Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Shkolla fillore, një kthesë kritike

Shko poshtë

Shkolla fillore, një kthesë kritike

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Dec 27, 2010 9:20 am

Shkolla fillore, një kthesë kritike

Ashtu si periudha parashkollore dhe tre vitet e para të shkollës fillore përbëjnë një periudhë shumë të rëndësishme për fëmijët. Gjatë këtij procesi disa fëmijë përballen me vështirësi në shkrim, disa të tjerë në lexim e disa të tjerë në matematikë.
Çdo fëmijë përbën një botë më vete dhe një proces individual zhvillimi. Probleme si mosperceptimi, mungesa e përqendrimit ndikojnë në suksesin e fëmijës suaj. Sa më shpejt t’i zgjidhni problemet e fëmijës, aq më shpejt do të mund të përgatisni terrenin për suksesin e tij.

Familjet dhe fëmijët e tyre kalojnë nëpër kthesa të ndryshme. Hyrja me sukses në njërën kthesë mundëson kalimin me sukses dhe të kthesës tjetër. Megjithatë familjet ndonjëherë edhe pse kalojnë me sukses njërën kthesë përjetojnë probleme në tjetrën. Tre vitet e para të fillores janë një nga këta kthesa të rëndësishme. Disa nëna-baballarë e kalojnë shumë lehtë këtë periudhë. Ndërsa disa të tjerë e kanë tepër të vështirë. Ka prej atyre të cilët nuk përjetojnë probleme me njërin prej fëmijëve ndërsa me tjetrin vështirësitë nuk dine të mbarojnë. Krahas fjalëve të nënave si “Më duhet të harxhoj shumë kohë për ta ulur fëmijën të mësojë”, ka dhe prej atyre prindërve të cilët thonë: “Nuk mund të shkruajë, vizat i bën shumë keq, nuk arrin të shkruajë drejt e bukur”. Disa fëmijë arrijnë të lexojnë të parët në klasë. Disa nuk kanë dëshirë të shkruajnë, disa të tjerë shkruajnë shumë bukur, arrijnë të kopjojnë fjalët që mësuesja shkruan në tabelë por nuk kanë dëshirë të lexojnë libra.

Një pjesë e nxënësve nuk kanë probleme në shkrim e lexim por nuk u pëlqen në asnjë mënyrë matematika dhe e kanë të vështirë të bëjnë llogari ose të zgjidhin problema. Dikush nuk kupton shumëzimin e dikush tjetër pjesëtimin. Disa kanë dëshirë të vizatojnë e të tjerë e urrejnë atë. Edhe një fëmijë i cili flet shumë qartë dhe mund të shprehet lirshëm mund ta ketë të vështirë mësimin e koncepteve. Çdo fëmijë është një botë më vete dhe ka një periudhë zhvillimi të ndryshme nga të tjerët. Problemet në shkrim, lexim apo matematikë fillojnë në klasën e pare por mund të vazhdojnë dhe në vitet tjera.

Bazat e jetës shkollore

E vërteta wshtw se gjatë periudhës parashkollore dhe ne tre vitet e para të shkollës fillore hidhen bazat e gjithë jetës shkollore. Vetëm një pjesë e vogël e nxënësve janë të suksesshëm në të gjitha fushat. Tek çdo nxënës krahas prirjeve dhe pikave të forta ekzistojnë dhe dobësitë e tij. Disa dobësi mund të shfaqen më vonë. Një fëmijë i cili nuk ka pasur probleme në fillim, me kalimin e kohës mund të hasë në vështirësi.

Periudha e tre viteve të para të shkollës fillore përbën një periudhë shumë të rëndësishme. Nënat dhe baballarët të cilët janë të ndërgjegjshëm ndaj këtij fakti planifikojnë jetën dhe punët e tyre në bazë të orëve të mësimit të fëmijëve. Me ndihmën e eksperiencës dhe kujdesit të mësueses, mbështetjeve të prindërve në përshtatje me direktivat e mësueses, përsëritjet dhe ushtrimet e bëra gjatë klasës së pare apo tre viteve të para të shkollës fillore, ndikojnë në zhvillimin e aftësive të nevojshme për gjithë jetën shkollore më pas.

Prandaj edhe prindërit edhe mësuesit përdorin metoda të ndryshme të bazuara në eksperiencën dhe informacionin për të zhvilluar aftësitë e fëmijës në lëndët ku ai ka më shumë dobësi.

Prindi dhe mësuesi duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin
Nëse në këtë periudhë kritike mes prindërve dhe mësueses ekziston një bashkëpunim i dobët dhe i pamjaftueshëm atëherë kjo mund të shkaktojë mangësi të paevitueshme, të cilat mund të shkojnë deri në probleme shumë serioze. Ka shumë arsye të cilat shpien në një bashkëpunim të dobët mes prindërve dhe mësuesit: Mos takimi në mënyrën e duhur i prindit me mësuesin, mbarëvajtja e fëmijës në shkollë, sjelljet dhe mos informimi rreth detyrave që fëmija duhet të bëjë në shtëpi, pengojnë bashkëpunimin në mes prindit dhe mësuesit.

Mos interesimi i mjaftueshëm i prindit me fëmijën, mos përkushtimi ndaj tij, i hap rrugë mos përqendrimit të fëmijës për të bërë detyrat e dhëna nga mësuesi.

Mosinteresimi i mjaftueshëm i nënës-babait me fëmijën mund të shkaktohet nga lindja e një fëmije tjetër, nga përkujdesja ndaj një të sëmuri në familje ose nga problemet shëndetësore të nënës apo babait apo dalja në punë e nënës.

Në rastet kur nëna nuk ka kohë t’i përkushtohet fëmijës atëherë gjetja e një personi tjetër i cili tregon dashuri, dhembshuri dhe interesohet për mbarëvajtjen shkollore të fëmijës do të zbusë pak problemin.

Nëse ka probleme në perceptim duhet të përcaktohet gjatë kësaj periudhe

Edhe nëse fëmija paraqet një zgjuarsi normale apo është shumë i zgjuar vështirësitë e veçanta në të mësuar të cilat hapin rrugën problemeve në shkrim, lexim apo matematikë. Nuk duhet harruar se një diagnostikim i hershëm dhe përpjekjet e bëra gjatë tre viteve të para të shkollës fillore mund të parandalojnë problemet në të ardhmen dhe të nxjerrin në pah aftësitë e jashtëzakonshme të fëmijës.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi