Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Zbulohen simbole misterioze në kanalet e nëndheshme të Jerusalemit, arkeologët në dilemë!

Shko poshtë

Zbulohen simbole misterioze në kanalet e nëndheshme të Jerusalemit, arkeologët në dilemë!

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun May 20, 2012 12:24 am

Zbulohen simbole misterioze në kanalet e nëndheshme të Jerusalemit, arkeologët në dilemë !



Një mister i vërtet fshihej në nëntokën e Jerusalemit, nën themelet e saj. Ekspedita e arkeologëve bëri një nga zbulimet më të pashpjegueshme! Ata zbuluan simbole shumë të çuditshme të gdhendura në gur!
Në gërmimet e kryera kohët e fundit -nga një ekspeditë arkeologësh më të specializuar në fushën e tyre- në pjesën e vjetër të qytetit të Jerusalemit, dolën në dritë disa skicime të gdhendura në gur me formë V-je, njëra pranë tjetrës. Të dy simbolet/shenjat V-t, ishin të gdhendur në dyshemenë gëlqerore të dhomave të nëndheshme. Format -V, kanë një diametër prej gjysmë metri, ndërsa gdhendja në dysheme është 5 centimetër. Arkeologët janë befasuar nga zbulimi i tyre, pasi ata janë të ‘paaftë’ për të shpjeguar këtë dukuri të rrallë, këto simbole që…! Thjesht ata nuk kanë njohuri për to dhe kurrë më parë nuk kanë ndeshur diçka të ngjashme. Njëri nga dy versionet e mundshme të cilat u ngritën më vonë thotë: “Format/shenjat, janë shumë misterioze dhe shumë mbresëlënëse. Nuk kam parë kurrë më parë diçka të ngjashme!”,

Ekspedita e arkeologëve e kryer në nëntokën e lagjes palestineze Silwan, zbuloi një mori dhomash. Në dyshemenë e një dhome u gjendën dy format/shenjat të cilat çmohen të jenë krijuar 2,800-vjet më parë.
Vetmi referim i ngjashëm rreth simboleve V-ë, të zbuluara në nëntokën e Jerusalemit, është i një studiuesi Anglez të hedhura në hartë, e cila daton që nga 1909 deri më 1911. Studiuesi Anglez, Montague Parker,
ishte vënë në kërkim ët thesareve të humbura të Tempullit të Solomonit, i cili ndoshet në pjesën e vjetër të Jerusalemit. Studiuesi Britanik, kishte vendosur shenjën V-ë, në një nga kanalet nëntokësore. Gjithsesi,
pjesa e nëndheshme që i referohet Parker, nuk është zbuluar akoma.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi