Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Dashuria nene-femije

Shko poshtë

Dashuria nene-femije

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Dec 27, 2010 9:18 am

Dashuria nene-femije

Mes faktoreve qe lidhin kaq shume nenen dhe femijen eshte edhe ai i nje hormoni, i quajtur hormoni i dashurise: oksitocina. eshte ky hormon qe mendohet se prodhohet ne sasi te medha pas lindjes, çka ben qe nena te kete nje dashuri shume te forte per te sapolindurin.

Sekreti qendron te hormoni i dashurise

Dashuria e nenes per femijen nuk mund te pershkruhet me fjale: eshte aq e madhe, aq komplekse dhe aq e bukur. Jane te shumte ata qe e mbeshtesin kete teze. Por, ne fakt kjo dashuri kaq e madhe dhe e veçante ka qene objekt i nje sere studimesh shkencore te bera kohet e fundit. Mes faktoreve qe e lidhin kaq shume nenen dhe femijen me sa duket qendron nje hormon, i ashtuquajtur hormoni i dashurise: oksitocina. eshte ky hormon qe mendohet se prodhohet ne sasi te medha pas lindjes, çka ben qe nena te kete nje dashuri kaq te forte ndaj te sapolindurit.

Kjo sjellje i jep rendesi nje procesi qe forcon lidhjen mes te dyve, madje shume me teper se ajo mes babait dhe femijes. Qe pas dashurise se nenes per femijen qendron nje hormon, kjo eshte zbuluar nga shkencetaret e “Mount Sinai Medical Center” ne Nju Jork. Por, pavaresisht se efektet e oksitocines mbi qeniet njerezore nuk jane sqaruar te gjitha, duket se keto mund te favorizojne nje lidhje me te forte mes nenes dhe femijes. Megjithate, ajo qe eshte e qarte ka lidhje me faktin se kjo substance luan disa role te rendesishme, te percaktuara mire nga shkencetaret. Mes tyre jane dy funksione te rendesishme te ushtruara gjate shtatzenise ose menjehere pas lindjes: stimulimi i dhimbjeve dhe ushqyerjes me gji.

Ajo qe shkencetaret donin te vertetonin, ishte se si ky hormon mund te influencoje edhe ne lidhjen nene-femije meqe studimet e tjera kishin evidentuar lidhjen mes oksitocines dhe lidhjes ne çift. “eshte shume e qarte se hormoni oksitocine luan nje rol te rendesishem ne formimin e lidhjeve te dashurise te kafshet, por per momentin dime shume pak mbi neurokimiken e lidhjeve te qeniet njerezore”, tha doktoresha psikiatre Jennifer Bartz. Doktoresha Bartz, veç te tjerash, ben me dije se mekanizmi i sakte permes te cileve hormoni mund te shkaktoje lidhjen e ngushte nene-femije nuk eshte i qarte, pavaresisht se dihet se oksiticina ndervepron me hormonet e tjera, ku te gjithe jane te lidhur me sjelljen sociale dhe kenaqesine. Ky rrjet kompleks nderveprimesh biokimike mbetet ende nje terren per t’u eksploruar.

Nje gje qe kerkuesit e “Mount Sinai Medical Center” arriten te kuptonin eshte se roli social i oksitocines eshte ai i te lehtesuarit te njohjes se fytyrave qe na pelqejne ne menyre qe t’i arrijme t’i dallojme nga ato qe nuk na pelqejne. Me pak fjale, oksitocina ndihmon ne kujtesen sociale per te dalluar individet qe na pelqejne nga ata qe nuk na pelqejne. Me sa duket, perveç rasteve te veçanta, nje preference speciale ndodh ne rastin e femijes. Kjo, qe me pas i jep nenes nje feedback, ben qe lidhja te forcohet me shume ne nje rreth vicioz. Por nese per kerkuesit zbuluan se roli i oksitices lidhet me dashurine e nenes per femijen, deri tani asnje studim nuk ka treguar se cilat substanca kimike mund te favorizojne te kunderten.

Femijet, ilaçi i nenave

Per disa eshte nje zgjedhje, per disa te tjere eshte nje shaka e shemtuar e natyres, e cila ka bere qe te mos shtrengojne kurre ne kraharor pasardhesin. Sipas nje numri te madh kerkimesh te bera ne vitin 2008 dhe 2009, numri i grave qe nuk deshirojne te kene femije ose nuk mund te lindin eshte me i vogel se numri i grave qe lindin dhe sidomos atyre qe bejne dy deri ne kater femije. Nga studimi u pa se grate qe nuk lindin jetonin me keq, kishin jetegjatesi me te shkurter dhe ishin me te predispozuara per t‘u prekur nga nje numer i madh semundjesh, ne krahasim me ato qe beheshin nena. Gjithashtu u pa se ato vuanin tmerresisht, ne aspektin social dhe psikologjik, faktin se nuk beheshin dot nena, sidomos pasi kalonin disi ne moshe. Keshtu, sipas nje analize, per mbi 100 mije gra angleze dhe amerikane te lindura mes viteve 1911 dhe 1940, ideale do te ishte te kishin dy deri ne kater femije.

Nga studimi u hodh poshte teoria se nese numri i femijeve shtohet, atehere rreziku per t’u semurur me shpesh rritet, sepse organizmi behet me i dobet dhe me i prirur per t’u semurur. Kerkimet, gjithashtu, pergenjeshtruan edhe bindjen qe ekzistonte me pare, sipas se ciles kush deshiron te "zgjeroje" familjen mbi moshen 40-vjeçare eshte me e prirur per te pasur komplikacione nga me te ndryshmet me shendetin. Megjithate, te dhenat qe dolen nga kerkimi treguan krejt te kunderten. U pa se pas moshes 50 vjeçe ekzistojne 30 per qind mundesi me pak per te "zhvilluar" nje patologji ne krahasim me ate grua qe e ka perjetuar gjate rinise apo adoleshences eksperiencen e nje lindjeje.

Keshtu, gjinekologu Luis Adams i Universitetit te Florides ne SHBA, shpjegon: "Nuk duhet ta harrojme kurre se lindja eshte nje nga momentet me te rendesishme ne jeten e nje gruaje. eshte momenti kur jeta e saj ndryshon plotesisht. Gjithashtu, nuk duhet te harrojme se nje grua lind per te pasur pasardhesit e saj. Te gjitha grate qe ushqejne me qumeshtin e gjirit femijet e tyre, jane me pak te predispozuara per t’u prekur nga kanceri i gjirit, ndersa kanceri i mitres ka perqindje me te larte per t’u zhvilluar te grate qe nuk kane lindur, sepse disa pjese qe duhej te ishin bere aktive pas lindjes, nuk e kane funksionin e tyre. Nenat jane me te afta ta largojne stresin e shkaktuar me kalimin e viteve dhe ne periudhen e menopauzes, gje qe shume shpesh çon ne depresion”, perfundon ai.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi