Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Nëse merrni vitaminë D, jetoni më gjatë?

Shko poshtë

Nëse merrni vitaminë D, jetoni më gjatë?

Mesazh nga Juѕт٠ prej Tue Sep 04, 2012 9:41 pm

Nëse merrni vitaminë D, jetoni më gjatë?

Marrja e lëndëve që përmbajnë vitaminë D mund të ndihmojë njerëzit të jetojnë më shumë, thuhet në një studim më të ri. Por, nuk është ende e qartë saktësisht se si vepron vitamina D në këtë.
Ky lajm i ri vjen në një kohë kur vitamina D është dëshmuar edhe si e dobishme tek ulja e rrezikut nga disa kancer dhe disa sëmundje tjera tek të moshuarit.
Vitamina D krijohet pasi që trupi i ekspozohet rrezeve të diellit. Vitamina D, po ashtu, është gjetur në disa ushqime, përfshirë këtu peshqit dhe disa ushqime të pasura, por edhe disa produkte të qumështit dhe drithëra.
Madje, disa ekspertë këshillojnë se mungesa e vitaminës D është shumë e shpeshtë dhe këshillojnë se sasia e nevojshme e vitaminës D e rekomanduar deri tani, është shumë e ulët.
18 studimet më të reja mbi vitaminën D, kanë analizuar shkallën e vdekshmërisë. Më shumë se 57 mijë të rritur kanë marrë pjesë në këto studime. Shumica prej tyre kanë qenë të moshuar, “të dobët”, me nivel të ulur të vitaminës D në gjak. Pjesëmarrësit janë këshilluar të përdorin lëndë ndihmëse me vitaminë D ose placebo (bar pa efekt), që nuk ka përmbajtur vitaminë D.
Megjithëse, studimet janë zhvilluar të ndara, mesatarisht pjesëmarrësit janë analizuar për rreth 6 vjet. Gjatë asaj kohe, 4.777 pjesëmarrës kanë vdekur nga ndonjë shkak.
Por, njerëzit që kanë konsumuar vitaminë D shtesë gjatë studimit, kanë qenë 7% më pak të prirë të vdesin. Arsyeja e vërtetë e uljes së shkallës së vdekshmërisë nuk është e qartë, dhe studiuesit nuk kanë rekomanduar ende ndonjë dozë specifike të vitaminës D.
Studiuesit këshillojnë studime më të shumta mbi dobitë e vitaminës D. Ata thonë: “Roli i ekspozimit të paktë në diell, pasurimit të ushqimit me vitaminë D dhe dozave më të larta të preparateve shtesë të vitaminës D tek të rriturit, janë çështje që duhet të debatohen".
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi