Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Monumentet arkeologjike në një katalog dixhital

Shko poshtë

Monumentet arkeologjike në një katalog dixhital

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun May 20, 2012 12:22 am

TIRANË - Monumentet arkeologjike në vend, brënda këtij viti, pritet të përfshihen në një katalogim dixhital, puna për të cilin ka nisur pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Faqja dixhitale do të përfshijë rreth 1200 monumente kulture të kategorisë së parë me një numër shumë të madh fotografisht, ndër të vilat edhe fotografi të vjetra të monumenteve. Pjesë e faqjes në internet që do të inventarizojë monumentet e kulturës do të jenë edhe hartat e pikave arkeologjike, përshkrimi historik i monumenteve, struktura e Institutit të Monumenteve të Kulturës, etj.

Hartat arkeologjike do të bëjnë të mundur pasqyrimin e të gjitha objekteve arkeologjike që gjenden në terren si vendbanimet, kalatë, shpellat, tumat, varrezat e sheshta, varret e veçuar, ku çdo element i veçantë i objekteve arkeologjike do të jetë i specifikuar me të gjitha detajet e tij.

Sipas Institutit të Monumenteve të Kulturës materiali është përgatitur dhe ngelet vetëm për t’u hedhur në web. Aktualisht, pranë këtij institucioni po punohet për gjuhën e faqes dixhitale e cila do të jetë në shqip dhe në anglisht.

Ky projektet ka si qëllim inventarizimin e të gjitha objekteve dhe monumenteve arkeologjike, por edhe vënien e tyre në shërbim të turizmit kulturor.
(el.me/BalkanWeb)
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi