Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Si të thuash: "Nuk të dua më..."

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Si të thuash: "Nuk të dua më..."

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Dec 27, 2010 9:14 am

Si të thuash: "Nuk të dua më..."

Ja disa mënyra për të dalë nga një lidhje e paralizuar
Kur
s'ka dashuri më, irriton prekja e partnerit. Tashme diçka është thyer,
gjithçka ka ndryshuar dhe nuk mban mend asgjë që ka qenë më parë një urë
lidhëse me partnerin. Papritmas konstatoni se keni krijuar lidhje
dashurie me një njeri që është i huaj për ju! Në anën tjetër, në atë
zbrazëti shpirtërore ju shfaqet personi nga e kaluara juaj, apo ndoshta
dhe dikush tjetër që momentalisht ju tërheq vëmendjen. Nëse tashmë keni
arritur të shikoni këto shenja tek vetja apo tek partneri, duhet të
filloni të mendoni se është koha që të zgjidhni rrugën më të mirë të
mundshme për lidhjen tuaj dhe t'i vendosni pikë të gjitha marrëzive.

Si ta organizoni ndarjen nga partneri
1. Zhdukja e qetë
Mënyra
më e zakonshme e ndërprerjes së lidhjes është ajo e ngadalshme, e qetë,
duke u larguar gradualisht dhe duke shpresuar se partneri do t'ju
harrojë apo do të gjejë dikë tjetër. Si arsyetim gjeni se jeni shumë të
zënë me punë, s`mundeni të dilni etj. Nuk bëheni e gjallë në telefon,
ndërroni numrin etj. Duhet të keni parasysh se kjo metodë funksionon
vetëm te lidhjet e shkurtra, që kanë zgjatur vetëm 2-3 muaj.
2. Ndarja sy me sy
Shumë
psikologë kanë rënë dakord se mënyra më e mirë e ndarjes është kur të
ulet çifti sy me sy dhe qetë, por me vendosmëri t'i sqarohet partnerit
se nuk keni asgjë personale kudër tij/saj, mirëpo problemi është se
lidhja juaj nuk funksionon. Lamtumirë dhe mos lini ura prapa vetes.

3. Gënjeshtrat
Është
zgjidhje e vështirë, por ndonjëherë gënjeshtra është më e mirë se
realiteti i hidhur. P.sh., është më mirë të shpikni diçka dhe të thoni
se "kam gjetur dikë tjetër dhe dua të jem me të", sesa të thoni një të
gënjeshtër. Nëse vendosni të zgjidhni gënjeshtrën që është e lehtë dhe
për të cilën edhe partneri do të kuptojë se nuk është arsye e vërtetë,
duhet të jeni të vendosur. P.sh: "Nuk jam i gatshëm të angazhohem në
diçka serioze". Apo: "Dua t'i kushtoj vëmendje karrierës". Partneri juaj
do ta ketë shumë të vështirë të mos i pranojë këto arsyetime.
4. Ndarja rreth e rrotull
Shpesh
ndodh te shumë çifte që ndarja të zgjasë më gjatë se vetë lidhja në
dashuri. Edhe pse njëri nga partneret nuk e do më tjetrin, gjen arsye të
stilit: "Nuk dua ta lëndoj". Thjesht i frikësohet ndjenjës së fajit dhe
me këtë mendon se bën punë të madhe duke vazhduar qe ta mbajë lidhjen
të paralizuar. Në të shumtën e rasteve kjo është ndarja më e dobët e
mundshme dhe një gjë të tillë vërtet nuk e meriton njeriu me të cilin ke
ndarë, madje së paku edhe një muaj të vetëm të jetës tënde. Shumë më
tepër ka për t'u çmuar vendosmëria juaj atëherë kur të kthjellohet dhe
të kuptojë se vërtet ka mbetur shumë pak në atë lidhje!
5. Ndarja agresive!
Këtë
mënyrë të ndarjes zakonisht e zgjedhin personat jo të sinqertë dhe me
natyrë frikacaku. Ja si ndodh një ndarje e tillë tipike: Vazhdimisht
kritikon partnerin, ia hedh fajin, i cakton kërkesa të pamundshme, është
vetjak dhe posesiv, mashtron prapa shpine dhe vazhdimisht e ndërron
sjelljen e vet!

6. Ndarja në vende publike!
Asnjëherë
nuk guxoni që ndarjen ta ndërmerrni para njerëzve të tjerë të
pranishëm. Kjo mund të shkaktojë shumë plagë te partneri juaj, mund të
ndikojë që ta humbë vetëbesimin dhe të vdesë emocionalisht! Le të jetë
vendi i qetë, ju të dy vetëm dhe mundësisht në një vend jopublik.
Atëherë partneri nuk do të jetë në gjendje edhe të bisedojë lirshëm me
ju, edhe të përkujdeset për emocionet e veta në atë çast. Edhe pse shumë
lidhje fillojnë në vende publike si punë, kafeteri, stadium, kinema,
këto nuk janë vende të mira për ndarje.
7. Mundohuni të merrni përsipër fajet tuaja
Edhe
pse nuk gjeni më asgjë që do t'ju mbante në lidhje me partnerin,
mundohuni që së paku pjesën tuaj të fajit ta merrni përsipër. Është
shumë lehtë të lëndohet dikush që vërtet ju do apo ju ka dashur. Pa e
marrë parasysh arsyen pse dëshironi të ndaheni, duhet të keni respekt si
ndaj një krijese njerëzore të përbërë nga emocionet, dëshirat, ëndrrat
etj.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi