Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Risi pas risive për kurimin e zemrës ?!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Risi pas risive për kurimin e zemrës ?!

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu May 31, 2012 10:27 pm

Risi pas risive për kurimin e zemrës ?!

Njerëzve, të cilët përjetojnë dështimin e zemrës ose dëmtime të konsiderueshme në zemër, mund t’u zgjatet jeta me transplantimin e qelizave të indit të zemrës, i cili për herë të parë është rritur nga lëkura e pacientit.
Me ndihmën e qelizave burimore të marra nga lëkura e njerëzve më të moshuar kemi arritur që në laborator të rrisim qelizat e shëndetshme të muskulit të zemrës, kanë deklaruar shkencëtarët nga Instituti izraelit i teknologjisë dhe i mjekësisë në Haifa.
Studimi i tyre hap mundësinë e riprogramimit të qelizave të marra nga pacientët me dështim të zemrës, të cilat mund të transplantohen dhe kështu t’u zgjatet jeta, sepse shanset janë më të vogla që trupi të refuzojë indin e vet, shkruan BBC.
“Eksperimentet i kemi bërë në njerëzit më të moshuar sepse tek ata më së shpeshti ndodh dështimi zemrës dhe vdekja për shkak të infarktit”, ka thënë udhëheqësi i ekipit shkencor, profesori Lior Gepstein.
Ky hulumtim është përparimi më i ri në terapinë me qeliza burimore, ndërsa synimi i tij është të zëvendësojë qelizat e dëmtuara të indit të zemrës me ato të shëndetshme, me çka do të zvogëloheshin simptomat si ndërprerja e frymëmarrjes dhe dhimbjet dhe do të rrisnin kapacitetin e punës së zemrës.
Në studim, shkencëtarët qelizat e lëkurës së dy pacientëve meshkuj me dështim të zemrës i kanë riprogramuar në dy mënyra, duke i dhënë tri gjene bërthamës së qelizës të rritur nga qelizat e lëkurës dhe virusin i cili ka transmetuar të dhëna për riprogramimin e bërthamës qelizore.
Qelizat e lëkurës janë shndërruar në qeliza të muskulit të zemrës brenda 24 deri 48 orëve në laborator ku janë rritur me indin ekzistues të zemrës. Pastaj shkencëtarët kanë transplantuar indin e rritur në zemër të pacientëve, ku kanë vërtetuar që i kryen funksionet e veta në mënyrë krejt normale.
Megjithatë, shkencëtarët izraelitë paralajmërojnë që deri te prezantimi i procedurave të tilla mund të kalojnë pesë deri dhjet vite të testimeve klinike shtesë, ndërsa problem të madh paraqet paraja pasi që rritja e qelizave burimore është shumë e kushtueshme.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi