Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Danimarka me tatim për ushqimet e yndyrshme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Danimarka me tatim për ushqimet e yndyrshme

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Oct 09, 2011 7:15 pm

Danimarka është shteti i parë në botë i cili ka vendosur tatim për ushqimet e yndyrshme, respektivisht për ushqimet që përmbajnë më shumë yndyrë e që kushtojnë më shtrenjtë. Gjalpi, qumështi, djathi, picat, mishi, vaji dhe ushqimet tjera të gatshme nuk guxojnë të përmbajnë më shumë se 2.3 për qind të yndyrës.

Pas lajmeve të para për shtrenjtimin e këtyre ushqimeve, një pjesë e popullatës vërshoi dyqanet për t’u furnizuar me to, ndërsa një pjesë e prodhuesve tatimin e quajtën “ankth burokratik”. Ka edhe prej atyre të cilët thonë se danezët thjeshtë do të shkojnë në shoping në shtetet fqinje.

Zyrtarët danezë thonë se tatimi do të kontribuojë në uljen e konsumimit të ushqimeve të yndyrshme. Ndërsa, shkencëtarët thonë se ky vendim është i gabuar dhe se duhet vendosur tatim në ushqimet tjera si kripa, sheqeri, karbohidratet etj. që dëmtojnë më shumë shëndetin.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi