Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Afërsia e prindërit ndaj fëmijës së tij

Shko poshtë

Afërsia e prindërit ndaj fëmijës së tij

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Dec 27, 2010 9:23 am

Afërsia e prindërit ndaj fëmijës së tij

Por edhe e ka të vështirë të pranoj një propozim nga jashtë që të veproje me fëmijën e tij ashtu apo të mos veproje. Meqenëse koha ka ndryshuar shumë, rrethanat familjare janë dobësuar. Kur e themi këtë kemi parasysh raportet prind-fëmijë që ekzistojnë sot në bashkësinë dhe rrethin tonë.

Nuk ka strehim tjetër pos prindërve të tij një fëmijë dhe për këtë ky strehim duhet të jetë shumë i shendosh dhe i pranuar për fëmijën. Kontakti më i shpeshtë i prindërve më fëmijën e tyre e shton dashurinë dhe lidhjen e njëri-tjetrit, sepse po u mësua fëmija kështu, ai gjithmonë do ndije nevojën e prindërve të tij. Në të kundërtën ai do të mbetet i etur për atë ngrohtësi që ia falin ata e sidomos nëna dhe në këtë rast atij i nevojitet që atë zbrazëtirë ta e plotësoje me diçka tjetër.

Është e natyrshme që në çdo familje të ketë ndonjë problem apo pakënaqësi në mes anëtarëve të saj, pasi që nuk ka familje pa probleme gjegjësisht të përsosur. Mirëpo ajo që kërkohet në këto raste është se problemet aktuale nuk duhet rritur, por duhet shkuar nga zvogëlimi apo likuidimi i tyre. Në atë mënyrë siç e fotografon fëmija familjen e tij, po ashtu edhe ai fillon të mendoje dhe se gjatë tërë jetës së tij do të ketë të vizatuar atë program.

Ekzistojnë ca gjëra që shpesh herë prindi i përdor ndaj fëmijës së tij e të cilat janë shumë të rrezikshme dhe dëmshme për të. P. sh. një nga ato është se s'paku njëherë në jave i thotë fëmijës së tij "kur unë isha në ditët tua apo si ti..., kur isha unë i ri sikurse ti i bëja këto gjëra, punoja shumë, nuk ia ktheja fjalën e prindit, nuk e bëja këtë apo atë nuk e kaloja kohën kot" e shumë e shumë thënie tjera të cilat nuk ndikojnë pozitivisht në psikologjinë e fëmijës. Athua përse këto thënie ndikojnë negativisht tek fëmija? Kur ai të mërzitet nga këto fjalë që ia thotë prindi, një ditë do të filloje të mendoje edhe ai të kundërtën e prindit. Pra, përballimi i fëmijës me fjalinë "kur un kam qenë në moshën tënde" i jep të mendoj atij që të thotë kështu edhe nëse jo haptazi "edhe shkencëtarët apo kryetari i shtetit është në moshën tënde por janë shumë më ndryshe se ti". Gjithmonë fëmija do ta gjykoje këtë rast dhe kjo gjithmonë do të bëje që ai të jetë agresiv ndaj fjalëve të prindit. Për t'i eliminuar këto gjëra, nëna dhe babai në mesin e shumë gjërave duhet që t'iu përmbahen edhe këtyre:
a) Duhet të përpiqen që ata ta e kuptojnë kërkesën dhe psikologjinë e fëmijës e jo fëmija t'i mësoj dhe të adaptohet me kushtet e tyre, sepse ai është 3 ose 8 vjeç kurse ata 30.
b) Duhet që gjithmonë dhe në çdo cep të jetës të jenë në një dialog me fëmijën e tyre e jo vetëm në kohën e problemeve kur paraqiten,
c) Në këto raste bisedash me të, nuk duhet përdorur fjalë të rënda por vetëm fjalë dashurie dhe gjëra të bukura të cilat pozitivisht do të ndikonin tek fëmija.
d) Të mos shprehin shqetësimin dhe brutalitetin e tyre ndaj tij kur ai të thyej apo prish diçka shumë me rëndësi, sepse kjo fut frikë tek fëmija.
e) Të shtohet kujdesi ndaj tij kur shikohet televizioni. Për këtë shkak nëpër ca emisione televizive caktohet mosha e atyre që kanë të drejtë ta e shijojnë atë.
f) Në vend të dhënies së këshillave gojore, të jemi shembull përmes sjelljeve tona ndaj fëmijës, sepse këto sjellje do të jenë shembull i tij gjithë jetën.
g) Të mos harrojmë shembullin e Pejgamberit Muhammedit alejhi's-selam se ai kishte lozur më fëmijët e tij shumë sa që i mbante në qafë edhe kur falte namaz. Të mos harrojmë që të jemi prind sikurse ai, nënë sikurse Hadixhja (All-llahu qoftë i kënaqur me të).

Një kushtim pak më i kujdesshëm ndaj fëmijës nga ana e prindërve do të largonte nevojën e dërgimit të fëmijës nëpër kopshtet dhe çerdhet fëmijërore, sepse këto janë hapur si nevojë e moskujdesjes së plotë ndaj fëmijëve. Andaj çdo nënë e di më së shumti nevojën e fëmijës së saj dhe ajo është e vetmja e cila mundë që të ia plotësoje kërkesat e birit të saj.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi