Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Si ta stimuloni inteligjencën e fëmijëve tuaj

Shko poshtë

Si ta stimuloni inteligjencën e fëmijëve tuaj

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Dec 27, 2010 9:27 am

Si ta stimuloni inteligjencën e fëmijëve tuaj

Shkencëtarët thonë se kur lindim kemi një numër të caktuar të
qelizave nervore, të cilat do t’i kemi në atë numër deri në fund të
jetës. Lidhjet midis atyre qelizave fillojnë që të krijohen në moshën më
të re, kështu që stimulimi i caktuar i përmirëson zhvillimin e
inteligjencës te fëmijët. Por, duhet ta dini se nuk duhet të sforconi
asnjë funksion kognitiv (njohës) te fëmijët, meqë në atë mënyrë
rrezikoni që ta mbingarkoni fëmijën dhe të shkaktoni çrregullime sikur
që është p.sh pagjumësia. Duhet ta dini se fëmija vetëm në një moshë të
caktuar arrin aftësinë që të kuptojë dhe mbajë mend diçka. Prindi është
aty që ta dallojë periudhën kritike për zhvillim të ndonjë aftësie të
caktuar dhe ta nxitë zhvillimin në atë moment.


Deri në muajin e tretë


Ledhatojeni beben sa më shumë, preferojnë ekspertët britanikë të
revistës “Parenthood”. Ledhatimi nxit zhvillimin e funksioneve trupore
dhe shpirtërore.

• Blini lodra me ngjyra të ndryshme dhe qitni në atë mënyrë që t’i shohë fëmija.

• Lejoni bebes që të luajë me ujë derisa e lani.

Nga 3 deri 6 muaj

• Blini lodra që lëvizin, në mënyrë që bebja t’i përcjellë me shikim.

• Fshihni lodrat, në mënyrë që t’i kërkojë bebja.

• Nxirreni beben në shëtitje.

• Bisedoni me beben tuaj.


Nga mosha 6 deri 12 muaj

• Lejojeni beben që të zvarritet dhe, në atë mënyrë, ta njohë botën.

• Ushqejeni me ushqime sa më të llojllojshme.


Nga 12 deri 18 muaj

• Fëmija le të luajë sa më shumë dhe le të bëjë ushtrime trupore.

• Jepni fëmijës rast që të marrë pjesë në komunikim me ambientin.



Nga 18 deri 36 muaj

• Lëreni fëmijën që të luaj me shkronja dhe numra, në mënyrë që të mësohet me forma të ndryshme.

• Në moshën 2-vjeçare fëmija mund të mësojë rregullat e disa lojërave.



Nga mosha 3 deri 6-vjeçare

• Le të njihet fëmija me sa më shumë objekte të ndryshme.

• Mund të mësojë edhe ndonjë gjuhë të huaj, apo ndonjë instrument muzikor.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi