Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Ç’duhet të bëni nëse keni fëmijë gjeni

Shko poshtë

Ç’duhet të bëni nëse keni fëmijë gjeni

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Dec 27, 2010 9:27 am

Ç’duhet të bëni nëse keni fëmijë gjeni

Shkencëtaret paralajmërojnë prindërit t’i mbajnë nën kujdes të veçantë fëmijët me aftësi gjeniale. Fëmijët të cilët nuk marrin edukim të veçantë, me kalimin e kohës mund t’i humbasin aftësitë e tyre mbinormale.
Fëmijët te cilët janë të lindur me veçori të trurit në përmasa mbinormale dhe që janë më të zhvilluar se sa moshatarët e tyre, kanë nevojë te marrin një edukim të veçante për ti zhvilluar më tej këto aftësi. Ata fëmijë të cilët për shkak të hiperaktivitetit të tyre, quhen “mistrecë” nga prindërit dhe njerëzit që i rrethojnë, shpesh mund te mos e gjejnë mundësinë e zhvillimit të aftësive që ju kane ardhur me lindjen për shkak të presioneve me të cilët përballen.

Psikologu Yıldıray Çamdeviren që punon në qendren "Sakarya Bilim ve Sanat", u shpreh se fëmijët të cilët janë me aftësi mendore, sportive, optike dhe dëgjimore mbi nivelin e normales duhet të veçohen nga moshataret e tyre.

Çamdeviren konfirmon se : “Në çdo grupmoshë ka individë qe gëzojnë veçori te ndryshme që e tejkalojnë normalen. Në përgjithësi këto fëmijë fillojnë të flasin herët. Zhvillimi i tyre është me i shpejte se ai i moshatareve të tyre. Kanë shumë aftësi në konceptimin e mjedisit shoqëror si dhe aftësitë e simpatisë i kane në nivel shumë të lartë. Arrijnë t’i kuptojnë ndjenjat dhe mendimet e personit që kanë përballë. Po ashtu aftësitë në llogaritje me mend i kanë shumë të larta. Një fëmijë i moshës 4- vjeçare shumë thjesht mund të bëjë llogaritje matematikore të klasës së dytë. Edhe sikur mos të ndikojë tek ata asnjë faktor i mjedisit, shumica e tyre prapë se prapë mund të lexojnë e të shkruajnë ose mund te vijnë në nivelin ku janë të aftë të lexojnë e të shkruajnë. Dhe në këtë formë mund të na paraqiten. Janë shumë të lëvizshëm, vazhdimisht bëhen kuriozë si dhe bëjnë kërkime.”

Një pikëpamje e gabuar për fëmijët hiperaktivë

Psikologu Çamdeviren na tërheq vëmendjen se në shoqëri ka një pikëpamje të gabuar për fëmijët hiperaktivë. Ai thekson se është e gabuar që fëmijët hiperaktivë t’i konceptojmë si fëmijë me veçori mbi normalen.

Sipas studimeve të bëra para 15 vitesh, Çamdeviren ka regjistruar se ne shoqëri nga 100 djem, 4 prej tyre ishin hiperaktivë. “Në ditët e sotme po shohim qe ky raport po rritet. Për shkak te mesazheve te shumta që vijnë nga faktorët e mjedisit dhe fizikë, në raportin e fëmijëve hiperaktivë ka rritje. Sot thuhet se për fëmijët djem kjo ka arritur ne për qind kurse për vajzat ne 8 për qind. Para 15 vitesh për vajzat ishte 2 për qind. Diçka që në përgjithësi i mashtron familjet dhe shoqërinë është mendimi se çdo fëmijë hiperaktiv është gjeni. Dhe kjo akoma vazhdon. Ne fakt jo te gjithë fëmijët e lëvizshëm janë gjeni. Ashtu siç mund të jetë një shqetësim neuro biologjik, mund të jetë dhe që programi mësimor që ndjek sipas moshës qe ka, i duket shumë i thjeshtë. Këto duhet të dimë ti dallojmë shumë mirë”, shtoi psikologu.

Çamdeviren tërheq vëmendjen se ato familje që dyshojnë se fëmijët e tyre janë gjeni, duhet te paraqiten tek psikologu, dhe me anë të testeve psikometrike mund te përcaktohet nëse fëmija është një gjeni apo jo.

Çamdeviren thekson se sipas studiuesve, edhe pse nuk është plotësidht e sigurte, ndërmjet individëve te çdo grupmoshe, afërsisht 3 për qind e tyre mund të jenë me zgjuarsi mbi normalen. “ Thuhet se 3 për qind e çdo grupmoshe janë gjeni. Prindërit duhet te marrin një mësim serioz në lidhje me fëmijët e tyre. Duhet te dinë se çdo të thotë të bëhesh prind, të kesh fëmijë. Një prind i cili e di se cilat veçori dhe çfarë shenjash janë mbinormale, mund ta kuptojë edhe vete nëse fëmija i tij është gjeni apo jo”, thotë Çamdeviren.

“Fëmijëve me veçori mbi normalen mund t’u matet niveli IQ i tyre nëpërmjet testit ''WISC-R'' . Ky test mund të përdoret tek fëmijët nga mosha 6 deri ne 18. Sot në të gjithë botën kjo është matja me e përdorshme dhe më e besueshme. Në përgjithësi një pjese të madhe i korrespondojnë pikët ndërmjet 90-s dhe 110-s. Dhe kjo përcaktohet si normale. Kurse nxënësit me zgjuarsi gjeniale nuk janë fëmijët me pikë mes 110-s dhe 130-s, por fëmijët qs nga testi i IQ kans mbi 130 pikë. Me rritjen e pikëve dalin ne pah individët të cilët ne i quajtëm gjeni. A e shfaq sjelljen që pritet nga ai secili fëmijë që merr aq pikë? Nuk i shfaq. Perse? Sepse fëmijët tanë gjeni kur marrin një arsim te organizuar sipas nivelit te fëmijëve me zgjuarsi normale, fatkeqësisht ju dobësohen cilësitë që kanë dhe fillojnë te normalizohen.”

Prandaj, është e nevojshme që Ministria e Arsimit duhet të hartojë tekste të veçanta dhe të ngrejë institucione të veçanta për këta fëmijë të cilët kanë aftësi më të mëdha se të tjerët. Ndërsa prindërit nga ana r tyre fëmijët me aftësi gjeniale duhet ti trajtojnë si të tille dhe t’u japin arsimimin e duhur.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi