Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Edukata dhe formimi i karakterit

Shko poshtë

Edukata dhe formimi i karakterit

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Dec 27, 2010 9:24 am

Edukata dhe formimi i karakterit

Për rritjen e fëmijëve tanë në mënyrë të përsosur është kusht që edhe mjedisi ku ata rriten dhe edukohen të jetë i përsosur.
Sigurisht,
çdo fëmijë formësohet sipas mjedisit ku jeton, dhe, në një kuptim,
konsiderohet fëmija i atij mjedisi. Në krye të elementëve të mjedisit në
fjalë vjen familja, mё pas shkolla, shokët, miqtë si dhe rrethi
shoqëror i mësimeve dhe i studimit. Në jetën shoqërore mund të përmendim
edhe dyqanin ku fёmija ble bukёn dhe qumёshtin çdo mёngjes, internet
kafenё ku shkon kur vjen nga shkolla dhe sektorë të tjerë të shërbimeve.
Po qe se ju nuk keni bërë dot një vlerësim të mirë të këtij mjedisi dhe
nuk i keni zhvilluar instinktet e tij në këtë drejtim, infektimi i tij
një ditë me një virus çfarëdo bëhet i pamënjanueshëm. Prandaj mjedisin,
duke filluar që nga familja e duke vazhduar në çdo etapë të rrugës dhe
njësi të jetës, duhet ta bëni të përshtatshëm për rritjen dhe edukimin e
përsosur të fëmijës suaj.


Rregullimi i mjedisit familjar

Kur
fëmija të jetë në vitet e para të shkollës, do t'i jepen njohuri sipas
asaj moshe. Kur të shkojë në shkollё të mesme, ku do të merret me
filozofi, shkenca shoqërore, etj, do të mbë-shtetet dhe përforcohet me
materiale tё atij niveli. Po qe se në një shtëpi ka diskutime rreth
librave tё lexuar nga çdo pjesёtar dhe analizime tё ngjarjeve shoqёrore,
dhe ato tё dёgjohen e analizohen me kujdes edhe nga fёmija, mund të
konsiderohet se kemi kapur synimin e rritjes me kualitet të fёmijёs.
Sigurisht, po qe se nё njё familje tё gjithё lexojnё dhe janё tё lidhur
me informacionin dhe i ruajnё themelet e edukatёs, nuk ka arsye qё nё
njё shtёpi të tillë çdo gjë tё mos ecё në orbitën e vet!

Rregullimi i dozës së dashurisë

Ndjenjat
që ushqejmë për fëmijët që po rrisim, mendimet, fjalët, jeta ndjesore,
sjelljet tona duhet të kenë gjithmonë si synim të bëhen shembull. Nё
qoftё se dёshirojmё që ata të rriten në mënyrë të përkryer, duhet t’i
kushtojmё vёmendjen e duhur rritjes dhe edukimit tё tyre me vlerat mё tё
larta njerёzore. Duhet të themi gjithmonë të vërtetën dhe tё shmangemi
nga gënjeshtra. Nё qoftё se duam që ata të mos pёrdorin fjalë të
papërshtatshme, mjedisi ynё familjar duhet tё jetё i pastёr dhe larg
kёtyre fjalёve.

Nё qoftё se dёshirojmё që fëmijët tanë të bëhen
të vyer, të jetojnë të ndershëm, të jenë të ndjeshëm ndaj respektimit të
të tjerëve, duhet të bëjmë çmos që shembullin e kësaj sjelljeje ata ta
marrin në shtëpi, duke u bërë ne tё parёt heronj të tyre.Prandaj,
fjalët, ndjenjat, emocionet dhe sjelljet e të rriturve përballë fëmijëve
janë faktorët edukativë më me ndikim nё njё familje dhe duhet të
vlerësohen si tё tillё. Ndryshe, po qe se çështjen ua lini nё dorё vetëm
të tjerëve, duke u thënë:"tregojini diçka këtij", s'keni bërë asgjë.

Komunikimi me veprime

Mënyra
mё ndikuese në procesin e mësimit dhe edukimit është komunikimi me
sjellje e gjeste. Prandaj, rregullimi i përshtatshëm i jetës familjare
është pa diskutim më me ndikim në komunikimin e një ideje dhe
përcjelljen e mesazheve edukuese te fëmija.

Kështu, do të ishte
tepër ndikues fakti që fëmija t'ju shihte ju çdo ditё duke bёrё njё
gjest tё mirё, veprim tё cilin mё parё ia kishit sugjeruar edhe atij ta
bёnte. Por, po qe se do të përpi-qeshit t'ia tregonit ndjenjat tuaja
vetëm me fjalë, nuk do të arrinit dot të bëheshit i besueshëm dhe i
ndikueshëm mbi të.

Prandaj, qëndrimet e prindёrve nuk duhet të
jenë të ndryshme nga qёndrimet e fëmijëve të tyre. Ky dallim quhet
hipokrizi praktike. Ndryshimi brenda-jashtë e shtyn fëmijën në
dyfytyrësi, hipokrizi dhe në një mendësi dualiste. Sidomos po t'ia
sugjeroni këto gjёra herë pas here e po t'i fusni në një orbitë tё
caktuar bisedat dhe konsultimet që bëni me fёmijёn në shtëpi, çdo gjë
merr një bukuri të veçantë.

Dhembshuria


edukim, dhembshuria ka një vend të veçantë. Po qe se fëmija duhet të
ketë frikë nga diçka, duhet të ketë frikë jo nga dhuna, kërcënimi,
ndëshkimi, por nga humbja e dhembshurisë së prindërve. Po qe se thartimi
i fytyrës së të atit apo përlotja e syve të nënës bëhen për të faktorët
më veprues për ta sjellë në rregull, kjo gjë nuk është e mjaftueshme.
Ndërkaq, ka shumë rëndësi që fëmija t'ju besojë, të jetë i bindur se i
ndjeni dhe bëheni pjesëtar i dhi-mbjeve apo vuajtjeve të tij. Kështu,
kur ai të qajë, në qoftё se e bëni dot, edhe ju uluni e përlotuni, të
paktën merrni pjesë në dëshpërimin e tij. Atëherë ju do t’i jepni vlera
fёmijёs, fjalët tuaja do të fitojnë vlerë dhe ndikim të madh mbi të dhe
do tё jeni tё lidhur me njёri-tjetrin edhe nё adoleshencёn e tij kur
shumica e fёmijёve kёrkojnё tё jenё tё vetmuar.

Autoriteti

Ёshtë
shumë jetësore që në shtëpi të mos ketë boshllëk autoriteti. Po qe se
në shtëpi nuk ka një autoritet që do të siguronte harmoninë e saj,
shtëpia nuk do të shpëtonte dot nga turbullia e drejtimit dhe fëmijët
nga dualizmi i personalitetit.

Çdokush nё familje ka detyrat dhe
pёrgjegjёsitё e veta dhe i kryen ato me korrektёsi. Fëmija i cili e sheh
qartë vetëdijen e përgjegjësisë brenda shtëpisë, s'ka për ta lëshuar
kurrё veten në rrëmujë dhe papërgjegjësi. Në të kundërt, prania në
shtëpi e dy vetëve të papërgjegjshëm dhe ardhja e urdhrave nga dy vende
tё ndryshme do ta bëjë më të çekuilibruar mendimin e fëmijës.

Veçanërisht,
kur fëmija ka frikë nga njëri prej prindërve, duhet të ketë mundësi të
strehohet tek tjetri dhe ky tjetër duhet të jetë prehri i nënës. Kështu,
fëmija nuk do ta ndjejë vetminё. Në të kundërt, po qe se jeta familjare
nuk mbështetet në një unitet të tillë, kundërshtitë dhe përplasjet do
të vazhdojnë. Në familjet ku gruaja është një kokë më vete dhe burri një
kokë më vete, fëmijët do të rriten me mungesё tё pёrkushtimit
prindёror.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi