Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Festivali i parë i rock muzikës në Afganistan(Video)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Festivali i parë i rock muzikës në Afganistan(Video)

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Oct 09, 2011 7:16 pm

Gjatë vikendit në Afganistan u organizua festivali i parë i rock muzikës në 30 vitet e fundit. Shumë të rinj nga Afganistani, shumica prej të cilëve kurrë nuk kishin dëgjuar tingujt rock, u kënaqen me koncertet e rock grupeve nga Australia, Uzbekistani, Kazakistani dhe Afganistani.

Festivali “Sound Central” është diç krejtësisht e re në shtetin konservator mysliman, sepse muzika moderne ka qenë e ndaluar gjatë kohës së regjimit taliban. Edhe pse të rinjtë mezi e pritën një formë të këtillë argëtimi, duhet përmendur se ky festival megjithatë dallonte dukshëm prej rock festivaleve në vendet tjera. Alkooli ishte i ndaluar rreptësishtë, ndërsa ushqimi i vetëm që ofrohej ishin qebapët.

Koncerti u ndal dy herë për t’iu përgjigjur thirrjes së ezanit për tu falur në xhami. “Ku jetoj unë nuk ndodhë një gjë e tillë. Kam dëgjuar se do të mbahet një festival dhe kam ardhur. I kam mbijetuar regjimit të talebanëve, ndërsa ky është një ndryshim vërtetë freskues”, tha Ahmad Shah i cili erdhi në Kabul nga Kandahari.

Gjatë kohës sa mbahej koncerti ishin shtuar edhe masat e sigurisë, ndërsa data dhe vendi ishin mbajtur sekret deri në momentin e fundit.

Festivali është mbajtur në parkun e bukur Babur i cili rrethon varrezat e vjetra disa qindra vjet. Rreth 450 veta morën pjesë në koncert.


Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi