Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Si ta mposhtësh lodhjen

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Si ta mposhtësh lodhjen

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Dec 27, 2010 9:09 am

Si ta mposhtësh lodhjen

Të lodhur dhe në
pamundësi për të marrë veten? Nuk është gjithmonë faji i stresit. Ja
disa këshilla që fillojnë me veshjet, ushqimin dhe lëvizjen.


Tashmë
mund të dorëzohemi: gjumi nuk na shqitet, fundjava nuk arrin ta mposhtë
lodhjen, rëndesa mendore dhe fizike nuk na lehtësohet, çfarëdolloj
autoterapie të përpiqemi të bëjmë. Shkenca na siguron: ky është stres.
Ose sipas hipotezës edhe më shqetësuese, bëhet fjalë për lodhje
kronike, një nga sindromat më të përhapura në Perëndim, por së cilës
ende nuk i dihen shkaqet, ndërsa mjekët nuk janë ende të sigurt për
kurat.

Dhe ndërkohë që mjekimi pritet të
gjendet, e vetmja gjë me të cilën në Perëndim po përballohet ky
shqetësim, janë seancat e meditimit apo të jogës, përpara se të mendohet
për të blerë qetësues nëpër farmaci. E megjithatë, diçka edhe mund të
bëhet: të rikuperojmë rezervën energjetike që kemi mbledhur në pjesën e
djathtë të trurit, në zonën që përgjigjet për emocionet, e cila lihet në
vend të dytë për shkak të inteligjencës racionale. Dhe pikërisht në
këtë zonë, të mbetur disi në hije, gjendet përgjigjja instiktive ndaj
vështirësive. Ta përplotësosh këtë zonë, do të thotë të zbulosh më
shumë burime, pra me pak fjalë, të ndjehesh më mirë. Po si mund të
arrihet kjo? Për mjekët psikologë, kjo është diçka që mund të bëhet.
Sipas tyre, ka disa lloj sjelljesh që mund të duken fare të rëndomta,
por që janë mjaft të efektshme, që arrijnë të fusin në punë pikërisht
atë zonë të trurit që u përgjigjet emocioneve. Ja disa prej këtyre
mënyrave.


Hapni sytë

Tringëllin
zilja e orës: jeni nga ata që …. edhe pesë minuta? Atëherë sipas
mjekëve, le t’i përdorim këto minuta për të hyrë në kontakt me ditën e
re, duke marrë frymë dalëngadalë: kështu perceptojmë trupin,
riaktivizojmë energjinë dhe mund të përfitojmë ritmin e përditshëm
psikofizik. Duhet ta dimë që kurdo që ta kemi programuar zilen e orës,
zgjimi i trupit fillon diku rreth orës katër të mëngjesit, atëherë kur
GH, hormoni i rritjes i prodhuar nga truri, fillon të shpërhapet nëpër
trup, duke i stimuluar gjëndrat mbiveshkore të prodhojnë kortizonin,
(hormoni i zgjimit). Presioni rritet dhe na vë në lëvizje. Pastaj vjen
ngritja, kalohet nga shtrati për në tualet, nga dollapi në kuzhinë për
të ngrënë mëngjesin (edhe pse ndoshta jo me këtë rend veprimesh),
praktika të përditshme që i bëjmë në mënyrë automatike. Por në fakt ky
është edhe momenti ideal i të ndjerit mirë me vetveten, momenti që
ndikon ndoshta më shumë në vazhdimin e ditës. Veçanërisht momenti kur
jemi vetëm në banjë. Këto janë minuta të çmueshme: nëse do t’ia vëmë
veshin efektit mirëbërës që ka tek ne çdo gjest sado i vogël që i
kushtohet kujdesit mëngjesor, atëherë do të kuptojmë se pikërisht këtu
është vendi i duhur për të “peshkuar” energjinë e nevojshme.


Ç’ngjyrë të pëlqen?

Edhe
zgjedhja e veshjes nuk është dhe aq rastësore, ka gjithmonë të bëjë me
humorin tonë të momentit. Veshja është lëkura jonë e dytë. Prandaj është
gabim i madh që të bësh gati që një natë përpara veshjen e së nesërmes,
është më mirë ta kuptosh në mëngjes atë që të bën të ndihesh mirë. Dhe
këtu ngjyra ka rëndësi të dorës së parë, sepse është pikërisht ajo që
shpreh ndryshueshmëritë që syri i percepton për t’ia transmetuar pjesës
së djathtë të trurit.


Karburanti

Eshtë
mjaft i përhapur mendimi se kafeja është benzina që i jep ritmin e
duhur ditës. Por mjekët nuk ndajnë të njëjtin mendim. Sepse kafeina,
ashtu si dhe teina, janë përbërës që rrisin tensionin arterial, por nuk e
vënë në veprim pompën e zemrës në atë mënyrë që mendohej. Nuk ekziston
ndonjë mëngjes që të mund të quhej ideali, por në vend të kafesë një
efekt tonik më të mirë mund ta jepte kripa, e cila me klorin dhe sodën
rregullojnë osmozën e gjakut. Dhe kur dëgjoni fjalën kripë, nuk keni pse
t’ju kapë paniku: janë mjaft të përshtatshëm corn-flakes-at, një
tas i tillë ka po aq sodë sa një qese me patatina. Por nuk duhet të
harrojmë edhe një tjetër gjë të rëndësishme: energjia ushqehet nga
ndryshimet. Nëse çdo mëngjes marrim të njëjtën meny, nuk është çudi që
ajo të mos vazhdojë të ketë të njëjtin efekt. Një ndryshim i
herëpashershëm do të ishte i këshillueshëm.


Bota e jashtme

Një
tjetër metodë që vlen edhe për rrugën shtëpi – punë – shtëpi: Ndryshimi
i herëpashershëm i rrugës stimulon shikimin dhe dëgjimin, dy nga
motorët e energjisë që nuk duhen lënë kurrë të shkarkohen. Por zakonisht
kemi edhe një tjetër ves: ndërsa ecim rrugës për në punë mendojmë për
gjërat që na presin në zyrë… Mjekët na këshillojnë që këtë nuk duhet ta
bëjmë kurrë, sepse duke menduar për detyrat që na presin, rrezikojmë të
arrijmë të lodhur. Prandaj është mirë që ta heqim mendjen duke dëgjuar
muzikë në kasetofonin e makinës apo edhe me kufje në vesh kur jemi në
këmbë. Ose duke ecur, mund të çlodhemi duke parë rreth e rrotull.


Ndiqni pikun


dëgjosh instiktin, do të thotë të merresh me zbulimin e nevojave më të
thella. Edhe në zyrë. Kështu mund të zbulojmë që në harkun e një dite
ekziston një pik i energjisë maksimale. Ka nga ata njerëz që ndihen në
maksimumin e formës që herët në mëngjes, të tjerë akoma në orët e vona
të pasdites, dikush tjetër natën. Duke zbuluar pikërisht këtë pikë kur
energjia jonë është në maksimum, mund të programojmë që punët më të
koklavitura, takimet më të rëndësishme, prova
t apo sfidat t’i bëjmë
pikërisht në këtë kohë. Dhe një tjetër sekret: Nëse në një farë pike,
ndërsa je i përqendruar në punë, fillon të ndjesh mërzi, është e
nevojshme ta ndërpresësh për disa minuta, të marrësh frymë dhe ta
spostosh vëmendjen drejt diçkaje tjetër. Ndoshta edhe tek muri përballë.


Nga dashuria tek ëndrrat

Një
botim mjaft serioz si British Medical Journal ka zbuluar se 53 për qind
e meshkujve dhe 58 për qind e femrave evropiane, nuk bëjnë seks
pikërisht për faj të stresit. Por edhe për shkak të dembelizmit. E
megjithatë, të bërit dashuri shpie në maksimumin e karikimit të
energjisë.

Por nga ana tjetër, edhe gjumi
ka veti mirëbërëse. Dhe sidomos pjesa e tij me ëndrra, të cilat luajnë
rolin kryesor në eliminimin e skarcove të mendjes: shkarkojnë tensionet e
ditës. Eshtë njësoj sikur të pastronim hard-disk -un e mendjes sonë nga të gjitha file-t që nuk na nevojiten më.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi