Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Bukuria dhe spiritualiteti

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Bukuria dhe spiritualiteti

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Dec 27, 2010 9:13 am

Bukuria dhe spiritualiteti

Si do të dukem pas dhjetë vjetësh? Rrezatoj me bukuri të pjekur e cila edhe më tej do t'i joshë shikimet e të tjerëve? Sa herë pyet veten secila femër derisa qëndron ulur pranë pasqyrës dhe kur vëren rrudhat e para në fytyrë, edhe pse pleqëria akoma është larg.
Laura Dreshaj
Të ruash sigurinë dhe vetëbesimin, të bëhesh ndoshta edhe më e bukur dhe më joshëse, nuk është qëllim i paarritshëm. Është me rëndësi që tani të fillosh të mendosh për këtë gjë. Për të arritur këtë qëllim të nevojitet fantazi dhe pak energji pozitive, ndërkaq taktika është e thjeshtë: duhet pak të luash me psikologjinë, të njohësh plotësisht trupin tënd dhe të mësosh ta vlerësosh, pastaj për çdo ditë të kujdesesh për të, me fjalë të tjera - t'i përkushtohesh vetvetes. Kështu fillon çdo program afatgjatë i bukurisë, kënaqësisë dhe fatit.
Mendimet pozitive
Mendime pozitive do të thotë që për çdo ditë të pasurohesh me një dozë të domosdoshme të optimizmit. Kjo është armë themelore, të cilën e rekomandojnë psikologët amerikanë dhe që është një ilaç i vërtetë për ata të cilëve stresi dhe nervoza e përhershme u shprehet në fytyrë.
Fjala është për vetëkontroll, për shprehi që të zbulohen anët e mira në secilën ngjarje, qoftë ajo e volitshme apo edhe e pavolitshme. Atë shprehi është lehtë ta arrish. Në fillim ndoshta do të ishte mirë të përpilosh një regjistër të ngjarjeve më të shpeshta të cilat zgjojnë mendime negative dhe secilës t'i shtosh nga diçka pozitive. Pas pak ushtrimesh, të mendosh pozitivisht bëhet një formular i sjelljes mentale.



Interesat krahasuese
Gjëja tjetër të cilën e rekomandojnë psikologët amerikanë është ajo që kurrë të mos angazhohesh së tepërmi vetëm në një drejtim, të mos mbështetesh në vetëm një interes, por të zhvillosh interesa të ndryshme krahasuese: jo, pra, të jetosh vetëm për dashurinë, por t'i kushtohesh edhe punës, edhe shoqërisë; jo që t'i kushtohesh deri në fund karrierës, por të lësh hapësirë edhe për gjëra të tjera të rëndësishme. Për shembull, nuk duhet kurrë të harrosh vlerat e miqësisë. Edhe pse ndoshta tingëllon banale, kjo është një recetë për të arritur një pavarësi të vërtetë dhe për t'i kapërcyer më lehtë dëshpërimet.
Fantazitë
Secili ka ndonjë ëndërr të veten, mirëpo shpesh i harrojmë, aq më keq, i shndërrojmë në vetëkeqardhje. Mirëpo, fantazia, siç interpretojnë psikoanalitikët, është shprehje e dëshirës, pjesë e intimitetit dhe e identitetit e lidhur me të kaluarën e cila prejudikon ardhmërinë. Fantazia është më shumë se projekti, ndërkaq në qoftë se realizohet pushon të jetë fantazi. Andaj, është mirë që përherë të keni ndonjë fantazi rezervë, apo përherë të njëjtën fantazi apo ndonjëherë edhe ndonjë të re, sipas nivelit të pjekurisë intime. Fantazia është instrument i rëndësishëm i relaksimit psikologjik, na i zgjeron horizontin, na jep shpresa të reja, na nxit në aksione dhe na mundëson që për një çast t'i ikim realitetit nga të gjitha vështirësitë me të cilat jemi të ballafaquar.
Çfarë lëkure do të kem?
A mund të qëndrojë i freskët dhe pa rrudha teni? Çdo gjë varet nga kualiteti i lëkurës dhe nga kujdesi që ia kini kushtuar asaj. Lëkura të shumtën është shprehje e gjendjes së brendshme. Andaj, kujdesi për të vjen vetëm nga jashtë, nëpërmjet kurimit kozmetik dhe masazhit që ia bëjmë, por edhe varet nga ajo se si e ndjejmë veten, sa e duam veten. Rrudhat janë të lidhura me procesin e mplakjes dhe paraqiten pikërisht mjaft vonë, të holla dhe të cekëta. Ato më të dukshmet dhe më të këqijat, janë pasojë e ndikimeve të jashtme, aq më parë nga rrezet e diellit të cilave u ekspozohemi jashtë gjatë muajve të verës - janë 70 pë qind pasojë e humbjes së elasticitetit të lëkurës.



Janë të rëndësishme edhe gjenet
Gjenet përherë përcaktojnë predispozitat trupore dhe psikologjike të secilit person. Andaj është mirë të studiohet karakteristikat e nënës, por edhe e gjyshes, sepse disa sosh shpesh e kalojnë një brez dhe shfaqen në brezin e tretë. Në atë mënyrë mund të mësoni shumë për atë se çfarë ju pret kur është fjala për peshën e trupit, brishtësinë e kapilarëve apo për paraqitjen e celulitit. Me preventivë, ndërkaq, mund të ndikojnë ndaj disa prirjeve të cilat i kanë munduar nënën dhe gjyshen tuaj. Ngjashëm mund të thuhet edhe për karakterin: në qoftë se jemi të vetëdijshme, mund ta përmirësojmë.
A thua çdo gjë varet nga ushqimi?
A është e vërtetë se me kalimin e viteve është e pashmangshme edhe trashja? Është e vërtetë që metabolizmi ngadalësohet gjatë plakjes andaj edhe zvogëlohet në mënyrë progresive edhe shpenzimi i kalorive. Mirëpo, varësisht nga ajo se ç`hamë, mundemi që gjatë plakjes edhe të zbukurohemi. Dieta për ruajtjen e pamjes rinore vërtet ekziston, ndërkaq bazohet në disa rregulla të rëndomta:
* Duhet ngrënë ushqim të llojllojshëm dhe "të shumëngjyrshëm", pra aq më parë perime dhe pemë - ato sezonale. Përparësi duhet dhënë mishit të peshkut si burim i albuminave dhe të mos teprohet me kripën.
* Disa ushqime kanë efekt antioksidues, përkatësisht përkufizojnë procesin e plakjes të qelizave të shkaktuar nga radikalet e dëmshme të lira, të cilat i përshtaten ekspozimit të rrezeve të diellit, stresit. Për këtë arsye lëkurës i nevojitet ushqimi i pasur me vitaminat A dhe E: pemë ngjyrë të kuqe dhe të verdhë dhe perime, pemë të thara dhe brumëra integrale. Janë të rëndësishme edhe mineralet si. P.sh. seleniumi dhe zinku të cilat gjenden në guaska, gaforre dhe në mish toni...
* Pirja e lëngjeve të mjaftueshme gjithashtu është recetë e rëndësishme për bukurinë. Në qoftë se pini çdo ditë një deri në dy litra ujë midis racioneve, do të lehtësoni eliminimin e materieve të dëmshme nga organizmi dhe do të mundësoni shfrytëzim më të mirë të përbërësve të dobishëm nga ushqimi. Rezultati do të jetë: trup i shëndoshë dhe lëkurë e shkëlqyeshme.
Lëvizja - eliksir i moshës rinore
Kondicioni i mirë fizik nuk varet nga mosha por nga ushtrimet e përditshme trupore. Organizmi i njeriut është "i programuar" për të lëvizur. Femrat të cilat nuk lëvizin mjaft që nga mosha njëzetvjeçare humbin një për qind të aftësive të shfrytëzimit të oksigjenit, nga mosha tridhjetëvjeçare u zvogëlohet vëllimi i pejzave të muskujve, ndërkaq në moshën dyzetvjeçare nyjet u shtangohen. Në qoftë se hamë ushqim të shëndoshë dhe të llojllojshëm, rezervat trupore të yndyrës do të shtohen.

avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi