciumit nëna
duhet të marrë mbështetje mjekësore.

Tek fëmijët të cilët janë alergjikë nga qumështi i lopës nëna
gjithashtu duhet të heqë dorë edhe nga konsumimi i qumështit të dhisë
dhe proteinës soja nga frika e një alergjie të mundshme. Duke parë se
qumështi mund të gjendet në shumë produkte të gatshme duhet të lexohet
me kujdes etiketa kur marrim diçka. Duhet të qëndrojë larg produkteve të
cilat përmbajnë kazein, kazeinat, sodium, calcium kazeinat dhe
laktalbuminë.
Shenjat ndonjëherë mund të shfaqen më vonë
Shenjat e alergjisë ndryshojnë nga fëmija dhe nga shkalla e veprimit
të alergjisë. Zakonisht shenjat shfaqen brenda gjashtë muajve të parë
por ndonjëherë mund të shfaqen edhe në vitet më pas. Shenjat janë këto:
* Kur fëmija qan shumë dhe ka probleme serioze me gazrat.
* Kur ka të vjella pas ushqimit dhe si rrjedhojë nuk shton në peshë.
* Të dalurit jashtë me gjak apo sekrecione dhe ndonjëherë të ketë kapsllëk.
* Kur paraqiten rënie të lëkurës apo skuqje në trajtën e ekzemës.
* Kur gërhet, kollitet në mënyrë të pandërprerë apo nëse bllokohet në hundë.
* Ataket e përsëritura të bronkitit.

Anafilaksia (paraqitet shumë rrallë, shfaqet një orë pas marrjes së
proteinës së qumështit të lopës). Është një situatë e cila shoqërohet me
rënie të lëkurës, me fryrje të fytyrës, trashje të gjuhës, bllokim në
rrugët e frymëmarrjes dhe ulje te tensionit. Nëse nuk kurohet mund të
shkaktojë vdekjen.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi