Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Injoranca është fuqi!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Injoranca është fuqi!

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Dec 26, 2010 12:45 am

Blerim Latifi

Problemet me të cilat sot ndeshen shoqëritë bashkëkohore janë aq komplekse, saqë ky fakt, në rrafshin e qeverisjes, ka determinuar një lloj kombinacioni në mes parimeve kushtetuese të demokracisë dhe nevojës se pashmangshme për ekspertizë në trajtimin e problemeve. Këtë kombinim, sociologu francez Diverzhe e quan “teknodemokraci”. Demokracitë e sotme në esencën e tyre janë të tilla, pra teknodemokraci. Ato bashkojnë nevojën për një pushtet të legjitimuar me rrugë demokratike, me nevojën për efikasitet teknik në menaxhimin e shoqërive. Ky trend ka një kundërshembull të shquar këtu te ne në Kosovë.

Vendi qeveriset nga një qeveri, e cila nevojën për legjitimitet demokratik dhe atë për efikasitet teknik i ka të plotësuara në mënyrën më joadekuate të mundshme. Gjysma e pushtetit ekzekutiv drejtohet nga një parti minore, duke përfshirë edhe pozicionin e kryeministrit, një precedent që nuk ndeshet në praktikat normale të demokracive. Një fakt i tillë ka bërë që funksioni i kryeministrit të jetë shumë i dobët dhe fare pak funksional, ngase i vogli edhe kur i veshë petkat e të madhit nuk mund të dalë dot prej lëkurës së tij.

Falë këtij precedenti, kryeministri i Kosovës ka fare pak ndikim në politikat që ndjekin ministritë. Korrupsioni mund të lulëzoi nën hundët e tij dhe ai nuk ka rrugë të tjera të veprimit përpos t’i mbyllë sytë para tij ose të bëjë apologjinë e tij. Ky i riu e pranoi edhe vetë këtë fakt, duke u shprehur se mundësitë e tij janë të tjera nga dëshirat e tij. Në rrafshin e efikasitetit teknik, gjendja është e mjerë.

Formimi arsimor i shumicës së ministrave është në shpërputhje të plotë me natyrën e dikastereve që ata drejtojnë. Poshtë tyre, në nivelet administrative, parimi mbretërorë nuk është profesionalizmi, por parimi i fisit, kodi i pashkruar i lidhjeve të gjakut. Puna e parë që bënë ministrat, me të marrë postet, ishte zgjidhja e problemit të papunësisë për fisin e tyre. Kështu që sot vendi, në vend të një administrate profesionale, më shumë ka një administratë fisnore. Besnikëria fisnore është një mburojë e mirë për korrupsionin.

Me një sistem të tillë, qeveritarësh dhe administrativësh mund të pritet çkado, veçse efikasitet dhe sundim të ligjit jo. Në kohën e krizës strukturore të ekonomisë kosovare resorin qeveritarë të industrisë dhe tregtisë e drejton një ekspert i kryengritjeve të kaçakëve të Drenicës në fillim të shekullit XX. Në kohën kur vendi, shtatë vite pas luftës përjeton kolapsin energjetik, resorin qeveritar të energjisë e drejton një ekspert i historisë së grupeve ilegale shqiptare marksiste-leniniste gjatë kohës së Jugosllavisë së Titos. Në kohën kur vendi ka sistemin më të dobët dhe më jofunksional shëndetësorë në Evropë ky sistem drejtohet nga një ministër që mësuesinë e ka vokacion profesional.

Ndërkaq, në krye të arsimit është një njeri i cili kurrë nuk e kishte marrë seriozisht arsimin. Pasi ishte bërë kryetar komune, pas lufte, kishte marrë një diplomë për fakultetin e lënë përgjysmë dhjetëra vite me parë që të shpëtojë nga pikëtimi si i pashkolluar. Metoda më gjasë është ajo e lashta: pushteti të bën të dijshëm me diplomë, të bën të pasur, të bën me status etj., etj. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Pushtetit Lokal, Lutfi Haziri, një biolog i mbetur në gjysmë të formimit, në vazhdimësi që 15 muaj ka probleme me shqiptimin dhe dallimin e fjalëve të gjuhës shqipe. Në vend të fjalës “kontekst” thotë “kontest” e në vend të fjalës “tekst” e përdorë fjalën “test”.

Kështu, simptomat e mjerimit kulturor janë vetë evidente te djali i Gjilanit. Ministri i Kulturës nuk ua lëshon hiq rrugën shokëve të tij. I përfolur nga mediet se ka blerë një diplomë fakulteti, ashtu siç blihet një mall në supermarket, Haraqija e ka degraduar Ministrinë e Kulturës në një menaxhuese të shoubiznesit privat dhe sobizmit kulturor, që e kanë kthyer këtë vend në një vend ku çdo gjë është plagjiaturë (vjedhje intelektuale), pirateri dhe imitim të keq të vlerave të të tjerëve. Kjo është tragjikomedia e kësaj qeverie që nuk përfundon vetëm në këto raste, e të cilat janë vetëm maja e ajsbergut.

Prej një qeverie të tillë në mënyrë paradoksale pritet përmbushja e standardeve demokratike, duke harruar faktin elementarë se vetë përbërja e saj është mospërmbushje e një standardi demokratik, standardit të teknodemokracisë. Kjo qeveri me përbërjen e saj nuk lë pa të kujtuar sloganin famoz nga romani i Xhorxh Oruellit “Viti 1984” : “Injoranca është fuqi”. Qeveria e Kosovës e meriton që në çdo derë dhe në çdo hyrje të saj të shkruhet ky slogan: “INJORANCA ËSHTË FUQI”.

Autori është këshilltar i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi