Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

ARN & llojet e tij

Shko poshtë

ARN & llojet e tij

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat May 19, 2012 5:59 pm



Në qelizë ekzistojnë disa lloje të ARN-ës, të cilat dallohen në mes tyre për nga ndërtimi dhe funksioi. Gjenden në bërthamë të qelizës në sasi të vogël e më tepër në citoplazmë. ARN-ja është e ndërtuar prej dy bazave purine: adeninës dhe guaninës, dy bazave pirimidine: citozinës dhe uracilit, prej pentozës- ribozës dhe acidit fosforik. Uracili dhe riboza janë njësi specifike strukturore të ARN-ës, të cilat nuk gjenden në ADN. Molekula e ARN-ës është e përbërë vetëm prej një vargu nukleotidesh.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ARN & llojet e tij

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat May 19, 2012 6:00 pm

Llojet e ARN-ës

Në qelizë gjenden tri lloje të ARN-ës. Molekula e secilit lloj përbëhet vetëm prej një vargu polinukleotidik.
ARN-ja informative (ARNi) gjendet në ribosom. Kjo ARN i kopjon informatat gjenetike nga ADN-ja e bërthamës, prej së cilës edhe vetë sintetizohet. ARNi, e krijuar në bërthamë prej ADN-ës, kalon mandej në ribosme dhe merr pjesë direkt në sintezën e proteinave.
ARN-ja transportuese ose solubile (ARNt dhe ARNs) gjendet në citoplazmë të qelizës. Ka për funksion transportimin e aminoacideve prej pjesëve të ndryshme të citoplazmës në vendin e sintezës së proteinave- në ribosome. Për çdo lloj të aminoacidit ekziston një ARNt e veçantë. Meqenëse në qelizë gjenden 20 lloje aminoacidesh, atëherë ka edhe 20 lloje të ARNt.
ARN-ja ribosomale (ARNr) gjendbashë me proteinat, hyn në ndërtimin e ribosomeve, prej nga edhe e ka marrë emrin. Funksioni i saj nuk dihet.
Ndërtimi dhe llojet e ARN. Te disa viruse bimore dhe shtazore p.sh. te virusi që shkakton poliomelitin, te virusi i SID-ës, te virusi i Rausit i cili shkakton kancerin etj, materiali trashëgues është ARN, kështu që gjenet e tyre janë segmente të ARN.
ARN është produkt parësor i gjeneve, d.m.th. i ADN dhe ka strukturë të ngjashme me ADN, mirëpo për dallim ARN është molekulë lineare njëzingjirore shumë më e vogël se molekula e ADN. Në vend të dezoksiribozës ka sheqerin-ribozë si dhe në vend të timinës (T) ka bazën uracilë (U). ARN është përbërës i kromozomeve i të gjithë organizmave të gjallë, ndërsa në përqindje më të madhe gjendet në bërthamëz dhe në ribozome. ARNi-informativ perben 5% te ARN ARNt-transportus perben 10% te ARN ARNr-ribozomal perben 85% te ARN

Roli biologjik Molekula e ARN-ës është e ndërtuar vetëm prej një vargu polinukleotidik. Ka peshë molekulare më të vogël se ADN-ja. Gjendet më tepër në citoplazmë. Roli i saj biologjik është te marre pjesë direkt në procesin e sintezës së proteinave. Biosinteza e proteinave kryhet në ribosome. Pra, ribosomet janë “fabrika” të qelizave në të cilat krijohen proteinat.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi