Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Pedofilia, SI TE MBRONI FEMIJET

Shko poshtë

Pedofilia, SI TE MBRONI FEMIJET

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Dec 27, 2010 9:21 am

Pedofilia, SI TE MBRONI FEMIJET

Pak prej nesh do te donin te ndaleshin ne ceshtjen e abuzimit seksual te femijeve. Vetem mendimi i ben prinderit te dritherohen. Por ky abuzim eshte nje realitet i frikshem dhe i shemtuar i botes se sotme, dhe pasojat te femijet mund te jene shkaterrimtare. A ia vlen te merremi me kete teme? Po mire, c’do te ishit gati te benit vetem e vetem qe femija juaj te ishte i mbrojtur? Informimi rreth realitetit te hidhur te abuzimit, sigurisht qe kushton fare pak. Kjo njohuri mund te beje vertete pune.
Mos lejoni qe murtaja e abuzimit me femijet t’u grabise guximin. Te pakten ju keni zotesi qe femija juaj nuk i ka, aftesi qe atij do ti duhen vite, dekada, per ti fituar. Jeta ju ka dhene nje bagazh njohurie, pervoje dhe mencurie. Celesi eshte ti perforconi keto aftesi dbe ti shfrytezoni per te mbrojtur femijen tuaj. Do te shqyrtojme tri hapa kryesore qe mund te beje cdo prind.

Keta jane:

1- behuni vija e pare e mbrojtjes per femijen,
2- jepini femijes njohuri te nevojshme rreth seksit dhe
3- mesojini femijes disa menyra per tu mbrojtur.


Jepi femijes njohuri

Ne nje veper referimi rreth temes se abuzimit me femijet citohen fjalet e nje pedofili te denuar; “Mjafton te me jepni nje femije qe s’di asgje per seksin dhe ja ku kam viktimen tjeter.” Keto fjale tronditese jane nje perkujtues i dobishem per prinderit. Femijet qe nuk dine asgje per seksin mashtrohen shume me lehte nga abuzuesit. Prandaj per ta mbrojtur, mos ngurroni te ndermerrni hapin e dyte kryesor; ti mesoni rreth kesaj teme te rendesishme.
Por, si te flitni rreth saj? Shume prinder e kane pak te sikletshme te flasin me femijet per seksin. Por per femijen mund te jete edhe me e sikletshme dhe ka shume te ngjare qe nuk do ta hape kete teme me ju. Por merreni iniciativen. Filloni duke i mesuar pjeset e trupit. Perdorni fjalen e duhur e jo fjale kalamajsh, per tu treguar se asnje pjese e trupit te tyre s’ka ndonje gje te cuditshme ose te turpshme. Me pas bisedat per abuzimin vijne natyrshem. Specialistet ne fushen e kujdesit per femijet dhe te parandalimit te abuzimeve keshillojne qe te gjithe prinderit te bejne keto lloj bisedash me femijet e tyre.
Ne boten e sotme femijet duhet te dine se ka ca njerez qe duan ti prekin femijet ose qe femijet ti prekin ata ne menyra te gabuara. Keto paralajmerime nuk ka pse ti frikesojne femijet ose ti bejne te mos kene besim tek asnje i rritur.
Femijes i duhet mesuar edhe nje pikepamje e drejtpeshuar per bindjen. Ti mesosh femijes te bindet eshte e rendesishme dhe e veshtire. Gjithsesi ekziston rreziku qe te teprohet ne kete drejtim. Nese nje femije i mesohet qe duhet ti bindet gjithmone cdo te rrituri, pavaresisht nga rrethanat, ai mund te bjere pre e abuzimit. Pedofilet e nuhatin shpesh kur femijet jane shume te bindur. Prinderit e mencur e mesojne femijen se bindja eshte relative.
Si perfundim, bejani te qarte femijes se askush nuk duhet ti kerkoje qe t’ju mbaje juve sekrete. Thuajini se nese ndonjeri i kerkon t’ju mbaje ndonje sekret, gjithmone duhet te vije te ju dhe t’ju tregoje. S’ka rendesi se cfare i thone te tjeret, edhe nese e kercenojne qe ta frikesojne, edhe nese ai vete ben dicka te gabuar, gjithmone eshte mire te vije tek mami ose te babi dhe ti kallezoje. Keto porosi nuk kane pse ta frikesojne femijen. Mund ta siguroni se shume njerez nuk do te bejne kurre gjera te tilla, si ta prekin ku nuk duhet ose ti thone t’ju mbaje juve ndonje sekret.

A jeni vija e pare e mbrojtjes?

Pergjegjesia kryesore per te mbrojtur femijet nga abuzimi u takon prinderve jo femijeve. Pra, ne fillim duhet te informoheni ju vete si prinder, pastaj femijet. Nese je prind, eshte e nevojshme te dish disa gjera per abuzimin me femijet. Per shembull, c’lloj njerezish abuzojne me femijet dhe cfare orvatjesh bejne. Shpesh prinderit mendojne se pedofilet jane te panjohur qe zene prite ne erresire dhe kerkojne menyra per ti rrembyer dhe perdhunojne femijet. Pa dyshim qe ka dhe perbindesha te tille. Degjojme shpesh per ta ne lajme. Megjithate, ata jane disi te rralle. Ne 90% te rasteve te abuzimit seksual me femijet, abuzuesi eshte dikush qe femija tashme e njeh dhe tek i cili ka besim.
Natyrisht, nuk te pelqen ideja se nje fqinj, mesues, mjek, trajner ose i aferm i perzemert mund te deshiroje me epsh femijen tend. Ne fakt, shumica e njerezve nuk jane te tille. S’ka pse te dyshosh te cdonjeri qe ke perqark. Sidoqofte, mund ta mbrosh femijen duke mesuar se cfare taktikash perdor nje pedofil tipik (shiko "Taktika e joshjes se femijeve")
Dijenia per keto taktika mund te te beje ty si prind, me te pergatitur per te qene vija e pare e mbrojtjes. Per shembull, ta zeme se dikush qe duket se i interesojne me shume femijet se te rriturit, vecon femijen tend dhe jepet shume pas tij, i ben dhurata, tregohet shpesh i gatshem te kujdeset per te kur eshte vetem ose e fton te dalin shetitje bashke. Cfare do te besh? A duhet te nxjerresh perfundimin se eshte nje abuzues? Jo. Mos nxito te nxjerresh perfundime. Nje sjellje e tille mund te jete fare pa te keq. Sidoqofte mund te jete nje sinjal qe te hapesh syte. Mos harro, cdo propozim qe eshte aq fantastik sa duket i pabesueshem, mund te jete vertet mashtrim. Zhbirro me kujdes cdokend qe tregohet i gatshem te kaloje kohe vetem me femijen tend. Beja te qarte se nga casti ne cast do te vish ta shohesh femijen.
Interesohu se cfare ben femija yt, cilet jane shoket e tij, cfare mesimesh ben. Informohu deri ne hollesi per ndonje ekskursion qe organizohet. Nje specialist i shendetit mendor qe per 33 vjet ka trajnuar raste te abuzimit seksual, thote se ka pare gjithe ato raste qe mund te parandaloheshin thjesht nga vigjilenca e prinderve. Ai citon fjalet e nje pedofili te denuar; “Prinderit na i dorezojne femijet me doren e vet. Sigurisht, ata ma benin ta kisha kollaj fare.” Mbaj parasysh se shumica e ngacmuesve kerkojne ndonje pre te lehte. Prinderit qe perfshihen vazhdimisht ne jeten e femijeve bejne qe ata te mos jene nje pre e lehte.
Nje menyre tjeter per te qene vija e pare e mbrojtjes per femijen eshte te jesh degjues i mire. Rralle ndodh qe femijet te tregojne vete se me ta eshte abuzuar, atyre u vjen shume turp dhe kane shume frike si do te reagojne te tjeret. Pra degjo me kujdes, per te kapur qofte edhe ndonje shenje te vogel. Nese femija te thote dicka qe te merakos, me qetesi beji disa pyetje qe ai te te hapet. Po te thote se nuk do qe filani te kujdeset per te kur eshte vetem ne shtepi, pyete perse. Po te thote se dikush ben lojra te cuditshme me te, pyete; “Cfare loje? Cfare ben ai?” Nese femija te ankohet se dikush e gudulisi, pyete; “Ku te gudulisi?” Mos i nenvlereso pergjigjet e femijes. Abuzuesit u thone femijeve se askush nuk do ti besoje; mjerisht, shpesh ndodh keshtu. Nese me nje femije eshte abuzuar, besimi dhe mbeshtetja e prindit eshte nje hap i madh drejt sherimit.
“ Specialistet thone se shume femije me te cilet eshte abuzuar, japin shenja pa fjale se dicka nuk shkon. Nese femija papritur u kthehet disa zakoneve qe i kishte kaluar prej kohesh, per shembull fillon te urinoje ne shtrat, u ngjitet prinderve ose ka frike te rrije vetem, ndoshta po jep sinjal qe dicka serioze e mundon. Kjo shenje nuk duhet marre medeomos si shenje abuzimi. Me qetesi beje femijen te hapet qe te kuptosh cfare e mundon, e keshtu ta qetesosh, ti japesh siguri dhe mbrojtje.”
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi